Lajmet

​Kurti premton miratimin e Projektligjit për paga, por thotë se s’duhet nxituar

Duke folur për rritjen e pagave, Kurti tha se rritja e ekonomike duhet të reflektohet më shumë në rritjen e punësimit.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar miratimin e Projektligjit për paga, por ka thënë se hartimi i tij nuk është i lehtë dhe nuk duhet nxituar. Ai në debatin parlamentar për pagat në sektorin publik, tha se projektligji do të zgjidhë problemet thelbësore të pagave dhe nuk do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Hartimi i këtij ligji nuk është i lehtë dhe ne jemi të vetëdijshëm që ky ligj nuk u bë për 22 vite. Ajo që nuk u bë për dy dekada nuk duhet të bëhet me nguti. Ligjin për paga do ta bëjmë, por do ta bëjmë ligj të mirë që zgjidhë problemet thelbësore të pagave e që nuk do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën. Qeveria është e përkushtuar që t’i japë fund vendimeve ‘ad hoc’ të ministrave dhe të drejtorëve të agjencive për rritjen e pagave sipas preferencave dhe lidhjeve familjare. Me të marrë mandatin ne kaluam nga një kabinet me 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe mbi 80 zëvendësministra, pra në një kabinet minimalist. Kemi ulur shpenzimet qeveritare dhe janë rritur të hyrat”, ka thënë ai.

Kreu qeveritar kritikoi ish-qeverinë Haradinaj për miratimin e ligjit, për të cilin tha se ka qenë i dobët dhe si i tillë, siç tha ai, i ka bërë dëm shtetit.

“[Për miratimin e Ligjit nga Qeveria Haradinaj] Një ligj i dobët i cili më shumë se dobi i bëri dëm shtetit. Thuhej se sistemi i pagave po ndërtohej mbi bazën e barazisë dhe jo diskriminimit, por na ofron një alternativë të mbushur me pabarazi dhe diskriminim. Rriten paga pa pasur rritje ekonomike, rritën paga për pazare politike, aq shumë sa 40 përqind të pozitave nuk e dinin aq sa i kishin klasifikuar. Më shumë se 34 mijë zyrtarë të shtetit nuk e gjenin vetën në këtë ligj dhe ata që e gjenin ishin me shumicë të pakënaqur”, shtoi Kurti.

Duke folur për rritjen e pagave, Kurti tha se rritja e ekonomike duhet të reflektohet më shumë në rritjen e punësimit.

Lajmet

​Skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Published

on

Fiorentina e ka shkarkuar Stefano Piolin pas një humbjeje kundër Lecces, e cila e la ekipin në fund të tabelës së Serie A pa fitore, katër pikë, shtatë gola të shënuar dhe 16 të pësuar.

Trajneri i të rinjve Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht përsipër detyrën, por kërkimi për një pasardhës të përhershëm do të fillojë menjëherë, ndërsa klubi kërkon të shmangë betejën për rënie nga kategoria.

“ACF Fiorentina mund të konfirmojë se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Fiorentina.”

Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, duke filluar nga seanca stërvitore e kësaj pasditeje.

Fitues i kampionatit të Serie A në sezonin 2021/22 me Milanin, Pioli ka përjetuar një rënie të ndjeshme në performancë dhe rezultate vitet e fundit.

Në vitin 2024, ai u punësua nga klubi saudit Al-Nassr, ku luajti Cristiano Ronaldo , por pati pak sukses në Arabinë Saudite./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KDI: Presidentja të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit

Published

on

By

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Presidentja e vendit që të sigurojë transparencë dhe qartësi në procesin e caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë, pas dështimit të votimit në Kuvend më 26 tetor.

Sipas KDI-së, Presidentja ka obligim që deri nesër, brenda afatit dhjetëditor të përcaktuar me nenin 95.4 të Kushtetutës, të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare për të vlerësuar mundësinë reale të krijimit të një shumice të re qeverisëse dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

KDI thekson se hapat e Presidentes duhet të jenë të arsyeshëm dhe transparentë, përfshirë publikimin e kritereve që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës” dhe mënyrën e verifikimit të mbështetjes në Kuvend.

Sipas institutit, këto kritere janë thelbësore për të garantuar paanshmëri dhe respektim të rendit kushtetues, si dhe për të ruajtur besimin publik në institucionet demokratike./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se ndalon përkohësisht importin e shpezëve, kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre me origjinë nga zonat e infektuara të Italisë.

Vendimi vjen pas raportimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, të cilat konfirmojnë përhapjen e gripit të shpezëve (Avian Influenza – H5N1) në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Sipas AUV-së, importet lejohen vetëm nëse produktet vijnë nga ferma të pa prekura, të paktën 50 kilometra larg zonave të infektuara. Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë aktive deri në një vlerësim të ri të situatës.

AUV njofton se po e monitoron nga afër situatën dhe do të informojë publikun dhe bizneset për çdo zhvillim të ri./EO

Continue Reading

Të kërkuara