Aktualitet

​Kurti: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Kurti ka përkujtuar krimet makabre serbe.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti duke përkujtuar krimet makabre serbe, ka thënë se krime të tmerrshme u kryen në këto 23 vjet më parë, duke lënë të vrarë 44 persona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

Kurti ka shkruar në Facebook se krahas vrasjeve, nga këto fshatra janë dëbuar me dhunë qindra civilë dhe janë plaçkitur e djegur një pjesë e madhe e shtëpive.

“Për të gjithë ata që e kanë përjetuar luftën e fundit në Kosovë në këtë zonë, ju kujtohet që gjatë majit 1999 në të gjitha këto fshatra, plaçkiteshin, ndaheshin burrat nga gratë, kryhej pushkatimi dhe digjeshin shtëpitë me kufoma brenda. Krime të njëpasnjëshme. Secili më i rëndë se tjetri. Zakonisht për raste të tilla mungojnë gjykimet. Mungojnë vendimet. Mungojnë aktakuzat. Por në rastin e masakrave në fjalë, për disa prej vrasjeve u iniciua gjykimi në Beograd, si rezultat i kallëzimit penal të bërë nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Aktakuza ishte ngritur në vitin 2010, ndërsa në shkurt të vitit 2014 me Aktgjykim të shkallës së parë tre persona u dënuan me nga 20 vjet burgim, një me 15 vjet, një me 12 vjet, një me 10 vjet, një me 5 vjet, dy me nga 2 vjet burgim, ndërsa ndaj dy personave u tërhoqën akuzat. Por, në shkurt të vitit 2015 Departamenti për Krime Lufte i Gjykatës së Apelit në Beograd anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe ktheu lëndën në rigjykim. Prej 2015-ës disa të akuzuar kanë vdekur, e disa janë larguar nga aktakuza për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore. Megjithatë qysh prej vitit 2015, gjykimi është akoma duke vazhduar. Prej vitit 2015, s’ka asnjë rezultat konkret. Përkundër faktit që janë dëgjuar 116 dëshmitarë në këtë rast, akoma sot, në vitin 2022, nuk ka asnjë të dënuar me Aktgjykim përfundimtar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Viktimat meritojnë të pushojnë në paqe, e familjet të jenë të qetë duke e ditur që kriminelët kanë marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ai.

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, derisa janë parë edhe qytetarët të mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e duhur.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dalur me njoftim zyrtar për opinion./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

​Në disa pika kufitare të BE-së do të nis zbatimi i sistemit EES

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 12 tetor do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System-EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.

Sipas MPB-ë, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.

“EES, është një sistem biometrik i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojë qytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, nga 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës kanë udhëtuar pa viza drejt 27 vendeve të zonës Schengen të Bashkimit Evropian. Koha e qëndrimit është e mundur për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda Shengen./S.K/KP/Frontex/

 

Continue Reading

Të kërkuara