Lajmet

​Kosova dhe Mali i Zi me marrëveshje në fushën e mbrojtjes

Mehaj ka theksuar synimin e Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO.

Published

on

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, për të cilin ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj tha se thellon marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pasi e priti në takim homologun e tij nga Mali i Zi, Mehaj tha se kanë rikonfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm mes dy vendeve dhe se Mali i Zi e mbështet Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

Takimi sot ka qenë shumë i frytshëm, kemi rikonfirmuar bashkëpunimin e fuqishëm që kemi në mes dy shteteve tona, siç nënshkruam edhe marrëveshjen bilaterale e cila rritë bashkëpunimin në shumë fusha, angazhime të përbashkëta edhe në aspektin ushtarak. Me këtë marrëveshje zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes që është i domosdoshëm në aspektin e sigurisë, stabilitetit, demokracisë në mes dy vendeve tona”, tha ai.

Mehaj ka theksuar synimin e Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO.

Mali i Zi si shtet mik i yni, na mbështet në orientimin tonë në iniciativa rajonale, edhe drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Na ka ofruar mbështetje në proces dhe realizimin e synimeve tona në anëtarësim në organizata rajonale. Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal është jetike sidomos për shtetet e Ballkanit, kjo është e ardhmja jonë e përbashkët euroatlantike”, ka thënë Mehaj.

Lajmet

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.

Sipas njoftimit, në përputhje me vendim të Gjykatës Supreme nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet.

Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi“, thuhet në njoftim./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Rama takohet me komandantin e Forcave Detare të SHBA-së

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe Afrikë, Admirali Stuart B. Munsch.

Në këtë takim është diskutuar për hapat konkretë të Shqipërisë për ringjalljen e industrisë ushtarake, avancimin e projekteve të Korridorit VIII dhe zhvillimin e Portit të Ri të Durrësit, shkruan rtsh.al.

“Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit”, shkruan Edi Rama në rrjetin e tij social, në Facebook.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili thekson se është diskutuar për modernizimin e ushtrisë shqiptare.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte përparimi i projektit të Korridorit VIII, një arterie e rëndësishme infrastrukturore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Korridori VIII konsiderohet një projekt strategjik për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale, duke lehtësuar tregtinë, transportin dhe bashkëpunimin ushtarak mes vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë.

Projekti synon të rrisë ndërveprimin ekonomik dhe ushtarak mes vendeve të rajonit, duke e bërë Shqipërinë një nyje të rëndësishme logjistike në Ballkan./S.K/KP/

Continue Reading

Bota

Spanja tërheq ambasadorin nga Tel Aviv

Published

on

Spanja thirri ambasadorin e saj në Tel Aviv, pasi qeveria izraelite akuzoi Madridin për antisemitizëm dhe ndaloi dy ministra spanjollë të hynin në Izrael.

Të hënën, kryeministri Pedro Sanchez njoftoi nëntë masa që synojnë ndalimin e asaj që ai e quajti gjenocid në Gaza.

Ato përfshijnë një embargo të përhershme armësh, një ndalim të importeve nga territoret e pushtuara dhe ndalimin e individëve të përfshirë në luftën e Gazës të hyjnë në Spanjë, shkruan Anadolu.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar iu përgjigj, duke e quajtur qeverinë e Sanchez antisemite dhe duke njoftuar se zëvendëskryeministres Yolanda Diaz dhe ministres së Rinisë Sira Rego do t’u ndalohej hyrja në Izrael.

“Është një pikë krenarie që një shtet gjenocidal po më ndalon mua”, u përgjigj Diaz.

Sa’ar tha gjithashtu se Izraeli do të informojë aleatët e tij për sjelljen armiqësore të qeverisë spanjolle dhe natyrën antisemite dhe të dhunshme të deklaratave të bëra nga ministrat e saj.

Më vonë të hënën, Spanja dënoi një sulm terrorist në Jerusalem që vrau gjashtë persona, përfshirë një shtetas spanjoll.

Debati vazhdoi të përshkallëzohej, me Spanjën që thirri ambasadorin e saj dhe Sa’ar që shkroi më vonë: “Sanchez është ngatërruar me njerëzit e gabuar. Ditët e Inkuizicionit, persekutimit dhe dëbimit kanë mbaruar. Izraeli është një vend i fortë dhe sovran.”/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara