Lajmet

​Konjufca nga Krusha: Do ta padisim Serbinë për gjenocid

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherit edhe ushtruesi i detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca, me rastin e 22-vjetorit të masakrave, bëri homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca tha se Kosova ka tri plagë që ende janë të hapura. Sipas tij, plaga e parë është masakra që kanë përjetuar populli, plaga e dytë të zhdukurit dhe e treta është mungesa e drejtësisë për familjarët që humbën të dashurit e tyre.

“Krushjanët e kanë përjetuar tmerrin e një masakre e cila ka lënë qindra e qindra të vdekur, plaga e dytë është që këtu ka edhe varreza të zbrazura, disa prej varrezave janë të zbrazura që na e kujton edhe njëherë se Serbia i ka rrëmbyer më të dashurit tanë e familjarët tanë fati i tyre ende nuk është zbardhur. Dhe kjo është një plagë e hapur në trupin e shtetit tonë, popullit tonë dhe plaga e tretë do të thosha që është drejtësia e munguar, nuk ka pasur drejtësi kurrë për familjarët të cilët i humbën më të dashuritë e tyre. Ata u masakruan u rrëmbyen, nuk dihet për një pjesë të tyre për fatin e tyre dhe familjarët tash e 22 vite prej asaj date jetojnë për çdo ditë me peshën e me vuajtjen e rëndë për fatin e pazbardhur të familjarëve të tyre”, tha ai.

Konjufca tha se gjaku i krushjanëve të Krushës të Madhe dhe të Vogël qëndron në themelet e shtetit tonë dhe themelet e lirisë së Republikës se Kosovës.

Konjufca tha se qeveria e re me kryeministër Kurtin ka premtuar që do të padisë shtetin e Serbisë për gjenocidin dhe kjo do të ndodhë dhe se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat tona në dialogun me Serbinë.

“Qeveria që ka ardhur në krye me kryeministrin Albin Kurti ka premtuar se do t’ia bëjë së pari një padi për gjenocid shtetit të Serbisë kjo do të ndodhë e para, e pastaj edhe për çdo fazë që të jemi të përgatitur që ne t’i kërkojmë të drejtat tona duke filluar ne dialogun me Serbinë e në të gjitha fazat e tjera në shtet ndërtimin e Kosovës”, tha ai.

Konjufca gjithashtu homazhet i vazhdoi edhe në Krushë të Vogël, ku tha së Serbia nuk e ka marrë ende dënimin e merituar si shtet për krimet e kryera në Kosovë.

“Çka është më e keqja përmes politikës së sotme të cilën po e zhvillojnë përfaqësuesit shtetërorë të Serbisë po na tregojnë që Serbia në masë të madhe nuk është shkëputur nga ajo logjikë e atij pushteti që e ka shkaktuar gjenocidin në Kosovë”, shtoi ai.

Krusha e Madhe është edhe vendlindja e intelektualit të madh, Ukshin Hoti, i cili u zhduk në muajin maj të vitit 1999 nga forcat policore të Serbisë duke mos u ditur më asgjë për fatin e tij. 

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.

Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kuptojeni përmes këtij linku njoftimin e plotë të “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, lidhur me Kosovën./EO

Continue Reading

Të kërkuara