Lajmet

Vaksina CureVac vetëm 47% efikase kundër COVID-19

Publikuar

Një vaksinë kundër COVID-19, e prodhuar nga kompania farmaceutike CureVac është vetëm 47 për qind efikase kundër COVID-19. Kështu deklaruan nga kompania të mërkurën.

Rezultatet zhgënjyese të vaksinës dolën pas një studimi me 40 mijë vullnetarë nga Evropa dhe Amerika Latine.

Sikurse vaksinat tjera BioNTech-Pfizer dhe Moderna, edhe vaksina e CureVac besohet në teknologjinë e re. Por vaksinat BioNTech-Pfizer dhe Moderna janë 90% efikase ndaj COVID-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se vaksinat me një efikasitet mbi 50% ia vlen të përdoren./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Sa e dëmshme është të flini pranë telefonit?

Dëmet e shkaktuara nga telefonat ende nuk janë studiuar plotësisht.

Publikuar

nga

Në botën moderne, është mjaft e zakonshme që njerëzit të përdorin telefonat e tyre para gjumit, madje edhe t’i mbajnë nën një jastëk. Por sa e rrezikshme të flini me një celular pranë jush.

Në fillim të epokës së telefonit celular, shumë mjekë dhe shkencëtarë sugjeruan që rrezatimi i emetuar nga këto pajisje mund të kontribuojë në zhvillimin e kancerit. Sidoqoftë, prova për të mbështetur këtë teori nuk janë gjetur kurrë.

Para se të dilnin në treg, telefonat inteligjentë të sotëm i nënshtrohen testimit të gjerë për të marrë certifikatat e nevojshme të sigurisë. Në çdo rast, duhet të jeni të kujdesshëm, veçanërisht gjatë natës.

Duhet të theksohet se dëmet e shkaktuara nga telefonat ende nuk janë studiuar plotësisht. Rregulli i përgjithshëm është që të mos flini duke përqafuar vegël.

Shumica e pajisjeve janë të certifikuara për ekspozim në një distancë prej gjysmë metri. Në këtë distancë, ndikimi i tyre në shëndet është minimal. Për atë arsye, rekomandohet që të mos e mbani telefonin afër kokës.

Është veçanërisht e rëndësishme që njerëzit me një stimulues kardiak të mos e mbajnë telefonin shumë afër, pasi mund të ndikojë në punën e aparatit të zemrës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kina zotohet se s’do të ndërtojë termocentrale me qymyr jashtë vendit

Kina ka financuar projekte të thëngjillit në vende si Indonezia dhe Vietnami.

Publikuar

nga

Kina nuk do të ndërtojë termocentrale me qymyr jashtë vendit, një lëvizje që mund të jetë thelbësore në trajtimin e emetimeve globale. Kështu deklaroi presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kina ka financuar projekte të thëngjillit në vende si Indonezia dhe Vietnami. Por ka qenë nën presion për t’i dhënë fund financimit, pasi bota po përpiqet të përmbushë objektivat e marrëveshjes së Parisit për klimën.

Xi Jinping theksoi nevojën për të përshpejtuar kalimin në një ekonomi të gjelbër dhe me karbon të ulët dhe për të arritur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e gjelbër.

“Kina do të rrisë mbështetjen për vendet e tjera në kalimin në një ekonomi të gjelbër dhe me karbon të ulët, dhe nuk do të ndërtojë projekte të reja të energjisë me qymyr jashtë vendit”, tha Xi në samitin vjetor.

Nuk u dhanë detaje tjera në lidhje me këtë iniciativë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ronaldo lojtari më i paguar në këtë sezon

Ronaldo lë pas edhe Messin.

Publikuar

nga

Cristiano Ronaldo do të jetë lojtari më i paguar në botë për këtë sezon, duke e kaluar edhe rivalin e tij afatgjatë, Lionel Messi, sipas Forbes.

Pas kthimit të tij në Manchester United, ylli portugez pritet të fitojë 125 milionë dollarë para taksave këtë sezon – 70 milionë dollarë vijnë nga rroga dhe bonuset.

Në anën tjetër, Messi do të fitojë 110 milionë dollarë, duke u bërë lojtari i dytë më i paguar në botë. 34-vjeçari iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Barcelona këtë vit dhe pritet të fitojë më shumë se Ronaldo sa i përket pagës – 75 milionë dollarë.

Por Ronaldo, si lojtari më i popullarizuar në mediat sociale me më shumë se 500 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Twitter, sipas Forbes – merr 55 milionë dollarë nga rrjetet sociale krahasuar me 35 milionë dollarët e Messit./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Australia pas tërmetit të sotëm

Publikuar

nga

Një tërmet me magnitudë 6.0 shkallë të Rihterit ka goditur Melburnin në Australi të mërkurën, një nga tërmetet më të mëdha të vendit të regjistruara, duke shkaktuar dëme në ndërtesa.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit rural Mansfield në shtetin Viktoria, rreth 200 km në verilindje të Melburnit, dhe ishte në një thellësi prej 10 km.

Muret e disa ndërtesave u dëmtuan dhe strukturat metalike u shtrinë mbi rrugët e qytetit të dytë më të madh australian.

Kryeministri Scott Morrison në një konferencë për media deklaroi se nuk raportohet për të lënduar./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara