Lajmet
Kosova dhe Izraeli më 1 shkurt lidhin marrëdhënie diplomatike
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMarrëdhënia diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit do të zyrtarizohet më 1 shkurt, me një ceremoni solemne virtuale.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.
Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur me këtë rast shefja e diplomacisë kosovare, duke shtuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmet
Tetë vite nga rasti i Astrit Deharit, Kurti: Jemi të gatshëm si qeveri ta ndihmojmë prokurorinë
Published
12 mins agoon
November 5, 2024By
UBTNewsKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm si Qeveri, ta ndihmojnë Prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësinë pas tetë viteve, rreth zbardhjes së rastit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Gjatë homazheve në varrezat e Zllatarit në Prishtinë, kryeministri Kurti ka thënë se “kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë viteve në një formë tjetër, nëpërmjet drejtësisë që mungon”.
“Kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë viteve, në një formë tjetër, nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto tetë vite, katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit, të Astritit, por që të katër dolën në pension, pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë që e ka marr rastin. Dhe si LVV, si Qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm, që ta ndihmojmë me krejt çka mundemi e dimë Prokurorinë e shtetit, për të sjellë drejtësi për Astritin dhe familjen e tij”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, sipas babait të Astritit, deputetit, Avni Dehari ata që kanë bërë krimin ndaj djalit të tij edhe sot e kësaj dite mundohen të fshijnë gjurmët e tyre.
Dehari, është shprehur se nëse nuk zbardhet ky rast, vërteton se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel.
“Tetë vite, një njeri që ka humbur jetën në një institucion të Kosovës të mos zbardhet e vërteta, për të flet vet, sepse ata që kanë bërë krimin ndaj Astritit dhe drejtësisë në përgjithësi edhe sot e kësaj dite, mundohen të fshehin gjurmët e tyre. Nëse nuk zbardhet ky rast dhe raste të tjera, flet shumë se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel dhe Kosova nuk e meriton të ketë një gjyqësi të tillë”, është shprehur Dehari.
Gjithashtu, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka theksuar se katër prokurorët që kanë pasur në dorë rastin e aktivistit të LVV-së, Deharit, sipas tij kanë dashur të manipulojnë të vërtetën “kinse Astriti ka vdekur në spitalin e Prizrenit”.
“Ky është skandali më i madh, rasti më i dhimbshëm pas përfundimit të luftës në Kosovë. Një mori prokurorësh, kanë dashur të manipulojnë të vërtetën, duke deklaruar rrejshëm, për manipulim të opinionit publik të qytetarëve dhe të tjerëve, kinse Astriti ka vdekur në spital, gjë që dokumenti i spitalit e tregon, që Astriti është dërguar pa shenja jete”, ka theksuar Gashi.
Të pranishëm në homazhe ishin familjar, pjesëtar të kabinetit qeveritar dhe deputetë.
Bota
Tjetër masakër në Gaza, 12 palestinezë të vrarë, SHBA kritika izraelit
Published
1 hour agoon
November 5, 2024By
UBT NEWSMëngjesin e sotëm, sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë rezultuar në vrasjen e të paktën 12 palestinezëve, duke thelluar edhe më tej krizën humanitare në rajon. Banorët e zonës shprehen se frika nga sulmet e reja ajrore dhe tokësore është në rritje, ndërsa evakuimet e detyruara po realizohen me qëllim zbrazjen e zonave në veri të enklavës, për të krijuar zona tampon përball militantëve të Hamasit.
Sipas mjekëve, në sulmin e fundit në dy shtëpi në qytetin verior të Gazës, Beit Lahiya, kanë humbur jetën shtatë persona, ndërsa pesë të tjerë janë vrarë në sulme të veçanta në pjesët qendrore dhe jugore të enklavës. Izraeli ka dislokuar tanke në Jabalia, Beit Hanoun dhe Beit Lahiya që nga 5 tetori, me pretekstin se synon të parandalojë rigrupimin e luftëtarëve të Hamasit.
Situata humanitare po bëhet gjithnjë e më alarmante. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka raportuar vazhdimin e bombardimeve nga forcat izraelite në Spitalin Kamal Adwan, duke shkaktuar plagosje të shumë stafit dhe pacientëve. Ndërkohë, Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët, UNRWA, ka paralajmëruar se Izraeli po zvogëlon numrin e kamionëve me ndihma të lejuara në Gaza, duke përkeqësuar mungesën e ushqimit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera thelbësore për jetesën.
Izraeli e ka mohuar akuzën për zvogëlimin e ndihmave, por ka njoftuar se do të përfundojë marrëdhëniet me UNRWA-në, një nga ofruesit kryesorë të ndihmës për civilët palestinezë gjatë këtij konflikti të vazhdueshëm.
Shtetet e Bashkuara, përmes zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, kanë bërë të qartë se Izraeli duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza, ose përballen me kufizime të mundshme në ndihmën ushtarake amerikane. Miller njoftoi se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, pritet të bisedojë me zyrtarët izraelit këtë javë.
Letra e dërguar për Izraelin përshkruan hapat specifikë që qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu duhet të ndërmarrë brenda 30 ditëve. Këto përfshijnë sigurimin e hyrjes së një minimumi prej 350 kamionësh në Gaza çdo ditë, vendosjen e pauzave në luftime për të lejuar dërgimin e ndihmave, si dhe anulimin e urdhrave të evakuimit për civilët palestinezë kur nuk ka nevojë operacionale. Kjo situatë shënon një ndryshim të dukshëm në mbështetjen e Uashingtonit për Tel Avivin që nga fillimi i konfliktit, duke e theksuar nevojën për veprime emergjente për të parandaluar një krizë të mëtejshme humanitare./Euronews/
Lajmet
Vdes një foshnje në Prishtinë, intervistohen disa persona
Published
1 hour agoon
November 5, 2024By
UBTNewsNjë foshnje ka ndërruar jetë dje paradite në Prishtinë.
Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë.
Rasti në procedurë hetimore.
Lajmet
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale
Published
1 hour agoon
November 5, 2024By
UBTNewsDeputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për investimet kapitale.
Ai ka thënë se është i katërti vit me radhë i humbur në këto investime.
Sipas Hotit, nga 913 milionë euro të parapara për investime kapitale, për nëntë muaj janë shpenzuar vetëm 325 milionë euro.
“Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave”, ka shkruar Hoti.
Ai ka potencuar edhe përqindjen e realizimit nëpër secilën ministri, ku ajo e Industrisë, Drejtësisë, Financave, Bujqësisë, figurojnë më përqindje shumë të ulët të realizimit. Pas tyre renditen Ministria e Arsimit, Ekonomisë, Shëndetësisë, e Punëve të Brendshme dhe Kulturës.
“Ja tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetë 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk figuron asnjë projekt për ujitje të tokave bujqësore”, thekson Hoti.
Tetë vite nga rasti i Astrit Deharit, Kurti: Jemi të gatshëm si qeveri ta ndihmojmë prokurorinë
Pse e mbajmë orën në dorën e majtë? Zbuloni arsyet që fshihen pas këtij zakoni!
Nata e madhe, super ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve!
Kur do ta mësojmë fituesin e zgjedhjeve për president të SHBA
Tjetër masakër në Gaza, 12 palestinezë të vrarë, SHBA kritika izraelit
Ushqimi në dimër: Çfarë ndodh me oreksin tonë?
Të paktën 20 të vrarë nga sulmi izraelit në Gazë
Vdes një foshnje në Prishtinë, intervistohen disa persona
Sfida e të fortëve: Mbretërit përballë Kuqezinjve!
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman