Lajmet

​Kurti i përgjigjet Kosnett për çështjen e asociacionit

Published

on

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar se kërkesat për asociacion njëetnik nuk po vijnë nga njerëz të thjeshtë, por nga politikanët e fqinjtë veriorë. Ai edhe një herë ka përsëritur se Kosova nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike. Për më tepër ka theksuar se kjo është definuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu është përgjigjur mëngjesin e së enjtes, kryeministri Albin Kurti, derisa ka komentuar për KosovaPress deklaratat e ambasadorit amerikan Philip Kosnet. Ky i fundit të mërkurën ka thënë se Kosova e ka detyrim të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti ka deklaruar se Kosova e ka një asociacion të komunave dhe ky është funksional.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se janë për të drejtat e të gjitha pakicave, dhe kundër margjinalizimit apo diskriminimi. Më tej ai ka thënë se kërkesa të tilla po vijnë nga politikanët dhe fqinjtë veriorë.

“Kërkesa për asociacion etnik e cila ka tash e gati një dekadë që mbahet aktuale nuk më duket që vie nga njerëzit e thjeshtë. Por nga politikanët e fqinjtë tonë veriorë”, ka deklaruar ai.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnet të mërkurën ka thënë se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e po ashtu që shtetet kanë detyrim që rë respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e tyre. 

Lajmet

Bën gara shpejtësie, 10 muaj masë mbrojtëse dhe gjoba nga 400 euro për dy shoferët

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës pasi të njëjtit u zunë në flagrancë duke bërë gara ilegale në rrugën Pejë-Prishtinë.

Sipas njoftimit ndaj këtyre vozitësve janë marr masa ligjore; gjobë nga 400 euro për dy vozitësit, 4 pikë negative dhe 10 muaj masë mbrojtëse për dy vozitësit.

Policia thotë se njësia rajonale e trafikut rrugor, në vazhdimësi do të jetë në teren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj asnjë personi që bie ndesh me legjislacionin në fuqi./KP

Continue Reading

Rajoni

Kazakistani hap zyrtarisht ambasadën në Shqipëri

Published

on

By

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Tiranë, u përurua zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ngjarja u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, trupit diplomatik dhe personaliteteve të shquara të jetës publike. Të pranishme në ceremoni ishin edhe zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino dhe kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, shkruan ATSH.

Ceremonia u drejtua nga ambasadori i Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, Iskander Aisariyev, i cili mbajti një fjalim përshëndetës me rastin e hapjes së misionit diplomatik.

Ai theksoi rëndësinë historike të këtij hapi në marrëdhëniet kazako-shqiptare, duke e cilësuar ambasadën si një urë të re miqësie dhe bashkëpunimi.

Kjo është një ngjarje me rëndësi historike për vendet tona. Ajo simbolizon jo vetëm hapjen e një misioni të ri diplomatik, por edhe fillimin e një etape të re në zhvillimin e marrëdhënieve kazako-shqiptare, të bazuara në besim, mirëkuptim dhe angazhim të përbashkët për paqe, stabilitet dhe mirëqenie”, u shpreh ambasadori.

Ai nënvizoi se Kazakistani dhe Shqipëria ndajnë vlera të përbashkëta si bashkëjetesa paqësore, respekti për diversitetin dhe aspirata për zhvillim të qëndrueshëm.

Po ashtu, ai shtoi se ekziston potencial i madh për bashkëpunim në fusha si tregtia, energjia, turizmi, arsimi, teknologjia dhe shkëmbimet kulturore.

Ambasada jonë e re do të bëhet një instrument efektiv për realizimin e këtyre mundësive,” theksoi ambasadori Aisariyev, duke falënderuar Qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë gjatë procesit të hapjes së përfaqësisë diplomatike.

Ceremonia u mbyll me një pritje zyrtare në ambientet e ambasadës, ku të ftuarit patën mundësinë të shkëmbenin mendime mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë në një klimë miqësore dhe bashkëpunuese./KP

Continue Reading

Lajmet

Barkodet ndërkombëtare së shpejti edhe për produktet e Kosovës

Published

on

Kosova së shpejti do të nis lëshimin e barkodave ndërkombëtarë dhe kështu vlerësohet se do të hapet rrugë për produkteve kosovare për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), teksa njoftoi për takimin e kryetarit të saj Lulzim Rafuna me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu.

“Gjatë takimit, u shpreh falënderimi dhe mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1 – sistem që siguron identifikim dhe njohje globale të produkteve. Falë këtij bashkëpunimi, GS1-Kosova do të nisë me sukses lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve të Kosovës për njohje dhe prezencë më të gjerë në tregjet ndërkombëtare. Ky hap do të shtojë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve kosovare, si për konsumatorët vendorë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e odës.

Më tej, Oda Ekonomike e Kosovës shprehu mirënjohje të veçantë për GS1 Turqinë dhe znj. Elif Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga pasditja e djeshme deri në orën 10:00 sot, janë rinumëruar 10 kuti të votimit nga 16 sosh.

Procesi i rinumërimit të këtyre kutive atje po vazhdon pas vendimit të djeshëm të KQZ-së.

“Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme. Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale”, thuhet në njoftim.

“Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinuëmruara”, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen e KQZ-së.

Në zgjedhjet e 12 tetorit u votua në 38 komuna të Kosovës për zgjedhjen e kryetarëve si dhe për asamble./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara