Aktualitet

​Kurti edhe sot në Paris

Pritet nga presidenti i Francës në darkë solemne në Pallatin Elysee.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe sot po merr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe, i cili po mbahet në Paris.

Kurti ka shkruar në Facebook se presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë i pritën për një darkë solemne në Pallatin Elysee.

“Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota. Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Aktualitet

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

Published

on

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës e cila përkon me datëlindjen e Mahatma Gandit, liderit të lëvizjes për pavarësinë e Indisë dhe pionierit të filozofisë dhe strategjisë së jo-dhunës.

Sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të datës 15 qershor 2007, e cila vendosi përkujtimin, kjo ditë përhap mesazhin e jo-dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik.

Në këtë ditë promovohet që transformimi social ose politik mund të arrihet pa përdorimin e ndonjë lloj dhune dhe se studiuesit e kanë quajtur teorinë e “Jo-dhunës!” si politika e njerëzve të rregullt, të cilët nuk kanë qasje në instrumentet e dhunës, përfshirë edhe armët.

Gandi, i cili ndihmoi në udhëheqjen e Indisë drejt pavarësisë, ka qenë frymëzimi për lëvizjet jo të dhunshme për të drejtat civile dhe ndryshimet shoqërore në të gjithë botën.

Gjatë gjithë jetës së tij, Gandi mbeti i përkushtuar ndaj besimit të tij në jo-dhunën edhe në kushte shtypëse dhe përballë sfidave në dukje të pakapërcyeshme.

Veprimi jo i dhunshëm është një teknikë me të cilën njerëzit që refuzojnë pasivitetin dhe nënshtrimin, dhe që e shohin luftën si thelbësore, mund ta zhvillojnë konfliktin e tyre pa dhunë. Ai nuk është një përpjekje për të shmangur ose injoruar konfliktin, por një përgjigje ndaj problemit se si të veprohet në mënyrë efektive në politikë, veçanërisht si të ushtrohen pushtetet në mënyrë efektive.

Ekzistojnë tre kategori kryesore të veprimit jo-dhunë: protestë dhe bindje, duke përfshirë marshime dhe vigjilje; jo-bashkëpunim; dhe ndërhyrje jo e dhunshme, siç janë bllokadat dhe pushtimet. /S.K/KP/IKSHPK/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vendin tonë do të mbajë mot  i vranët dhe me reshje të shiut gjatë gjithë ditës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7-12 gradë Celsius

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

UBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025

Published

on

UBT ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Menaxhimin, Biznesin dhe Ekonominë (MBE) 2025, pjesë e edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.

Kjo konferencë ndërkombëtare, e rishikuar nga ekspertë (peer-reviewed), mirëpret punime nga studiues, akademikë, studentë pasuniversitarë, kandidatë për doktoraturë, hulumtues të rinj dhe profesionistë të industrisë. Qëllimi kryesor është të promovojë shkëmbimin e njohurive, ideve dhe përvojave inovative në fushat e Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë.

Programi i konferencës përfshin:

  • Sesione prezantimi të punimeve shkencore,
  • Diskutime paneli me akademikë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht,
  • Ngjarje sociale për mundësi rrjetëzimi dhe bashkëpunimi.

Temat kryesore të këtij viti përfshijnë:

  • Ekonomia dhe Financa Ndërkombëtare – Analiza e tregjeve globale, politika ekonomike, investimet ndërkombëtare.
  • Sipërmarrësi dhe Inovacioni – Strategji për ndërmarrësi të suksesshme, zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve inovative.
  • Informatika e Biznesit dhe Marketingu Digjital – Teknologjitë digjitale, transformimi i biznesit, marketingu në epokën digjitale.
  • Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Objektivat Globale – Praktikat e qëndrueshme, ndikimi social dhe ekonomiko-mjedisor i aktiviteteve të biznesit.

Afatet e rëndësishme:

Dorëzimi i abstrakteve dhe punimeve: elektronikisht në [email protected]

Continue Reading

Aktualitet

Qelaj: Partneriteti me aleatët i nevojshëm për fuqizimin e të drejtave të njeriut

Published

on

Për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit u organizua një takim me partnerët ndërkombëtarë nga vetë avokati i popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehu nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai përmendi edhe sfidat që kohëve të fundit janë përballur, ndër të tjera edhe me mungesën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili tha se institucioni i Avokati të Popullit shënon arritje të mëdha në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut dhe barazinë në Kosovë.

“Ruajtja e pavarësisë së këtij institucioni do të thotë rritje e besimit publik”, tha Orav./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara