Sport

​Kosova-Lituania, formacioni i mundshëm i “Dardanëve”

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sot ndeshje miqësore kundër Lituanisë, ku me fillim nga ora 20:45 të dy skuadrat do të zbarkojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Momentalisht, Kosova nuk është duke kaluar nëpër momente të mira, ku në 11-të ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore, prandaj kjo gjë mund të shfrytëzohet nga “Dardanët” që të kenë motiv për të siguruar fitore, kështu t’ia nisin vitit 2021 me fitore.

Kosova rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja kundër Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kurse në anën tjetër, Lituania do të shikojë që të befasojë si mysafir, dhe ta vazhdojë aty ku e ka lënë, me fitore ndaj Kazakistanit në vitin 2020.

Challandes e konfirmoi dje në konferencë për media se nuk do mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani, kështu që dyshja e mbrojtjes mund të jetë Dresevic me Alitin.

Mesfusha mund të përbëhet nga Berisha, Kryeziu e Celina, dhe sulmi pritet të udhëhiqet nga Vedat Muriqi, ku në krah do të ketë mbështetje nga Zeneli në të majtë e Rashica në të djathtë.

Formacionin e mundshëm të Kosovës për ndeshjen ndaj Lituanisë e gjeni më poshtë:

Kosova (4-2-3-1): Visar Bekaj; Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresevic, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj; Valon Berisha, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina; Milot Rashica, Arbër Zenelin; Vedat Muriqi.

Sport

Kuka: Federatave po iu ndahet buxhet, por po mungojnë rezultatet

Published

on

By

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka kërkuar më shumë përgjegjësi nga federatat sportive për të sjellë rezultate nga garat që marrin pjesë pasi, sipas tij, ato po marrin buxhet për të bërë këtë punë.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kuka ka kërkuar nga Ministria e Sportit që të krijojë mekanizma që kërkojnë përgjegjësi nga drejtuesit e federatave.

Ja reagimi i plotë i trajnerit të xhudos, Driton Kuka (pa ndërhyrje):

Për një ditë të mirë …

Cikli Olimpik përfundoj rrjedhimisht koha e përgjegjësive në çdo federatë!

Koha kur tashmë po mbahen zgjedhje e do mbahen tjera nëpër federata e Komitet Olimpik!

Sdua të flas se çka ka ndodh në shumë federata e as se sa e kush ka punuar e merituar të jetë në KOK.

Por dua të besoj që është koha e fundit që Shteti të krijoj mekanizma për përgjegjësi për federatat e klubet që po marrin financa koxha të mira e përgjegjësi për rezultate pak ose fare po kërkohet!

Lojërat Olimpike morën fund e shumica federatave apo krerëve të federatave spo e marrin mundin me fol për arsyet pse as Norma Olimpike smund të arrihen e le ma medalje!

Ministria e Sportit të krijoj mekanizma për përgjegjësi merrni model ndonjë shtet ju lutem!

Në Gjermani Psh kandidati për Kryetar të ndonjë federate kandidon me program e cak që e prezenton te shteti e nese nuk e arrin cakun ai sdo kandidoj ma se Shteti nuk financon ata që nuk kanë sukses edhe pikë!/UBTnews/

Continue Reading

Sport

Boniface ndëshkon Milanin, fitore me goleadë nga Interi, Barça e City, mposhtet PSG

Published

on

Liga e Kampioneve të UEFA-s ofroi një natë emocionuese me shtatë ndeshje që prodhuan plot 26 gola. Kryesfida e kësaj nate ishte pa dyshim përballja ndërmjet Bayer Leverkusen dhe AC Milan, e cila përfundoi me një fitore minimale 1-0 për “Aspirinat”, falë një goli vendimtar nga Victor Boniface.

Kjo humbje shënon disfatën e dytë radhazi për Milanin në Ligën e Kampioneve, duke i vendosur ata në një pozitë të rrezikshme, pasi duhet të rikuperohen shpejt për të shmangur eliminimin në ndeshjet e ardhshme.

Përmbledhje e ndeshjeve:

Bayer Leverkusen 1 – 0 AC Milan
Gol: Boniface (52′)
Boniface shënoi në pjesën e dytë, duke ndëshkuar Milanin pas një kundërsulmi të shpejtë. Më herët, ai kishte një gol të anuluar për pozicion jashtë loje në minutën e 21-të, por tentativa e tij e dytë ishte e suksesshme, duke shpërthyer festimin në BayArena.

Inter Milan 4 – 0 Crvena Zvezda
Golat:

Calhanoglu (1-0)

Arnautovic (2-0)

Lautaro Martinez (3-0)

Taremi (4-0)

Arsenal 2 – 0 PSG
Golat:

Havertz (1-0)

Saka (2-0)
Arsenal shënoi një fitore të sigurt përballë gjigantëve francezë.

Slovan Bratislava 0 – 4 Manchester City
Golat:

Gundogan (0-1)

Foden (0-2)

Haaland (0-3)

McAtee (0-4)
City vazhdoi formën e tij dominuese me një fitore të plotë.

 

Barcelona 5 – 0 Young Boys
Golat:

Lewandowski (0-1, 4-0)

Raphinha (0-2)

Martinez (0-3)

Autogol nga Camara (5-0)
Barça shënoi një paraqitje klinike, duke dominuar kundërshtarët e saj.

PSV Eindhoven 1 – 1 Sporting Lisbon

Dortmund 7 – 1 Celtic

Kjo natë ishte një spektakël i futbollit sulmues, me klube të mëdha si Inter dhe Barcelona që treguan forcën e tyre. Ndërsa Liga e Kampioneve vazhdon, skuadra si Milan duhet të rikuperohet shpejt për të mbetur konkurruese./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Kërkohet kthimi i Dardanëve të përjashtuar nga ekipi i Kosovës

Published

on

Në një zhvillim të rëndësishëm për ekipin kombëtar të Kosovës, trajneri Franco Foda ka ftuar tre lojtarët e përjashtuar muajin e kaluar—Aro Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija—për dy ndeshjet që “Dardanët” do të zhvillojnë në tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Foda ka vendosur të lërë pas ngjarjet e muajit të kaluar dhe t’i rikthejë këta lojtarë në ekipin përballë Lituanisë dhe Qipros. Kjo është një hap i rëndësishëm për përfaqësuesen, e cila do të përpiqet të përmirësojë performancën e saj pas rezultateve të fundit.

Kujtojmë se Edon Zhegrova, Aro Muric dhe Florent Muslija u përjashtuan nga ekipi pas humbjes ndaj Rumanisë, për shkak se kishin kaluar natën jashtë duke darkuar dhe nuk u rikthyen në hotel në kohë. Megjithatë, mediat lokale raportuan se ata ishin në diskotekë, çka solli kritika të ashpra ndaj tyre.

Pas këtij incidenti, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, e kishte bërë të qartë se vendimi për përjashtimin e lojtarëve ishte marrë nga trajneri Foda. Ndërkohë, Zhegrova, një nga lojtarët e përjashtuar, e kishte kundërshtuar këtë interpretim duke thënë se përjashtimi ishte një vendim i Federatës dhe se ai nuk kishte qenë në klub nate.

“Unë e njoh veten time dhe sa profesional jam. Disa njerëz përpiqen të thonë gjëra të rreme. Ishim vonë në një takim grumbullues, dhe ndjej se vendimi nuk ishte i trajnerit, por i Federatës,” kishte thënë Zhegrova në një konferencë për shtyp.

Tashmë, me rikthimin e tyre, duket se të gjitha palët janë fokusuar në ndeshjet e ardhshme. Kosova do të ndeshet me Lituaninë më 12 tetor, dhe më pas do të presë Qipron në Prishtinë më 15 tetor. Këto ndeshje janë të rëndësishme për rritjen e moralit dhe pozicionin e Kosovës në grupin e Ligës së Kombeve.

Me rikthimin e lojtarëve të rëndësishëm si Zhegrova, Muric dhe Muslija, shpresat për rezultate pozitive janë të larta. Kombëtarja e Kosovës do të përpiqet të shfrytëzojë potencialin e saj maksimal për të siguruar pikë të vlefshme në këto përballje./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Përtej golave: Klopp nderohet si ‘ambasador i demokracisë’

Published

on

Jürgen Klopp, trajneri më i njohur gjerman në Britani, u nderua sot me Urdhrin e Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë në një ceremoni të mbajtur në Berlin. 57-vjeçari pranoi me krenari këtë çmim, që e nderon jo vetëm për arritjet e tij në futboll, por edhe për kontributin e tij në shoqëri.

Ceremonia u zhvillua në prani të presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili theksoi se Klopp, së bashku me 27 individë të tjerë të shpërblyer, ka dhënë një kontribut të veçantë për vendin pas ribashkimit të Gjermanisë. “Ata na tregojnë se çfarë mund të bëhet konkretisht për të sjellë në jetë vlerat e demokracisë sonë,” tha Steinmeier.

Motivacioni i çmimit për Kloppin vlerëson angazhimin e tij si një lider që ka arritur të ndikojë pozitivisht në jetën e shumë sportistëve dhe tifozëve. “Suksesi dhe fama e Klopp nuk e kanë penguar kurrë që t’i kushtojë vëmendje çdo sportisti dhe ta konsiderojë atë si qenie njerëzore,” u tha në motivacion. Gjithashtu, u theksua përkushtimi i tij ndaj fansave të tij të shumtë, sidomos atyre nga rajoni ku ai lindi.

I njohur për stilet e tij të menaxhimit dhe pasionin e tij për lojën, Klopp ka qenë një figurë frymëzuese në botën e futbollit, duke shërbyer si një ambasador për vlerat e sportit dhe solidaritetit. Pas një periudhe të suksesshme me Liverpoolin dhe Borussia Dortmundin, ai ka zgjedhur të marrë një pushim, duke u shndërruar në një model për shumë të rinj dhe profesionistë të sportit.

Gjatë ceremonisë, Klopp iu përgjigj edhe spekulimeve rreth rikthimit të tij në pankinë, duke bërë një shaka se “Të gjithë presin që Julian Nagelsmann të qëndrojë në detyrë edhe pas vitit 2026,” duke buzëqeshur dhe treguar se është i përqendruar në angazhimet e tij aktuale.

Ky nderim vjen si një dëshmi e ndikimit të tij të madh, jo vetëm në sport, por edhe në shoqëri, duke e bërë Jürgen Klopp një figurë të rëndësishme për Gjermaninë dhe më gjerë./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara