Lajmet
Kuvendi emëron Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës
Pro emërimit të këtij komisioni votuan vetëm deputetët e mazhorancës.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKuvendi i Kosovës ka emëruar Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, që i hap rrugë funksionalizimit të Autoritetit të Konkurrencës. Pro emërimit të këtij komisioni votuan vetëm deputetët e mazhorancës, ndërsa partitë opozitare u përmbajtën nga votimi.
Duke paraqitur këtë komision, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kanë bërë përpjekje që Kuvendit t’i propozojnë kandidatët e përgatitur profesionalisht, me integritet moral, mirëpo edhe me më shumë gra të përfshira në pozita vendimmarrëse.
“Autoriteti i Konkurrencës është institucion publik shumë i rëndësishëm për të mbrojtur konkurrencën e lirë dhe efektive në vend. Një institucion i cili ka qëllim të mbrojë konkurrencën si një e mirë publike e që i shërben të mirës së përgjithshëm. Andaj duke marrë parasysh rëndësinë e këtij autoriteti, ne si Qeveri kemi bërë përpjeke që Kuvendit t’i propozojmë kandidatë të përgatitur profesionalisht dhe integritet moral për Komisionin e Mbrojtjes së konkurrencës. Disa funksione të larta shtetërore kërkojnë dije dhe vendosmëri, por gjithsesi edhe më shumë gra të përfshira në pozita vendimmarrëse”, tha ai.
Vërejtje për emrat e propozuar nga Qeveria, paraqiti deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.
“Qytetarët e Kosovës janë dëmtuar më shumë se 1 vit në mungesë të Autoritetit të Konkurrencës dhe tani nuk është arsyetim vetëm pse janë gra dhe patjetër duhet. Ne kemi vërejte në procedurë dhe emrat e propozuar. Prandaj ne si LDK dhe GP nuk do të marrim pjesë në votim”, theksoi ajo.
Kritika paraqiti edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili pati edhe një epitet për Qeverinë Kurti.
“Është Qeveria që do të jetë në histori, si qeveria më e ngadalshme dhe më e dobët në marrjen e vendimeve për gjithçka. Autoriteti i Konkurrencës është jo funksional qysh prej 9 qershorit të vitit të kaluar dhe ky kryeministër nuk ka mundur të sjell 5 emra për me bërë një komision që me zgjedh një trup që është e rëndësishme për ekonominë e vendit”, tha ai.
Lidhur me vonesat për emërimin e këtij komisioni u pajtua edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, mirëpo tha se emrat e propozuar nuk ofrojnë asnjë hapësirë për ta vënë në dyshim kredibilitetin dhe performancën e këtij autoriteti në të ardhmen.
“Pajtohem se vonesa është evidente, mirëpo emrat që i kemi përpara nuk ofrojnë hapësirë që ne të vëmë në dyshim kredibilitetin, performancën apo të ardhmen e këtij autoriteti”, tha ai.
Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës e përbëjnë katër gra dhe një burrë. Kryesuese e Komisionit është Neime Binaku-Isufi, zëvendëskryetare, Kaltrina Sela, ndërsa Violeta Blakaj – Spaçi, Nafije Osdautaj dhe Besim Stublla janë anëtarë.
Vendi
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Published
60 minutes agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.
Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.
“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/
Vendi
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Published
4 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.
Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.
Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Vendi
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Published
4 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.
Gjatë takimit, Konjufca informoi Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.
Lajmet
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
Published
4 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.
Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.
Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.
UEFA pezullon përkohësisht Prestiannin pas incidentit me Vinicius
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Zvicra këmbëngul për një marrëveshje tregtare të detyrueshme ligjërisht me SHBA-në
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
DW:Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?
Shpërthen dhuna pasi forcat meksikane të sigurisë vrasin bosin e kartelit të drogës “El Mencho”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
