Lajmet

​Kurti: Sfida kryesore shëndetësore është ta gjejmë një mënyrë për të luftuar sëmundjet kronike

Konferenca punimet e saj do t’i vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Published

on

Në konferencën e tretë rajonale për promovim dhe edukim shëndetësor me temën “Mjediset e shëndetshme” u theksua se përmes promovimit dhe edukimit të shëndetshëm sigurohet mbrojtja shëndetësore e qytetarëve.

Krahas shumë profesionistëve shëndetësor e akterëve relevant në fushën e shëndetësisë, i pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u shpreh se Kosova ka treguar sukses në ballafaqimin me pandeminë COVID-19 fal promovimit dhe edukimit shëndetësor.

Kurti tha se një prej sfidave kryesore të institucioneve shëndetësore në fushën e promovimit dhe edukimit, është të gjendet një mënyrë për luftimin e sëmundjeve të tjera kronike dhe jo ngjitëse.

“Suksesi i Kosovës në këtë drejtim na jep një mundësi ideale për të reflektuar mbi rëndësinë e promovimit dhe edukimit shëndetësor. Sepse një pjesë e madhe e këtij suksesi ka qenë pikërisht për shkak të efikasitetit tonë në promovim dhe edukim…Aktualisht një prej sfidave kryesore të institucioneve shëndetësore në fushën e promovimit dhe edukimit është të gjejmë një mënyrë se si ta përsërisim suksesin tonë gjatë pandemisë në luftimin e sëmundjeve tjera. COVID-19 është një sëmundje akute dhe ngjitëse, këto dy karakteristika të saj mbollën një lloj frike tek qytetarët, gjë që e ka bërë më të lehtë që t’i bindim ata për të pranuar masat e domosdoshme. Mirëpo, në rastin e sëmundjeve kronike dhe jo ngjitëse si për shembull kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës puna jonë është dukshëm më e vështirë por sigurisht jo më pak jetike. Sfida kryesore në këtë drejtim është se si të edukojmë qytetarët që të bëjnë ndryshimet e duhura në jetën e tyre të përditshme sot, për të mos pasur nevojë për shërbime të vështira dhe të shtrenjta nesër, për të parandaluar sëmundje të rënda kronike që mund të zhvillohet 10-20 vjet më vonë”, u shpreh Kurti.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani u shpreh se promovimi dhe edukimi shëndetësor ka ndihmuar institucionet dhe profesionistët për ballafaqim me sfidat shëndetësore. Ai theksoi se fal promovimit dhe edukimit shëndetësor në Kosovë është rritur vdekshmëria e foshnjave por është rritur edhe jetëgjatësia e popullatës.

“Kosova ka arritur të zvogëloj vdekshmërinë e foshnjave, sëmundjet, vaksinë preventabile, të rrit jetëgjatësinë e popullatës dhe ka përmirësuar dukshëm indikatorët tjerë duke u fokusuar në qëllimin që të kemi popullatë më të shëndetshme. Shumë programe preventive mundësuan të fuqizojnë individin dhe bashkësinë të marrin vendime të drejta të bazuara në evidenca dhe të zgjedhin sjellje të shëndetshme të cilat zvogëlojnë mundësitë e lajmërimit të sëmundjeve nën paradigmën shëndeti për të gjithë dhe shëndet në të gjitha politikat….01’44 Promovimi dhe edukimi shëndetësor tashmë zbatohet nga të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor të Kosovës, nga profesionistët shëndetësor për ndryshimin e sjelljeve me qëllim të krijimit të qëndrimeve pozitive për një mënyrë të shëndetshme të jetesës….01’44Qëllimi dhe vizioni ynë është të krijojmë mjedise të shëndetshme dhe të përshtatshme që dërgojnë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit dhe ndikojnë në shfrytëzimin racional të shërbimeve shëndetësore e që rezultojnë në mirëqenien e qytetarëve”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi theksoi se misioni kryesor aktual është transformimi i shëndetësisë kosovare në shëndetësi moderne.

Latifi tha se tashmë do të nisin një fushatë të re për zbatimin e ligjit kundër pirjes së duhanit, derisa u shpreh se edhe industria e ushqimit kërkon kontroll.

“Kjo është me rëndësi të madhe për ne tash kur në vendin tonë qëllimi dhe misioni qendror është transformimi i shëndetësisë në shëndetësi moderne, transformimi i spitaleve në spitale moderne, por në të njëjtën kohë secili prej nesh duhet të punojmë në mënyrë të disiplinuar të zvogëlojmë numrin e atyre që kanë nevojë për shërbimet tona, si mjek, për spitale por edhe për shërbimet tjera farmaceutike, secili prej nesh në shëndetësi duhet me u mundu ..11’40Këtë mund ta bëjmë vetëm nëse shëndetësinë e kemi të bazuar në shkencë nëse bëhemi të ditur për trupin dhe organizimin tonë, për atë që hamë dhe pimë nëse merremi me aktivitete për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor dhe emocional”, u shpreh Latifi.

Drejtori i Institutit të Shëndetit publik në Shkup, Shaban Memeti u shpreh se konferenca e tillë u jep mundësi t’i shohin të arriturat por edhe të shkëmbejnë përvojat që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.

“Promovimi i shëndetit dhe parandalimi i sëmundjeve janë aktivitete kyçe në mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve me një qëllim të vetëm për të siguruar një mënyrë jetese të shëndetshme dhe vazhdimin e një jetese cilësore dhe aktive. Si një proces i vazhdueshëm i komuniteteve dhe individëve për të vazhduar kontrollën mbi rreziqet e mundshme ndaj shëndetit në këtë mënyrë për të përmirësuar atë promovim shëndetësor që janë baza mbi të cilët punojmë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë të gjithë strukturat dhe organizatat”, u shpreh Memeti.

Konferenca e tretë rajonale për promovim dhe edukim shëndetësor me temën “Mjediset e shëndetshme” punimet e saj do t’i vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme. 

Aktualitet

59 të vdekur në trafik për shtatë muaj në rrugët e Kosovës

Published

on

59 persona kanë vdekur në aksidentet e trafikut në rrugët e Kosovës në periudhën janar-korrik të këtij viti.

Në një apel për pjesëmarrësit në trafik, Policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vixhilentë në komunikacion dhe të shmangin aksidentet të cilat shpesh po rezultojnë me fatalitet.

Në këto shifra nuk janë llogaritur edhe aksidentet e muajit gusht.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike”, thuhet në apelin e Policisë.

 

Continue Reading

Aktualitet

KDI: Po shkelet Kushtetuta, konstituimi i Kuvendit rrezikon të hyjë në fazë të re të bllokadës

Published

on

Hulumtuesi i lartë në KDI, Vullnet Bugaqku, tha se procesi i konstituimit të Kuvendit nuk ka përfunduar për shkak të mosvotimit të kandidaturës së propozuar nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetarit dhe se në këtë proces janë bërë shkelje procedurale dhe kushtetuese.

Ai paralajmëroi se situata mund të prodhojë bllokadë të re politike dhe të çojë çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se shkelja e parë ka të bëjë me mosrespektimin e nenit 67, paragrafi 4 i Kushtetutës, sipas të cilit fillimisht e drejta e propozimit duhet t’i jepet partisë që përfaqëson komunitetin serb.

“Konstituimi i Kuvendit ende nuk ka përfunduar për faktin që ka mbetur peng votimi për çështjen e nënkryetarit të propozuar nga subjekti politik që përfaqëson komunitetin serb, Lista Serbe. Edhe pse katër herë radhazi ai u propozua nga partia Lista Serbe, megjithatë deputetët e Kuvendit të Kosovës hezituan që ta votonin dhe hezituan ta zgjedhin një nënkryetar të propozuar nga ky subjekt politik. Personalisht vazhdoj të kem bindjen që janë kryer disa shkelje procedurale e kushtetuese ditën e djeshme me rastin e procedurës së propozimit dhe votimit të kandidatëve për anëtarë të kryesisë nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Shkelja e parë, mendoj që kryetari i Kuvendit do të duhej që sipas radhitjes, siç përcaktohet në paragrafin 4 të nenit 67 të Kushtetutës, fillimisht t’i jepet e drejta e propozimit të partisë që përfaqëson së pari komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe më pas kandidatura e dytë të vijë nga partitë e komuniteteve të tjera që janë jo shumicë”, tha ai.

Bugaqku shtoi se procedura e votimit është devijuar nga praktika dhe është zëvendësuar me short, duke krijuar hapësirë për manipulim.

Ai tha se domosdo do të duhej që të lejohej që procedura për propozimin e nënkryetarit nga Lista Serbe të aplikohej dhe rrjedhimisht t’i nënshtrohej procedurës së votimit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani

Published

on

Në 27 vjetorin e rënies, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ismet Rrahmanin.

Në njoftimin e Presidencës në Facebook, thuhet se ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim.

“Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur.

Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ismet Rrahmani”, shkruhet në postim.

Continue Reading

Aktualitet

Liburn Aliu jep dorëheqje shkaku i Dimal Bashës

Published

on

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Aliu me anë të një shkrimi në Facebook ka deklaruar se dorëheqja e tij vjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësitë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka shkruar Aliu.

Aliu është parë më i tërhequr në paraqitje publike përgjatë fushatës zgjedhore. Ai s’ka qenë as në listën e kandidatëve për deputetë.

Continue Reading

Të kërkuara