Lajmet

​Kryeministri kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, thotë se nuk është zgjidhje

Sipas kryeministri Kurtit, mendim të njëjtë kanë edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është deklaruar kundër tërheqjes së mjeteve të kursimeve nga Trusti.

Për iniciativën e tërheqës së këtyre mjeteve, kryeministri Kurti tha se kjo nuk është zgjidhje.

Sipas kryeministri Kurtit, mendim të njëjtë kanë edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Ne kemi thënë edhe shumë më herët edhe kur ishim në opozitë në vitin 2020, edhe në vitin 2021 kur ishim në qeveri, edhe tani se me pakon e Ringjalljes Ekonomike ne e zbusim krizën, e cila për shkak se ka edhe faktor më të mëdhenj se sa në vendin tonë nuk është e eliminueshme menjëherë. Mirëpo, nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjidhim problemin. E kemi parë që dy ekspertë të njohur të Fondit Monetar Ndërkombëtar e kanë dhënë vlerësimin e tyre se si një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, theksoi Kurti.

Qeverisë së Kosovës i kanë mbetur edhe tre ditë afat për shqyrtimin e propozimit të PDK-së, në këtë rast kërkesën e kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të dhënë mendim pro ose kundër ndryshimeve ligjore që iu mundëson qytetarëve tërheqjen e një përqindje të kursimeve pensionale në Trust.

Nëse ekzekutivi nuk i përgjigjet kuvendit, kjo iniciativë (projektligj) nga deputeti i partisë më të madhe opozitare, Bekim Haxhiu, hyn në procedurë parlamentare. Kryesia e Kuvendit më 21 mars ka proceduar kërkesën në Qeveri, dhe afati për shqyrtim është 1 muaj. Nga Qeveria dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk kanë treguar se kur pritet t’i kthehet një përgjigje parlamentit lidhur me këtë çështje.

Pro tërheqjes së mjeteve janë shprehur partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, derisa GP i VV-së është deklaruar kundër.

Aktualitet

​Basha takon ambasadorin turk në Kosovë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mirëpriti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, dhe zëvendës-ambasadoren, Şeyda Çimeli Aydın.

Gjatë zhvillimit të takimit, kryetari Basha e njoftoi Ambasadorin Angılı për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, konkretisht për konstituimin e tij.

Kryetari Basha e theksoi angazhimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha komunitetet në Kosovë, duke siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe të mbrohen në përputhje me standardet më të larta që ofron legjislacioni ynë.

Ai gjithashtu theksoi se Kuvendi i Kosovës do të punojë për të adresuar të gjitha nevojat e komuniteteve përmes agjendës legjislative të këtij mandati./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Vetëvendosje mban sot konferencë për media

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot do të mbaj një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Konferenca fillon naga ora 13:30, mirpo nuk është bërë e ditur tema e konferencës.

Kujtojmë se konferenca vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosveprim të deputetëve të Kuvendit deri më 30 shtator.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke komentuar këtë vendim, të dielën tha se janë plot 18 ligje që prej më shumë se 9 muajsh presin vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese./S.K/EO/LVV

Continue Reading

Aktualitet

Dyshime për varr masiv, sot inspektohet në një lokacion afër Novi Pazarit

Published

on

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se sot duke nisur nga ora 10:00, në fshatin në fshatin Kozhle, afër Novi Pazarit, do të zhvillohen inspektime në terren, në kuptim të vlerësimit të lokacionit, për shkak të dyshimeve për ekzistencën e një varri masiv.

Sipas këtij komisioni, ky zhvillim vjen si rezultat i kërkesave të vazhdueshme në kuadër të takimeve të delegacioneve dhe dialogut për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Theksojmë se ky rast ka qenë i planifikuar të trajtohej edhe vitin e kaluar, por pas disa ditësh përgatitje terreni, gërmimet ishin ndërprerë. Lokacioni në Kozhle është një nga lokacionet e adresuara në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve zyrtare, krahas kërkesave të vazhdueshme për rikthim me prioritet në Batajnicë dhe lokacionet e tjera tashmë të shënjuara”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur tha se kërkesë e përsëritur e tyre mbetet që gërmimet në terren duhet të shoqërohen me të dhënat nga arkivat përkatëse të institucioneve të Serbisë, të cilat siç thuhet në njoftim, do të ndihmonin në saktësimin e lokacionit të varrit masiv dhe në sigurimin e provave të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

“Vlerësimet në terren në këtë lokacion, do të përcillen edhe nga përfaqësues të Delegacionit të Republikës së Kosovës, përkatësisht Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutit për Mjekësi Ligjore”.

“Dhimbja e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin një përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre është plagë e hapur e shoqërisë sonë. Çdo hap drejt zbardhjes së së vërtetës është hap drejt drejtësisë, drejt paqes së munguar dhe dinjitetit njerëzor. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe këmbëngulje, deri në zbardhjen e plotë të fatit të secilit person të zhdukur”, thuhet tutje në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot parashikohet mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira. Në mbrëmje vonë pritet shtim i vranësirave, të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Po ashtu, do të ketë shtrirje të pluhurit saharian, me ç’rast në zonat me të reshura, do të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 20-54 km/h ka njoftuar IHMK./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara