Aktualitet

​Kurti pret presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Begaj do të qëndrojë dy ditë në Kosovë.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është pritur me ceremoni nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është vizita e parë të tij prejse mori mandatin në krye të shtetit shqiptar.

Begaj po viziton Kosovën me ftesë të homologes, Vjosa Osmani dhe do të qëndrojë dy ditë.

Aktualitet

Sot vazhdon seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt

Published

on

E përditësuar:

08:20

Sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Kështu ka bërë të ditur vëllai i të ndjeres, Leonard Ademaj, i cili tha se seanca do të nisë nga ora 09:00, teksa i ka ftuar mediat që të jenë prezente.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës.

Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ai akuzohet se i kishte premtuar Granit Plavës 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i akuzuar tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Sot nis dëshminë në Hagë dëshmitari i tretë nga mbrojtja e Thaçit

Published

on

E përditësuar:

08:10

Pas dëshmisë së ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje, Paul Williams  sot do të dëgjohet edhe dëshmitari i tretë.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të dëgjohet dëshmia e një britaniku, dëshmitar ky i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Seanca do të nis me fillim nga ora 09:00.

Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.

Ndërsa dy të tjerë janë nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimti nuk ka ende të paraqitur dëshmitar./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme prezente.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen mes 7 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26 dhe 31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

Vjeshta hyri, por temperaturat e larta vazhdojnë

Published

on

Dita e hënë pritet të jetë me mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK temperaturat minimale do të sillen rreth 7 deri 11 gradë Celcius, kurse ato maksimale nga 26 deri 31 gradë Celcius.

Era do të fryejë nga jugperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare.

Temperaturën më të lartë sot priten ta shënojnë Prizreni, Gjakova dhe Istogu me 31 gradë Celcius. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara