Lajmet
Kurti për grevën: Gëzimi i 1 shtatorit është kthyer në hidhërim shtetëror
Derisa ka komentuar grevën e punëtorëve arsimor, ai ka theksuar se askush nuk mund të paguhet nëse nuk punon.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsGëzimi i fillimit të vitit të ri shkollor, sipas kryeministrit Albin Kurti është kthyer në hidhërim shtetëror. Ai ka deklaruar se në vend të bojkotit të shtetit, fëmijëve duhet tu mundësohet që të vijojnë mësimin në shkolla.
Derisa ka komentuar grevën e punëtorëve arsimor, ai ka theksuar se askush nuk mund të paguhet nëse nuk punon.
Në ditën e përurimit të Abetares së përbashkët të Kosovës e Shqipërisë, nxënësit nuk ishin në shkolla.
Kryeministri Albin Kurti nga Gjakova u ka bërë thirrje edhe një herë punëtorëve arsimorë që të ndërprejnë grevën. Ndërkohë që i ka quajtur absurde kërkesat e këtyre të fundit.
Ai theksoi se 90 për qind të administratës janë duke punuar.
“Unë e kuptoj që greva është instrument i sindikatave, mirëpo sindikatat vetë nuk bën të jenë instrument të bojkotit të qeverisë e shtetit. Shkolla është shteti, shkolla nuk bën të bojkotohet. Shkolla duhet të ketë edhe mësuesin e mësuesen, duhet ta ketë nxënësin, mësimnxënien. Meqenëse është e drejtë elementare, njerëzore për secilin fëmijë edukimi. Këtë e parasheh edhe kushtetuta dhe ligjet tona. Andaj unë shpresoj që do të mbizotërojë racionaliteti dhe do të vazhdojë mësimi. Asnjë ditë e humbur e mësimit nuk kompensohet kollaj. Andaj unë ju bëj thirrje të gjithë prindërve, nxënësve, mësimdhënësve që ta kuptojnë që jemi me një moment shumë të rëndësishëm e historik dhe kurrsesi nuk bën të braktiset mësimi“, ka deklaruar Kurti.
Ai theksoi së Ligji për Pagat është në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë edhe në diskutim publik. Sipas tij, koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se më parë.
“Në vend se t’i bëhet grevë e bojkot shkollës, qeverisë e shtetit duhet të bashkëpunim në mënyrë që fëmijët që janë e ardhmja jonë të jenë të edukuar dhe të mësuar. Të gjithë fëmijët e kanë pritur me gëzimin 1 shtatorin dhe është shumë dëm që gëzimi i 1 shtatorit të shndërrohet për një politizim sindikal në hidhërim shtetëror. Sot është ditë e hidhërimit shtetëror e shoqëror për të gjithë ata të cilët nuk i kanë mësimet, ose nuk i japin ato“, ka shtuar ai.
Derisa u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të ndërprejnë grevën, Kurti shtoi se nuk mund të ketë dëshira irracionale të cilat përcaktojnë agjenda shtetërore.
Ai shtoi se nuk ka urrejtje e as hakmarrje ndaj askujt.
“Një gjë duhet ta kuptoni, nuk mund të paguhen njerëzit për një punë që nuk e bëjnë. Prandaj janë bërë ndryshime demokratike në Kosovë në shkurtin e vitit e kaluar, e kemi shënuar një 1 vit e gjysmë para një jave. Njerëzit duhet të paguhen sipas meritës, nuk duhet të paguhen për mospunë, nuk duhet të paguhen pse nuk punojnë. Kjo nuk është vetëm një çështje e ligjit dhe qeverisë, por është një çështje e arsyes së shëndoshë njerëzore“, tha ai.
Për më tepër, siç tha Kurti, kërkesa për pagesa edhe kur nuk punohet, është kthim i avazit të vjetër i cili është përmbyllur me qeverisjen e tij.
Kurti u ka bërë thirrje drejtorëve të arsimit që të mos ju bëjnë trysni drejtorëve të shkollave dhe arsimtarëve për mos mbajtje të mësimit.
“Kur dikush thotë dua të ma rrisësh pagën 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100? Planifikimet financiare, shtetërore nuk bëhen në mënyrë të papërgjegjshme, duhet ta kuptojmë që pako e ringjalljes ekonomike, 7 për qind të bruto produktit vendor gjithsej vjet edhe sivjet ka qenë 570 milionë euro. Buxheti është rreth 3 miliardë euro. Nuk mund të marrim buxhete të shteteve të tjera që të plotësojmë kërkesa irracionale, është e pamundur. Kërkesat absurde, të cilat janë dëshira irracionale nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë. Mua më vjen keq për këtë, por realiteti dhe mundësitë janë të këtilla“, deklaroi ai.
Sot në ditën e parë e fillimit të vitit shkollor, mbi 320 mijë nxënës në Kosovë është dashur të ulen në bankat shkollore. Megjithatë, me vendimin e BSPK-së, punëtorët arsimorë janë në greva.
Vendi
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Published
1 hour agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.
Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.
“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/
Vendi
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Published
4 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.
Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.
Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Vendi
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Published
4 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.
Gjatë takimit, Konjufca informoi Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.
Lajmet
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
Published
4 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.
Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.
Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.
UEFA pezullon përkohësisht Prestiannin pas incidentit me Vinicius
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Zvicra këmbëngul për një marrëveshje tregtare të detyrueshme ligjërisht me SHBA-në
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
DW:Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?
Shpërthen dhuna pasi forcat meksikane të sigurisë vrasin bosin e kartelit të drogës “El Mencho”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
