Sport

​Kualifikimet për Botërorin 2023, Kosova pret në shtëpi Norvegjinë

Published

on

Me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Norvegjisë në konkurrencën e femrave, ku nikoqirë do të jetë stadiumi i kryeqytetit “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e sotme i takon Grupit F, dhe është e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Australi-Zelandë e Re” 2023.

Në kuadër të Grupi F, së bashku me Kosovën dhe Norvegjinë gjenden edhe kombëtaret e tjera si ajo e Polonisë, Belgjikës, Shqipërisë dhe Armenisë.

Në xhiron e fundit, “Dardanet” barazuan me rezultat 1:1 kundër Kombëtares së Shqipërisë, kurse Norvegjia regjistroi fitore të thellë prej 10:0 kundër Armenisë.

Sa i përket renditjes tabelare, pas një xhiro të zhvilluar, Kosova zë vendin e pestë me një pikë, aq sa kanë edhe Polonia, Belgjika dhe Shqipëria, kurse Kombëtarja e Norvegjisë zë vendin e parë në tabelë me tre pikë.

Grupi F

19:00 Kosova (femrat) – Norvegjia (femrat) (Stadiumi Fadil Vokrri)

Sport

Asllani preferon Torinon para Bolognas

Published

on

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, duket se është një hap më pranë transferimit te Torino, pasi në këtë fazë të merkatos ka shprehur preferencën e tij për t’iu bashkuar “Granatave” përpara Bolognës.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, aktualisht janë duke u zhvilluar negociata mes palëve, ku krahas Interit po diskutohen edhe kushtet personale të lojtarit me klubin torinez.

Asllani, i cili është pjesë e Interit, ka pasur interesim nga disa skuadra të Serie A, por Torino shihet si destinacioni më i mundshëm, duke qenë se vetë lojtari e sheh si hapin ideal për vazhdimin e karrierës.

Negociatat do të vazhdojnë në ditët në vijim, me Torinon që shpreson të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për të siguruar shërbimet e mesfushorit kuqezi.

Continue Reading

Sport

Asani, sulmuesi i Kombëtares prezantohet te klubi legjendar

Published

on

Jasir Asani është zyrtarisht lojtar i klubit legjendar iranian Esteghlal.

Sulmuesi shqiptar kalon nga Gwang-ju për një shifër që raportohet të jetë rreth 1 milion euro, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij ndërkombëtare.

Ndryshe nga plani fillestar që e parashikonte bashkimin me ekipin në janar, marrëveshja u përshpejtua e klubi e ka sulmuesin në dispozicion menjëherë, duke lënë të kënaqura të gjitha palët e përfshira.

Esteghlal konsiderohet një nga klubet më të njohura e të mbështetura në Iran, tifozët kanë treguar entuziazmin e tyre duke uruar Asanin në rrjet. Pas aventurës së tij në Korenë e Jugut, sulmuesi nis një eksperiencë të re, ndërsa të gjithë sytë janë tek performanca e tij në kampionatin iranian, transmeton tch.

Pas muajsh spekulimesh dhe ndryshimesh të datave, historia e transferimit të Asanit te Esteghlal duket se ka gjetur fundin e saj, duke i dhënë këtij kapitulli të merkatos një përfundim të ngjashëm me një telenovelë për futbollin shqiptar.

Continue Reading

Sport

Zeniti gjobitet për fyerjet e tifozëve ndaj Dakut

Published

on

Mirlind Daku ishte bërë objektiv i fyerjeve të tifozëve të Zenit St. Petersburgut derisa skuadra e tij, Rubin Kazan e zhvilloi ndeshjen e Kupës së Rusisë me vendësit në Shën Petersburg më 12 gusht.

Komiteti i Kontrollit dhe i Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit ka vendosur që ta gjobisë klubin e njohur rus me një shumë modeste prej 213 eurosh.

Për ironi të fatit, përfaqësuesi shqiptar gjatë kësaj vere ishte pranë transferimit pikërisht tek Zeniti, por në fund gjithçka dështoi dhe futbollisti nga Kosova qëndroi në Kazan tek Rubini.

Tifozët e Zenitit njihen si pro serbë, prandaj edhe e kanë shfaqur urrejtjen ndaj tij. Futbollisti gjilanas po shkëlqen në futbollin rus, ndërsa i ka realizuar 5 gola në 7 ndeshje sa i ka zhvilluar deri tash.

Ndonëse spekulohej se mund të përfundonte në Turqi, Daku vendosi të qëndrojë në Rubin Kazan, me të cilin e vazhdoi së fundmi kontratën me një përmirësim të ndjeshëm të rrogës.

Continue Reading

Sport

Guardiola zbulon se ku e sheh veten pas katër vjetësh

Published

on

Sezoni 2024-2025 ishte ndoshta më i komplikuari që kur Pep Guardiola është ulur në bankinën e Manchester Cityt.

Një seri historike prej pesë humbjesh radhazi e shtatë ndeshje pa fituar, i lanë “Citizens” jashtë Carabao Cup, larg garës për titull të kampionit në Premierligë dhe një hap larg eliminimit nga faza e ligës në Champions.

Vetëm falë intervenimeve në afatin kalimtar të dimrit, 200 milionë funte të investuara, klubi ia doli që ta ndalë thyerjen e sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. E ardhmja e Guardiolës dukej e paqartë, sa që emri lidhej me bankinën e Kombëtares angleze, e cila mbeti e zbrazët pas largimit të Gareth.

Federata Angleze e zgjodhi trajnerin Thomas Tuchel, ndërsa “Qytetarët” e blinduan Pep deri më 2027, vetë ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut e la të hapur mundësinë që të qëndrojë edhe më gjatë në “Etihad Stadium”.

“I kam edhe dy vjet kontratë, ndoshta do të vazhdoj edhe për dy të tjerë. Nuk e di se kur ndalem: këtë vit, pas dy apo katër vjetësh. Për momentin jam mirë, ndihem i motivuar”, deklaroi spanjolli për “Men in Blazers”.

Guardiola e lavdëroi dhe e përshëndeti edhe ambientin e mrekullueshëm që mbretëron në klub.

“Nëse rri për 10 vjet në një pozitë është sepse ndihesh si në shtëpi. Nuk mund të kërkoj më shumë, futbolli ka qenë mjaft bujar me mua”, shtoi ai.

Guardiola e nisi sezonin e ri me këmbë të mbarë, duke e dërrmuar Wolverhamptonin, 0:4, duke i rigjetur paraqitjet e mira që nisën në Botërorin e Klubeve.

Me përforcimet e reja, Pep beson në sezon pozitiv. “Në këtë vit do të kemi më shumë konsistencë sesa në sezonin e kaluar”, përfundoi trajneri spanjoll.

Continue Reading

Të kërkuara