Lajmet

​Kurti për grevën: Gëzimi i 1 shtatorit është kthyer në hidhërim shtetëror

Derisa ka komentuar grevën e punëtorëve arsimor, ai ka theksuar se askush nuk mund të paguhet nëse nuk punon.

Published

on

Gëzimi i fillimit të vitit të ri shkollor, sipas kryeministrit Albin Kurti është kthyer në hidhërim shtetëror. Ai ka deklaruar se në vend të bojkotit të shtetit, fëmijëve duhet tu mundësohet që të vijojnë mësimin në shkolla.

Derisa ka komentuar grevën e punëtorëve arsimor, ai ka theksuar se askush nuk mund të paguhet nëse nuk punon.

Në ditën e përurimit të Abetares së përbashkët të Kosovës e Shqipërisë, nxënësit nuk ishin në shkolla.

Kryeministri Albin Kurti nga Gjakova u ka bërë thirrje edhe një herë punëtorëve arsimorë që të ndërprejnë grevën. Ndërkohë që i ka quajtur absurde kërkesat e këtyre të fundit.

Ai theksoi se 90 për qind të administratës janë duke punuar.

Unë e kuptoj që greva është instrument i sindikatave, mirëpo sindikatat vetë nuk bën të jenë instrument të bojkotit të qeverisë e shtetit. Shkolla është shteti, shkolla nuk bën të bojkotohet. Shkolla duhet të ketë edhe mësuesin e mësuesen, duhet ta ketë nxënësin, mësimnxënien. Meqenëse është e drejtë elementare, njerëzore për secilin fëmijë edukimi. Këtë e parasheh edhe kushtetuta dhe ligjet tona. Andaj unë shpresoj që do të mbizotërojë racionaliteti dhe do të vazhdojë mësimi. Asnjë ditë e humbur e mësimit nuk kompensohet kollaj. Andaj unë ju bëj thirrje të gjithë prindërve, nxënësve, mësimdhënësve që ta kuptojnë që jemi me një moment shumë të rëndësishëm e historik dhe kurrsesi nuk bën të braktiset mësimi“, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi së Ligji për Pagat është në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë edhe në diskutim publik. Sipas tij, koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se më parë.

Në vend se t’i bëhet grevë e bojkot shkollës, qeverisë e shtetit duhet të bashkëpunim në mënyrë që fëmijët që janë e ardhmja jonë të jenë të edukuar dhe të mësuar. Të gjithë fëmijët e kanë pritur me gëzimin 1 shtatorin dhe është shumë dëm që gëzimi i 1 shtatorit të shndërrohet për një politizim sindikal në hidhërim shtetëror. Sot është ditë e hidhërimit shtetëror e shoqëror për të gjithë ata të cilët nuk i kanë mësimet, ose nuk i japin ato“, ka shtuar ai.

Derisa u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të ndërprejnë grevën, Kurti shtoi se nuk mund të ketë dëshira irracionale të cilat përcaktojnë agjenda shtetërore.

Ai shtoi se nuk ka urrejtje e as hakmarrje ndaj askujt.

Një gjë duhet ta kuptoni, nuk mund të paguhen njerëzit për një punë që nuk e bëjnë. Prandaj janë bërë ndryshime demokratike në Kosovë në shkurtin e vitit e kaluar, e kemi shënuar një 1 vit e gjysmë para një jave. Njerëzit duhet të paguhen sipas meritës, nuk duhet të paguhen për mospunë, nuk duhet të paguhen pse nuk punojnë. Kjo nuk është vetëm një çështje e ligjit dhe qeverisë, por është një çështje e arsyes së shëndoshë njerëzore“, tha ai.

Për më tepër, siç tha Kurti, kërkesa për pagesa edhe kur nuk punohet, është kthim i avazit të vjetër i cili është përmbyllur me qeverisjen e tij.

Kurti u ka bërë thirrje drejtorëve të arsimit që të mos ju bëjnë trysni drejtorëve të shkollave dhe arsimtarëve për mos mbajtje të mësimit.

Kur dikush thotë dua të ma rrisësh pagën 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100? Planifikimet financiare, shtetërore nuk bëhen në mënyrë të papërgjegjshme, duhet ta kuptojmë që pako e ringjalljes ekonomike, 7 për qind të bruto produktit vendor gjithsej vjet edhe sivjet ka qenë 570 milionë euro. Buxheti është rreth 3 miliardë euro. Nuk mund të marrim buxhete të shteteve të tjera që të plotësojmë kërkesa irracionale, është e pamundur. Kërkesat absurde, të cilat janë dëshira irracionale nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë. Mua më vjen keq për këtë, por realiteti dhe mundësitë janë të këtilla“, deklaroi ai.

Sot në ditën e parë e fillimit të vitit shkollor, mbi 320 mijë nxënës në Kosovë është dashur të ulen në bankat shkollore. Megjithatë, me vendimin e BSPK-së, punëtorët arsimorë janë në greva.

Lajmet

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, pjesë e transmetimit global “Peace One Day Broadcast”

Published

on

By

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, më 21 shtator, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, do të jetë pjesë e transmetimit global “Peace One Day Broadcast”, një platformë ndërkombëtare që bashkon liderë, akademikë dhe inovatorë nga e gjithë bota.

Në kuadër të këtij transmetimi global do të diskutohet mbi rolin e arsimit, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në ndërtimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më të qëndrueshme. Si institucion i përkushtuar ndaj dijes, inovacionit dhe fuqizimit të të rinjve, UBT vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të kontribuojë në krijimin e një shoqërie ku arsimi dhe inovacioni shërbejnë si mjete për dialog, mirëkuptim dhe paqe.

Transmetimi do të zhvillohet sot, më 21 shtator, duke filluar nga ora 13:00. Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi në “Peace One Day Broadcast” mund të ndiqet drejtpërdrejt përmes platformës zyrtare peaceoneday.org, si dhe përmes rrjeteve sociale të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

Studentja e UBT-së Kosovare Elshani nominohet në garën prestigjioze “Inspireli Awards”

Published

on

By

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Kosovare Elshani, ka shënuar një sukses të madh në arenën ndërkombëtare duke u bërë pjesë e garës më të madhe globale për studentët e arkitekturës, Inspireli Awards.

Projekti i saj inovativ ka marrë vëmendjen e jurisë ndërkombëtare për konceptin unik që gërsheton artin, natyrën dhe arsimin brenda një mjedisi të vetëm multifunksional.

I konceptuar si një atelie moderne, objekti përfshin studio krijuese, mini-bibliotekë, zona për instalacione artistike dhe hapësira bashkëpunuese. Synimi kryesor i projektit është krijimi i një platforme frymëzuese ku drita natyrale dhe arkitektura nxisin mendimin kritik, eksplorimin dhe shkëmbimin e ideve.

Në aspektin arkitekturor dhe teknik, ndërtesa shumëkatëshe karakterizohet nga një strukturë mbajtëse me beton të përforcuar, ndërsa pamja e jashtme dallohet për përdorimin e bryleve vertikale prej xhami me ngjyra, të cilat filtrojnë dritën e diellit dhe krijojnë përvoja dinamike vizuale.

Gjithashtu, projekti i përmbahet standardeve të larta të efiçiencës së energjisë, ventilimit natyral dhe qëndrueshmërisë ekologjike përmes gërshetimit të drurit natyral dhe betonit të ekspozuar.

Nomini i Kosovare Elshanit në Inspireli Awards është një tjetër dëshmi e cilësisë akademike dhe përgatitjes profesionale që ofron UBT, duke nxjerrë në pah talentin e arkitektëve të rinj në skenën botërore.

Continue Reading

Lajmet

Hollywood Academy vjen në Kosovë: UBT lanson projektin gjigand për industrinë e kinematografisë me partnerë nga Amerika

Published

on

By

Për herë të parë në Kosovë, profesionistë të industrisë së Hollywood-it po sjellin përvojën dhe standardet e produksioneve ndërkombëtare te të rinjtë dhe profesionistët kosovarë. UBT ka lansuar bashkëpunimin me Catalyst Story Institute, institucion amerikan i specializuar në zhvillimin e talenteve dhe përgatitjen profesionale për industrinë e filmit dhe televizionit, duke sjellë në Kosovë një mundësi të re për të gjithë ata që ëndërrojnë të bëhen pjesë e kësaj industrie.

Përmes këtij bashkëpunimi, profesionistë me përvojë në produksione të njohura ndërkombëtare, përfshirë profesionistë që kanë punuar me studio si HBO, Netflix dhe Warner Bros., do të ofrojnë trajnime dhe specializime në Prishtinë, me synimin për të përgatitur talentet lokale për mundësi reale pune në produksione filmike dhe televizive.

Kjo mundësi është veçanërisht e rëndësishme për studentët dhe të rinjtë që studiojnë në fushat e regjisë, arteve, arteve dramatike, aktrimit, artit dhe medias digjitale, kinematografisë, medias, komunikimit dhe produksionit.

Programi fillestar “Hollywood 101” zgjat 13 javë dhe i njeh pjesëmarrësit me mënyrën se si funksionon një produksion i Hollywood-it: strukturën e industrisë, kontratat dhe biznesin, audicionet dhe intervistat, procedurat kreative, dokumentacionin, sigurinë në set, buxhetet, pagesat dhe terminologjinë profesionale të produksionit.

Pas përfundimit të këtij moduli, pjesëmarrësit mund të orientohen drejt specializimeve të ndryshme, si aktrimi, shkrimi, regjia, kinematografia, montazhi, animacioni, produksioni, biznesi, juridiku, kontabiliteti dhe profesionet teknike të produksionit. Ky bashkëpunim vjen në një moment kur Kosova dhe rajoni po bëhen gjithnjë e më interesante për produksionet ndërkombëtare.

Megjithatë, një nga sfidat kryesore mbetet mungesa e profesionistëve të trajnuar për shumë prej roleve që kërkon një produksion modern. Përmes trajnimeve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndërtojnë aftësi praktike, të kuptojnë standardet profesionale të industrisë dhe të krijojnë një rrjet bashkëpunëtorësh që mund t’u shërbejë gjatë gjithë karrierës së tyre.

Një tjetër mundësi e rëndësishme vjen përmes bashkëpunimit me BoyHouse Studio, përmes të cilit do të ndahen grante zhvillimore për studentët më të dalluar. Përfituesit do të kenë gjithashtu mundësi për takime që lidhen me përfaqësimin nga agjenci dhe mentorim nga profesionistë të industrisë.

Në këtë mënyrë, iniciativa synon të krijojë një rrugëtim të plotë për talentet: nga trajnimi, te rrjeti profesional, mentorimi dhe mundësitë konkrete për zhvillimin e karrierës.

 

Continue Reading

Lajmet

Partia e Putinit fiton bindshëm zgjedhjet në Rusi me mbi 57% të votave

Published

on

By

Partia në pushtet në Rusi, “Rusia e Bashkuar”, ka marrë një fitore të lehtë në zgjedhjet parlamentare, të cilat presidenti Vladimir Putin i ka vlerësuar si një sprovë të mbështetjes qytetare për luftën në Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur këtë të hënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të më shumë se 95% të votave.
Sipas të dhënave zyrtare të komisionit, “Rusia e Bashkuar” ka siguruar 57,83% të votave, duke shënuar një rritje të dukshme në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021, ku kjo parti kishte marrë 49,8%.
Kjo fitore i garanton partisë së Putinit 355 nga gjithsej 450 vendet në Dumën Shtetërore (dhomën e ulët të parlamentit), rezultat ky që i mundëson asaj të ruajë plotësisht shumicën kushtetuese në vend.

Continue Reading

Të kërkuara