Aktualitet

​KPK kundër ligjit për KPK-në: Cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese

Published

on

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka shprehur shqetësimin lidhur me kalimin në lexim të dytë të Ligjit për KPK-në në Kuvendin e Kosovës.

Këshilli Prokurorial me anë të kësaj deklarate për media, që nga fillimi i procesit të hartimit të Projektligjit të KPK-së, ashtu siç parashihet me strategjinë për sundimin e ligjit, ka dhënë kontributin e tij nëpër grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë dhe në Kuvendin e Kosovës, ku ka dalë me propozime konkrete, të cilat nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht, nga komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës.

KPK-ja konsideron se votimi i këtij ligji, në këtë mënyrë, cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese. Për më tepër, përmbajtja e këtij ligji do të pamundësojë funksionalizimin e sistemit prokurorial dhe do ta bëjë atë lehtësisht të ndikuar nga politika. Meqenëse me këtë Ligj cenohet mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit, Këshilli njofton se përveçse do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar përmbajtjen e këtij ligji, gjithashtu, asnjë anëtar i Këshillit nuk do t’i nënshtrohet kërkesave kundërkushtetuese dhe antiligjore që janë edhe kundër standardeve ndërkombëtare, por edhe kundër dy rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias”, thuhet në deklaratë.

Kurse, ministrja e Drejtsisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin në lexim të dytë të projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Miratimi i këtij projektligji i hap rrugën reformave të mëdha në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar ajo.

Lajmet

Nga Prishtina në Oslo: Ekspozita që nderon të mbijetuarat e dhunës seksuale shfaqet para Qendrës Nobel

Published

on

By

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, kryeqyteti i Norvegjisë, Oslo, ka mirëpritur instalacionin e fuqishëm artistik “Thinking of You” (Mendoj për ty) të artistes shqiptare Alketa Xhafa Mripa.

Ky projekt artistik, i cili fillimisht u krijua për të nderuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë (1998–1999), tashmë është shndërruar në një simbol global solidariteti. Përmes fustaneve të dhuruara nga të mbijetuarit dhe mbështetësit nga më shumë se 20 vende të botës, instalacioni e transformon veshjen e përditshme në një shprehje kolektive të kujtesës, qëndresës dhe përkrahjes.

Qindra veshje të varura tani rrethojnë Qendrën Nobel për Paqe dhe shtrihen përgjatë rrugës së njohur “Torggata”, duke nxitur reflektim dhe dialog në mesin e vizitorëve të shumtë.

Në ceremoninë e përurimit, fjalë rasti mbajtën drejtoresha e Qendrës Nobel për Paqe, Kjersti Fløgstad, artistja Alketa Xhafa Mripa, si dhe drejtori i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.

Kjo ekspozitë u prezantua nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji, në partneritet me organizatat “Norges Kvinne Lobby”, “Mental Health and Human Rights Info”, Qendrën Nobel për Paqe dhe Ambasadën Britanike në Norvegji.

Realizimi i projektit u mundësua me përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Holandës, kompanisë ARCON dhe Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Norvegji. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zbulohet rrjeti i trafikimit të armëve në Podujevë: Armët ishin të fshehura në valixhe, të dyshuarit në arrati

Published

on

By

Një arsenal i konsiderueshëm armësh është sekuestruar nga Policia e Kosovës në Podujevë, pas një aksioni që zbuloi një tentativë për trafikim ndërkombëtar të armëve drejt Gjermanisë.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30. Pas informacioneve të pranuara në rrugë operative, policia ka ushtruar kontroll në një depo, ku brenda dy valixheve ka gjetur dhe sekuestruar: Pesë armë të gjata automatike AK-47 (Kallashnikov), Një armë të gjatë të modelit M12, Një armë të gjatë të prodhuesit të panjohur, Një pistoletë të tipit Glock, Nëntë karikatorë dhe 144 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Sipas hetimeve të para, tre të dyshuar ishin organizuar që këtë sasi armatimi dhe municioni ta transportonin ilegalisht drejt qytetit Shtutgart të Gjermanisë.

Me urdhër të prokurorit, njësitet policore kanë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, mirëpo të njëjtit nuk janë hasur aty dhe aktualisht ndodhen në arrati. Policia e Kosovës ka nisur kërkimin për kapjen e tyre, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë hetimore si “import, eksport, transportim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e kartonit të gjelbër për mërgatën

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe këtë vit mbulimin e policës kufitare për bashkëatdhetarët që vijnë për vizitë në vendlindje gjatë sezonit veror.

Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar të mbajtur këtë të mërkurë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se për zbatimin e kësaj mase janë ndarë tre milionë euro.

“Sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit duke filluar nga muaji korrik e tutje, ne si qeveri ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare apo kartonin e gjelbër për mërgatën tonë që vijnë me vetura. Propozim-vendimi parasheh ndarjen e 3 milionë eurove për zbatimin e masës 4.5 për mbështetjen e mërgatës, në kuadër të pakos për ringjallje ekonomike”, deklaroi Murati, duke sqaruar se këto mjete transferohen direkt në dikasterin që ai udhëheq.

Përveç lehtësirave për diasporën, në këtë mbledhje u miratuan edhe 13 pika të tjera të rendit të ditës. Ndër to vlen të theksohet shqyrtimi i nismës për Marrëveshjen e Grantit që synon forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Po ashtu, ekzekutivi ka aprovuar ndarjen e buxhetit për financimin e disa projekteve kapitale në komunat: Mitrovicë e Jugut, Shtime, Pejë dhe Podujevë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve nisin diskutimet për Qeverinë dhe Presidentin

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të respektohet nga të gjithë dhe vullneti i qytetarëve të përkthehet sa më shpejt në institucione funksionale e demokratike.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur këtë të mërkurë, Kurti theksoi se vota e qytetarëve ishte një mesazh i qartë. Ai përsëriti qëndrimin e tij se Kosova nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja, duke shtuar se vetë rezultati i fundit e dëshmoi një gjë të tillë.

“Qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale e demokratike për zhvillim e mirëqenie”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, hapat konkretë drejt formimit të strukturave të reja udhëheqëse do të nisin menjëherë pas përmbylljes së procesit zyrtar nga KQZ-ja.

“Porsa të certifikohet rezultati, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve – konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit/es”, u shpreh ai.

Nga procesi zgjedhor i 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvend, e pasuar nga PDK-ja me 22, LDK-ja me 18 dhe AAK-ja me 7 deputetë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara