Lajmet

​Kuvendi miratoi masat emergjente në furnizim me energji elektrike

Partitë opozitare nuk e kanë mbështetur atë.

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e qeverisë për masat emergjente në furnizimin e energjisë elektrike, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Partitë opozitare nuk e kanë mbështetur atë duke thënë se një vendim i tillë nuk ndihmon në furnizim të qëndrueshëm me energji.

Masat e emergjencës, ndër të tjera, përfshijnë: Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ka thënë se ka rritje të jashtëzakonshme të çmimeve në tregun evropian e cila sipas saj do të ndikojë negativisht edhe në Kosovë gjatë muajve në vijim.

Duke e marrë parasysh situatën energjetike në vend dhe me qëllim të tejkalimit të kësaj situate qeveria propozon të shpallë masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji të vlefshme në furnizim me energji të vlefshme në një kohëzgjatje maksimale deri 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Kjo për faktin se kemi një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve në tregun evropian e cila do të ndikojë negativisht ngjatë muajve në vijim edhe në Kosovë në masën që ne detyrohemi të importojmë energji elektrike, për më tepër disa shtete evropiane kanë paralajmëruar ndalim të eksportit të vendeve fosile dhe gjatë muajve në vijim posaçërisht gjatë muajve të dimrit pastaj është e pritshme që disa shtete do të ndalojnë edhe eksporti ne energjisë elektrike”, ka thënë ajo.

Ajo ka propozuar që masat të nisin sa më herët që është e mundur.

Me qëllim që të fillojmë masat sa më herët që është e mundshme në disa drejtime duke përfshirë këtu edhe nxitjen e kursimit të energjisë, edhe ndalimin e disa aktiviteteve që shpenzojnë shumë energji, dhe për të ndërmarrë masa të tjera potenciale për të ndihmuar KOST-im për të ndërmarr veprimet e nevojshëm në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit energjetik, por edhe për masa të tjera potenciale sipas nevojës që do të paraqitet ne propozojmë shpalljen e masave emergjente miratimin e tyre nga Kuvendit”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se nëse vazhdon trendi i njëjtë në Evropë, do të ketë nevojë për të vazhduar masat me radhë edhe për nga 30 ditë.

Por nga Partia Demokratike e Kosovës kanë kritikuar qeverinë që nuk kanë treguar se cilat ishin rezultatet nga masat emergjente të ndërmarra më herët.

Deputeti Ferat Shala ka thënë se qeveria do të duhej të dorëzonte një raport për këtë çështje.

Mund ta mbështesim sot këtë nismë që kemi vullnet për shkak të situatës globale, por nuk mund ta mbështesim këtë pa parë vendimin e qeverisë pse i ka ende 90 milionë dhe nuk kanë shkuar në sektor. A na ka mashtruar atëherë kryeministri dhe qeveria kur i ka zotuar mjetet apo po na mashtron sot, njëra është e sigurt nëse nuk janë të dyja mashtrime. Ne do të duhej ta kishim një raport pse sektori energjetik tash e 8 muaj nuk i merr mjetet e zotuara”, ka thënë ai.

Ndërsa Valentina Bunjaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qeveria duhet të trajtojë furnizimin e sigurt me energji në të kundërtën sipas saj do të ketë sërish reduktime të ashpra.

Ky vendim i qeverisë nuk i ndihmon asgjë në furnizim të sigurt e të qëndrueshëm në energji, nuk janë masa emergjente e as konkrete, janë krejtësisht aspekte informuese të përgjithshme të cilat janë të zakonshme në një shtet normal serioz për çdo sezon. Asnjë masë rekomandim në ketë vendim të qeverisë nuk flet për ndarjen e mjeteve financiare subvencione sigurim të importit, investime të energjisë alternative, por janë deklarata të thata pa asnjë impakt në teren… Ky vendim i qeverisë fatkeqësisht do të rrezikojë serish me dështim për furnizim të sigurt me energji prandaj duhet refuzuar“, ka thënë ajo.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kritikuar qeverinë duke thënë se nuk po i qaset problemeve me ndonjë strategji dhe në kohën e duhur.

Ajo që mund të them edhe pse e arsyeshme, por ne edhe vitin e kaluar ju kemi paralajmëruar që do të hyjmë në një krizë të thellë energjetike që në korrik të vitit të kaluar dhe ju vendimin e parë dhe seriozitetin e parë e keni treguar pas tre muaj, të vonuar dhe pasi kemi hyrë në krizë energjetike. Kjo qeveri është mësuar të zgjedhë problemet ad-hoc pa strategji dhe pa vendimmarrje në kohën e duhur”, ka thënë Lekaj.

Ndërsa shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se vendimi i qeverisë parasheh masa të domosdoshme dhe i njëjti duhet mbështetur.

Jo vetëm që duhet të mbështeten pro janë të domosdoshëm për të krijuar mekanizmat për përballim me mungesat me të cilat po ballafaqohen vendet në mbarë Evropën dhe më gjerë… Bashkë me vendimin për masat e emergjencës për fuqizim me energji krijohen mekanizmat për mbrojtje të qytetarëve më raport me krizën e cila po an pret gjatë sezonës së dimrit”, ka thënë ajo.

Ministria e Ekonomisë thotë se janë duke monitoruar situatën elektroenergjetike në Kosovë dhe ndërhyrjet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës në përgatitjen e termocentraleve për sezonin e dimrit.

Po ashtu, është njoftuar se menaxhmenti i KEK-ut së bashku me ekipet e mirëmbajtjes janë duke e bërë maksimumin që blloqet e termocentraleve të gjenerojnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën vendore. Termocentralet e KEK-ut janë në funksion mbi 80% të kohës gjatë një viti, që, sipas qeverisë, është mbi mesataren botërore të punës së termocentraleve me thëngjill.

Lajmet

​Dështimi i formimit të qeverisë, Krasniqi ka këtë kërkesë për Vjosa Osmanin

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se presidentja Vjosa Osmani duhet që sa më parë të shpall datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pas dështimit të formimit të Qeverisë Konjufca, ai tha para mediave se nuk ka kohë për t’u humbur dhe se vendi ka nevojë për institucione legjitime dhe funksionale.

Pas këtij dështimi të paralajmëruar e pas kësaj blerjeje kohë të panevojshme të 15 ditëshit të fundit me kinse mandatarin e dytë Konjufca, presidentja e Republikës e ka obligim që sa më parë ta shpall datën e zgjedhjeve që të mos humbet kohë e vlefshme edhe më tej sepse qytetarët kanë nevojë për institucione legjitime dhe funksionale. Edhe propagandimi i të pavërtetave të shumta që u tentua të bëhet sot me seancën e parë, nuk pinë ujë. Kosova nuk është duke i rrezikuar as fondet e Bashkimit Evropian me mos votimin e sotëm, as nuk e ka rrezikuar kreditë e Bankës Botërore me mos votimin e sotëm, e as qytetarët e Kosovës nuk mbesin pa pagat e tyre në vitin e ardhshëm për mos votimin e buxhetit të sotëm. Në fakt ajo që ka mundur të ndodhte sot me votimin e atyre pikave do të ishte një përligjje e mentalitetit anti-kushtetutes, një përligjje e qasjes e cila nuk mërzitet për ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi ai.

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thekson se “mentaliteti bllokues i Albin Kurtit e ka sjellë Kosovën në këtë situatë”.

Kanë kaluar mbi nëntë muaj që qytetarët e Kosovës kanë folur me votën e tyre dhe i patën thënë një jo të madhe të ashtuquajturit referendum të Albin Kurtit, duke i thënë jo po ashtu mentalitetit të qeverisjes një partiake e autokratike. Po ashtu kanë kaluar më shumë se shtatë muaj kur jemi mbledhur si të zgjedhurit e popullit këtu në Kuvendin e Kosovës për të konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe për t’i dhënë përsëri qytetarëve institucione legjitime. Asnjëra nga këto nuk ka ndodhur. Më vjen keq që për herë të parë këtu para jush, qysh më 27 prill, apo ndoshta më 23 prill që ky ngërç do të vazhdojë nëse nuk tërhiqet zotëri Kurti nga mentaliteti i tij bllokues dhe përfundimi do të jetë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kam kërkuar qysh atëherë që këto zgjedhje të mbahen më herët, në qershor në mënyrë që qytetarët ta thonë fjalën e tyre edhe herë për të dhënë drejtimin që ata e kërkojnë. Kjo nuk ka ndodhur, sepse ky mentalitetit bllokues i LVV-së dhe i zotëri Kurti e ka sjellur Kosovën pikërisht në këtë situatë”, tha ai.

Kabineti qeveritar i prezantuar nga mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca mori vetëm 56 vota. Ai dështoi të formojë qeverinë e re, kështu vendi do të mbajë zgjedhje sërish.

Pro qeverisë Konjufca votuan vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo, Alternativa, si dhe tetë deputetë të komuniteteve jo shumicë.

Ndërkaq kundër votuan 53 deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe, kurse tre deputetët e Nisma Socialdemokrate abstenuan./KP

Continue Reading

Lajmet

UEFA ka aprovuar rikthimin e Barcelonës në Camp Nou

Published

on

UEFA ka aprovuar rikthimin e Barcelonës në Camp Nou për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pasi stadiumi i rindërtuar pjesërisht tashmë i plotëson kushtet e nevojshme të sigurisë.

Ky vendim vjen pak ditë pas ndeshjes së parë të Barcelonës në kampionat në Camp Nou, duke i dhënë fund më shumë se dy viteve mërgim në stadiumin olimpik të Montjuic dhe në qendrën stërvitore Johan Cruyff.

Ndeshja e parë evropiane në Camp Nou do të luhet më 9 dhjetor, ku Barcelona pret Eintracht Frankfurtin. Stadiumi, i cili po rinovohet me një projekt prej 1.5 miliardë eurosh, për momentin do të funksionojë me kapacitet të reduktuar prej 45,401 vendesh.

Rihapja është vonuar disa herë për shkak të problemeve me licencat e sigurisë dhe vonesave në punimet e ndërtimit, duke i shkaktuar klubit humbje të konsiderueshme financiare.

Para rikthimit, Barça hapi dyert për 23,000 tifozë në një seancë prove stërvitore.

Kur punimet të përfundojnë plotësisht, Camp Nou i ri pritet të ketë kapacitet 105,000 spektatorë, duke u rikthyer si një nga stadiumet më të mëdha dhe modernë në botë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

AUV ndalon importin e shpezëve dhe nënprodukteve nga zonat administrative të Gjermanisë

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka bërë plotësim-ndryshimin e vendimit për ndalesën e importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga shteti i Gjermanisë, duke shfuqizuar ndalesën e vendimit të datës 30.10.2025.

Bëhet e ditur se ky vendim është marrë duke iu referuar, raportit të fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), raportit të Komisionit Evropian të datës 28.10.2025 dhe Raportit të Autoritetit Kompetent të Gjermanisë të datës 12.11.2025

“Në bazë të Ligjit të Veterinarisë Nr. 2004/21, lejohet importi i shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania, me përjashtim të zonave administrative të prekura si: Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein ku është konfirmuar prania e sëmundjes Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotipi me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në disa ferma të shpezëve nga këto zona, nga ku ndalohet importi i shpezëve të gjalla, mishit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e lartpërmendura të shtetit të Gjermanisë”, thuhet në komunikatë.

Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet aktive deri në vlerësimin e radhës nga autoritetet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ismaili: Vota e PDK-së do të jetë kundër

Published

on

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili e ka quajtur të pakuptimtë seancën për mandatarin, për çka tha se dihet tashmë rezultatit dhe se kjo u bë vetëm për ta fajësuar opozitën.

Ai i bëri thirrje Galuk Konjufcës si mandatari i dytë për kryeministër nga LVV, të distancohet dhe të kërkojë hetim për të zgjeruar hetimet ndaj Martin Berishajt.

“Sot jemi thirrur në një seancë e pa kuptimtë sepse rezultatet i dimë të gjithë. Fillimisht është e pa kuptimtë sepse nuk ka njeri as më VV as në Kosovë fatkeqësisht, as vetë Glauk Konjufca që besoj që mund të jetë kryeministër i vërtetë e Kurti zëvendës i tij. Kjo seancë është farsë. A mundet Konjufca të distancohet dhe të kërkojë hetim për të bërë një burim të mirë, hetime të zgjeruara ndaj Martin Berishajt. Të kërkojë hetime të zgjeruara për Ministren Hajdari. Vota e PDK-së do të jetë kundër. Kjo seancë është për të tentuar të fajësohet ish-opozita”, tha Ismaili./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara