Lajmet

​Kurti: Niveli i inflacionit ka rënë në 2.8% në muajin qershor

Kështu tha ai në takim me përfaqësues të FMN-së.

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, priti në takim gjatë ditës përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje ekipit, si dhe i falënderoi ata për bashkëpunimin e frytshëm.

“Projektet e përbashkëta me FMN-në ishin në fokus të diskutimit. Qeveria e Republikës së Kosovës u vlerësua për zhvillimin ekonomik në dy vitet e fundit. U theksua se të hyrat buxhetore janë rritur rreth 15%, ndërkaq niveli i inflacionit ka rënë dukshëm, në vetëm 2.8% në muajin qershor. Kryeministri nënvizoi se sipas të dhënave të ATK-së, për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Duke shërbyer kështu si dëshmi e suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrës të suksesshëm në fuqinë punëtore. Përfaqësuesit e FMN-së thanë se duke pas parasysh këto të dhëna dhe zhvillime, Kosova ka një të ardhme të ndritur përpara. Ata gjithashtu u shprehën falënderues për bashkëpunimin e mirë ndërmjet FMN-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Delegacioni nga FMN kryesohej nga zëvendësdrejtori i Departamentit për Evropë të FMN-së, Mark Horton. Ai shoqërohej nga drejtuesi i misionit të FMN-së në Kosovë, Gabriel di Bella dhe ekipet e tyre përkatëse.

Lajmet

Ramës i tregohen prangat kur merr fjalën për dhënien në shfrytëzim për 50 vjet të “Tulltores”

Published

on

Asamblistët e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës e kanë penguar fjalimin e kryetarit Përparim Rama, lidhur me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të “Tulltores”, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet të premten. 

Ata me njërën dorë kanë goditur tavolinat dhe me tjetër i kanë treguar Ramës prangat. 

Rama ka qenë duke folur për pikën e parë të rendit të ditës që është “Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës, lokacioni “Tulltorja”. 

Rama ka thënë se toka nuk falët po jepet në shfrytëzim dhe sipas tij për këtë shfrytëzim kryeqyteti përfiton 1 milion euro në vit. 

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku përkujton 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Kosova e njeh çmimin e lirisë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se sulmet e 11 Shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona, tronditën mbarë botën dhe mbetën në kujtesën kolektive si një prej akteve më të rënda të terrorizmit.

“Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai shprehu solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin amerikan, duke theksuar se dhimbja e tyre është pjesë e kujtesës së përbashkët.

Abdixhiku tha se Kosova e njeh nga afër “çmimin e lirisë” dhe rëndësinë e miqësisë me Shtetet e Bashkuara.

“Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm marrëdhënie mes dy vendeve; është një lidhje e ndërtuar mbi besim, vlera dhe një histori të përbashkët solidariteti”, u shpreh ai.

Në fund, Abdixhiku riafirmoi përkushtimin e tij ndaj aleancës me SHBA-në dhe vlerave demokratike, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK nderon viktimat e 11 Shtatorit, Hamza: Jemi krah miqve tanë amerikanë

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e PDK-së, ka bërë homazhe te memoriali “Kosova Kujton”, në Prishtinë, me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza tha se më 11 shtator 2001, mijëra jetë të pafajshme u humbën në një prej tragjedive më të rënda të kohës moderne.

“Sot jemi me miqtë tanë amerikanë, duke kujtuar viktimat, duke nderuar guximin e ekipeve të emergjencës dhe duke shprehur solidaritetin tonë me të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi”, tha Hamza.

Ai theksoi se Kosova e njeh rëndësinë e miqësisë dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara.

“25 vjet më pas, jemi krah miqve tanë amerikanë në kujtim të viktimave dhe në nderim të sakrificës së tyre. Nuk harrojmë kurrë”, u shpreh Hamza./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Gjatë gjumit, një njeri mund të gëlltisë pa e kuptuar edhe insekte shumë të vogla.

 

2.Gjurma e gjuhës së çdo njeriu është unike, njësoj si shenjat e gishtave.

 

3.Nëse teshtin shumë fort, në raste të rralla mund të dëmtohet edhe një brinjë.

 

4.Në shumë reklama, ora vendoset gjithmonë në 10:10 sepse duket më simetrike dhe më e bukur vizualisht.

 

5.Fjala “dreamt” është e vetmja fjalë në anglisht që përfundon me “mt”.

Continue Reading

Të kërkuara