Lajmet

​Kusari-Lila: Përkundër rënies së numrit të të infektuarve, masat të mbeten në fuqi

Kusari-Lila thotë se masat duhet respektuar.

Published

on

Shefja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila derisa ka folur për procesin zgjedhor të së dielës, ka thënë se në këtë kohë ka përmirësim të gjendjes me pandeminë COVID-19 dhe një normë të lartë të vaksinimit mbi 35 përqind të qytetarëve më dy dozat.

Përkundër rënies së të infektuarve me COVID-19, ajo tha se masat duhet respektuar.

“Tani kur një numër i konsiderueshëm i komunave do të kenë raund të dytë të votimeve, para vetës i kemi edhe katër javë të plota të angazhimit politik për vazhdimësi të procesit zgjedhor. Në ndërkohë kemi pasur një përmirësim të ndjeshëm të situatës me pandeminë, duke pasur numrat më të ulët të infektime, ndërsa me rritjen më të lartë të normës së vaksinimit, krahasuar me vendet e rajonit. Aktualisht në Kosovë të vaksinuar janë 35.6 përqind me dy dozat të administruara, ndërsa në total janë administruar 1 milion e 489 mijë 688 doza ta vaksinës. Këto statistika nuk duhet ende të na japin përshtypjen se e kemi kaluar krizën, përkundër duhet mirëmbajtur masat në fuqi përderisa ato të vlerësohen të domosdoshme. Ky proces nuk do të thotë që angazhimet tjera të qeverisë dhe kuvendit duhet të ndalen apo të ngadalësohen”, tha ajo.

Deputetja Kusari Lila ka komentuar edhe aksionin e fundit për kontrabandën.

“Punët, sukseset dhe aktivitetet duhet vlerësuar me peshën dhe efektin pozitiv që e kanë. I tillë ishte aksioni kundër rrjetit të kontrabandës për të cilin hetimet ishin zhvilluar prej dhjetorit 2020 dhe në mars 2021. Aksioni i koordinuar me policinë dhe prokurorinë e Kosovës. Gjatë këtij aksioni nën total janë kontrolluar 26 lokacione, në komunat , Prishtinë, Pejë, Mitrovicës Jugore, veriore dhe në Zveçan. Janë sekuestruar mbi 100 mijë euro mallrat e kontrabanduara. E tërë kjo situatë solli reagime dhe diskutime mbi tendencën arsyen dhe kohën e zhvillimit të operacionit se mund të pritej të bëhej ky aksion pas zgjedhjeve lokale. Punët e Qeverisë dhe Kuvendit nuk presin”, tha ajo.

Vendi

Gllogjani nderon dëshmorët në 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”

Published

on

By

Me rastin e 24 marsit, qytetarë të shumtë vizituan varrezat e dëshmorëve në Gllogjan për të nderuar 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, duke kujtuar betejën e vitit 1998 mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, raporton Ekonomia Online.

Në këtë përvjetor, u lartësua sakrifica e dëshmorëve Him Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, të cilët ranë heroikisht gjatë rrethimit të fshatit.

Qytetari Ragip Gegaj theksoi rëndësinë e këtij vendi duke u shprehur se “kombi nuk ka nevojë me shku në Qabe, sepse Qaben e kanë në Dukagjin e në Drenicë”, duke shtuar se vizita te varret e dëshmorëve është detyrim për të mos harruar ditët më të vështira të Kosovës.

Ndjenja e krenarisë u reflektua edhe nga vizitorë të tjerë, si Gani Çeku nga Irzniqi, i cili u shpreh se homazhet në Prekaz e Gllogjan janë një privilegj për çdo qytetar.

“Këtu ne jemi të privilegjuar sa herë që vijmë këtu dhe bëjmë vizita, homazhe. Vendi i shenjtë, jo vetëm për mua, po për krejt popullin e Kosovës. Prekazi edhe Gllogjani. Unë jam shumë, shumë krenar që vizitoj këto varreza të dëshmorëve”, tha ai.

Ndërsa Shefqet Demhasaj nga Carrabregu nënvizoi se “tërë Kosova ia ka borxh Dukagjinit” për rezistencën e madhe që mundësoi lirinë e popullit.

Pjesë e këtij përvjetori ishin edhe brezat e rinj, si nxënësja Sumeja Lajçi e cila recitoi vargje për dëshmorët, duke dëshmuar se kujtimi për betejën e 24 marsit 1998 mbetet i gjallë dhe i shenjtë për të gjithë shqiptarët. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.

Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.

Video:

Continue Reading

lajme

Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.

Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.

Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.

Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Continue Reading

Lajmet

Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.

Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.

Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.

Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.

Continue Reading

Të kërkuara