Lajmet

BE: Procesi i zgjerimit mbetet politika kyçe

Gjatë së martës, disa ministra kanë kërkuar që BE-ja të bëjë më shumë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Published

on

Ministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të martën, më 14 dhjetor kanë diskutuar për procesin e zgjerimit dhe të Stabilizim Asociimit. Në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme, ministrat përsëritën përkushtimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit, që sipas tyre, mbetet politika kyçe e BE-së.

Por gjatë diskutimit nuk është arritur pajtimi i të gjitha shteteve anëtare për miratimin e konkluzave, pasi disa shtete kanë pasur vërejtje. Prandaj, më vonë gjatë së martës, ministrat do t’i kthehen edhe një herë kësaj teme, për të parë nëse do të ketë pajtim për konkluzat.

Sipas burimeve diplomatike, Bullgaria ka vazhduar të kërkojë që në dokumente të BE-së të futen edhe kërkesat e saja për problemet bilaterale që ka me Maqedoninë e Veriut. Greqia dhe Qiproja kanë pasur vërejtje për pjesën e tekstit që flet për Turqinë, ndërkaq Kroacia ka pasur vërejte për pjesën e tekstit që i kushtohet reformës zgjedhore në Bosnjë e Hercegovinë.

Nëse shtetet e BE-së nuk arrijnë pajtim për versionin e ri të tekstit, që mund të dalë gjatë ditës, atëherë konkluzat do të publikohen si “konkluza të Presidencës sllovene të BE-së”. Nëse ndodh kështu, atëherë konkluzat do të jenë më shumë një porosi politike sesa një dokument i përbashkët i Këshillit të BE-së.

Ndryshe, në draftin e konkluzave thuhet se procesi i zgjerimit të bllokut evropian “është një investim në paqe, demokraci, prosperitet, siguri dhe stabilitet në Evropë”.

“Këshilli nënvizon se mbështetja e vlerave themelore të BE-së dhe perspektiva evropiane, janë një zgjedhje e vendosur strategjike, thelbësore për të gjithë partnerët që synojnë anëtarësimin në BE”, thuhet në draftin e konkluzave.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kërkohet që ato të përshtatin qëndrimet e tyre të politikës së jashtme me qëndrimet e përbashkëta të BE-së. Po ashtu, kërkohet që edhe politikat e tyre për ruajtjen e mjedisit të jenë në përputhje me strategjinë e BE-së. Kjo kërkohet që të bëhet përmes “agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor” dhe të jetë pjesë përbërëse e planit evropian për investime në Ballkanin Perëndimor.

Këshilli po ashtu thekson se sundimi i ligjit është element kyç nga i cili do të varet edhe dinamika e përparimit të vendeve të Ballkanit në procesin e integrimeve evropiane.

Në pjesën që i kushtohet Kosovës, në dokument thuhet se BE-ja mirëpret konfirmimin e Qeverisë së re të Kosovës për përkushtimin ndaj rrugëtimit evropian dhe reformat e lidhura me këtë i sheh si një zgjidhje strategjike.

Në dokumentin e konkluzave kërkohet që Kosova të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të dëshmojë rezultate në luftë kundër korrupsionit dhe po ashtu të zbatojë reforma në përputhje me standardet evropiane.

Presidenca sllovene e BE-së insiston që deri në fund të këtij viti të hapen negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndonëse një mundësi e tillë duket pak e arritshme.

Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, nga të dyja vendet kërkohet që të angazhohen me vullnet të mirë në këtë proces, në frymën e kompromisit, për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese.

“Kjo marrëveshje duhet të adresojë të gjitha çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin rajon. Kjo është kyçe në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, thuhet në draftin e konkluzave.

“Këshilli përsërit pritjet e fuqishme që të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën të respektohen dhe zbatohen pa vonesa. Të dyja palët duhet po ashtu të shmangin veprimet që dëmtojnë stabilitetin dhe retorikën, e cila nuk është e favorshme për dialogun”, thuhet në draftin e konkluzave.

Gjatë së martës, disa ministra kanë kërkuar që BE-ja të bëjë më shumë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Francës për Çështje Evropiane, Clement Beaune, ka shprehur shqetësim për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Shqetësim të njëjtë ka shprehur edhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ka kritikuar aspiratat separatiste të liderët të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.

Ndërkaq, Sekretarja e shtetit të Kroacisë, Adreja Metelko-Zgombiq, ka thënë se shteti i saj është i përkushtuar për një Bosnje e Hercegovinë unike, të pandarë, në të cilin tri entitetet gëzojnë të drejta të barabarta./REL

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara