Lajmet

​KQZ pranon 137 pako të supozuara me fletëvotime për Dragashin

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar edhe zëvendësimi i anëtarëve të kuvendeve komunale.

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga 29 nëntori e deri tani ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime me postë nga votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Dragashit.

Kështu ka thënë kryeshefi ezkekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, i cili tha se kanë zhvilluar të gjitha aktivitetet për informim të të gjithë votueseve me të drejtë vote.

“Sekretariati është në përgatitje për përsëritjen e raundit të dytë në komunën e Dragashit për procesin e votimit jashtë vendit periudhë që ka filluar nga data 29 nëntor deri më 13 dhjetor 2021, dhe ka zhvilluar të gjitha aktivitet për informim të të gjithë votueseve me të drejtë vote dhe ka marr hapat për të informuar përmes proceseve të informimeve publik. Deri më tani 6 dhjetor Sekretariati ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime përmes postës”, tha ai.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi ka ngritur si shqetësim rrjedhjen e listën me numrat e telefonave të personave të regjistruar për votim nga jashtë.

“Lista e personave të regjistruar bashkë me numrat e telefonit e cila është nxjerrë nga KQZ dhe e posedojnë persona privat dhe kanë kontaktuar njerëzit në telefon e di se së paku neve na është thënë se nuk kemi të drejtë për ta pasur kur kemi fol për këtë listë na është thënë se këtë pjesë të listës mund të kenë vetëm sa i përket emrave dhe mbiemrave dhe jo numrave të telefonit dhe atyre personal ndërsa ajo listë bashkë me emrat qarkullon dhe unë e posedoj, ma kanë dërguar ndërkohë dhe është mirë me ditë se si ka rrjedh kjo jashtë”, tha Dushi.

E përgjigje për këtë shqetësim nuk pati kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj i cili tha se nuk ka pasur dijeni për këtë informacion.

“Nuk jam në dijeni për një informacion të tillë, por do të shikojmë dhe do të hetojmë se si ka mundur të rrjedh që persona të paautorizuar të posedojnë listën me të dhëna me numër personal dhe numra të telefonit ku ajo përdoret vetëm për qëllime të administrimit të procesit dhe asgjë tjetër”, theksoi ai.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar edhe zëvendësimi i anëtarëve të kuvendeve komunale në Lipjan, Suharekë, Graçanicë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Partesh dhe Pejë.

Po ashtu KQZ me shtatë vota për dhe një abstenim ka miratuar edhe Raportin Financiar për periudhën e përfunduar më 30 shtator 2021. Me shtatë vota për dhe një abstenim është votuar edhe Raportit i shpenzimit të derivateve për veturat në periudhën janar-shtator 2021. Për këto të dy raporte ka abstenuar në votim anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama.

Ndërsa me 8 vota për është miratuar buxheti për Punëtorinë “Mësimet e nxëna për zgjedhjet e lokale 2021″ si dhe Projekti dhe agjenda po për këtë punëtori.

Lajmet

Sot deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Published

on

Në Gjykatë Speciale gjatë ditës së sotme do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësi ka vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të jepen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se gjykatësi të marrë vendimin për rastin.

Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.

Aktakuza thotë se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshuar në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 07:00. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shoferi godet policin me veturë në Bërnjak, rasti nën hetim

Published

on

Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një kontrolli në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25, në pikën e kontrollit kufitar në Bërnjak, ku ishte ndaluar një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka filluar lëvizjen me veturë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast ka goditur zyrtarin policor.

Viktima, zyrtar policor mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje raportohen në Graçanicë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë, ndërsa në njërin prej rasteve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë, më 9 shtator rreth orës 02:10, është raportuar se një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë, më 9 shtator është intervistuar një burrë kosovar, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Fushë Kosovë, më 9 shtator rreth orës 07:15, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara