Lajmet

​Krijimi i Gjykatës Komerciale, një ndihmesë e madhe për operimin e bizneseve të vogla

Miratimi i ligjit për Gjykatën Komerciale konsiderohet esencial për nivelin e vendit.

Published

on

Ndikimi dhe përfitimet nga themelimi i Gjykatës Komerciale për sektorin privat në Kosovë, si dhe përmirësimi i klimës së investimeve, ishin disa nga temat kyçe të cilat u diskutuan gjatë një forumi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi i USAID për Drejtësi Komerciale, me hisedarë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe sektori privat.

Doarsa Kica-Xhelili, deputete dhe kryesuese e grupit punues pranë Komisionit Parlamentar Legjislativ theksoi rëndësinë e formimit të Gjykatës Komerciale dhe përmendi lehtësimin e operimit të bizneseve pas formimit të tij. Ajo tha se si kryesuese e këtij grupi punues konsideron se miratimi i ligjit për Gjykatën Komerciale është esencial për nivelin e vendit dhe për të lehtësuar proceset dhe zgjidhjet e shpejta të konteksteve, duke theksuar në veçanti trajtimin e barabartë që kjo Gjykatë u ofron të gjitha bizneseve.

Kica-Xhelili u shpreh se janë të gatshëm që ta shtyjnë votimin për themelimin e kësaj Gjykate në një afat sa më të shpejtë, gjithmonë duke konsideruar edhe sugjerimet dhe komentet e institucioneve dhe organizatave përkatëse për themelimin dhe mbarëvajtjen e saj.

Këshilltarja Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Tea Blakaj-Hoxha përmendi risitë në rast të themelimit të një gjykate të tillë. Sipas saj, Gjykata Komerciale do të jetë shembull edhe për gjykatat e tjera për mënyrën e menaxhimit dhe funksionimit të saj. Përveç kësaj, ajo shtoi se objekti i ri, pas themelimit të kësaj gjykate, do të ketë rritje të numrit të gjyqtarëve të rinj dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, “Gjykata Komerciale rrit transparencën dhe llogaridhënien” tha ajo.

Chris Thompson, udhëheqës i Programit të USAID për Drejtësi Komerciale përmendi rëndësinë e Gjykatës Komerciale në rritjen e vendeve të punës dhe krijimin e hapësirës adekuate për investimet e huaja, e edhe ato vendore në Kosovë. Thompson tha se menaxhimi i vështirësive të gjykatës i vëzhguar nga komuniteti i biznesit, asistimimi i gjyqtarëve, shqyrtimi i rasteve në mes bizneseve dhe Qeverisë, si dhe adresimi i konteksteve në një adresë të vetme dhe të duhur janë disa nga lehtësimet që do i sillte themelimi i Gjykatës Komerciale.

Avokati Ardi Shita, njëherit edhe moderator i kësaj tryeze tha se nuk ka zgjidhje më të mirë për përmirësimin e të bërit biznes, se themelimi i Gjykatës Komerciale, dhe kjo nuk vlen vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për vendet e tjera të rajonit.

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Lajmet

Dje u mbajt punëtoria për Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale

Published

on

Dje u mbajt një punëtori tematike në kuadër të promovimit dhe zbatimit të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale, me fokus në rolin e institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në trajnim mori pjesë edhe stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e dokumentimit, qasjen në burime dhe promovimin e së vërtetës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen për viktimat.

 

Continue Reading

Të kërkuara