Lajmet

​KMDLNj: Situata në veri e rëndë, barrikadat po cenojnë të drejtat e njeriut

Mëngjesin e sotëm është vendosur edhe një barrikadë tjetër prej dy kamionëve.

Published

on

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) konsideron se situata në veri është e rëndë dhe qytetarëve po u kushtëzohet liria e lëvizjes. Kryetari Behxhet Shala thotë se barrikadat e vendosura nga serbët lokalë po pengojnë procesin mësimor, furnizimin, qasjen në shërbime publike e shëndetësi. Sipas tij, çdo veprim i institucioneve të vendit mund të konsiderohet si i dhunshëm, por një gjë të tillë nuk do ta lejojnë as ndërkombëtarët.

Mëngjesin e sotëm është vendosur edhe një barrikadë tjetër prej dy kamionëve të mbushur me zhavorr në rrugën magjistrale Mitrovicë – Zveçan, përtej vendit të quajtur “Kërshi i Dudës”.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala thotë se barrikadat e vendosura po menaxhohen nga Beogradi.

“Realisht është një situatë e rëndë, është një situatë e cila kushtëzon lirinë e lëvizjes për gjthë qytetarët atje, shqiptarë, serbë e të tjerë. E pengon procesin e arsimit, furnizimit, qasjes në shërbime publike e shëndetësi. Është një situatë krejtësisht e padurueshme, mirëpo barrikadat janë vendosur nga një qendër, nga Beogradi, menaxhohen nga Beogradi dhe ato janë vendosur me qëllim që ta vënë Kosovën në para një akti të kryer në mënyrë që ata ta forcojnë pozitën negociuese. Ndërkaq, Kosova e dobëson pozitën negociuese, për faktin që tash në qoftë se hyhet në bisedime apo pashmangshëm do të hyhet në bisedimeve për ato barrikada, ata do të kenë kërkesa të reja që më parë nuk i kanë pasur”, deklaron Shala.

Për barrikadat e vendosura nga serbët lokalë, Shala shton se bashkësia ndërkombëtare nuk po bën presion.

“Është një gabim i madh në qoftë se mendohet që të drejtat e njeriut janë të rrezikuara në veri dhe nuk iu ka mbetur tjetër rrugë përveç barrikadave. Barrikada është një testim që kanë bërë serbët qysh nga lufta e Kroacisë edhe për fat të keq gjithmonë ju ka dhezur”, shton kryetari i KMDLNj-së.

Kryetari i KMDLNj-së thekson se kjo situatë mund të shpërthejë nëse nuk bëhet vlerësimi i duhur nga palët.

“Meqë kemi hyrë në një cak të mbyllur është bukur problem të intervenohet sepse çdo intervenim i PK-së apo institucioneve të Kosovës do të merrej si një veprim i dhunshëm dhe do ta provokonte reagimin e palës tjetër, por mendoj që edhe ndërkombëtarët që janë shumë opurtunist në këtë çështje, as ata nuk do të lejonin që me një veprim të pamatur qoftë të njërës palë, e qoftë të tjetrës të kontribuohet në përshkallëzimin e situatës”, përfundon Shala.

Tash e më shumë se dy javë, në veri të vendit janë vendosur barrikada nga serbët lokalë. Në fillim, barrikadat u vendosën për të kundërshtuar arresimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq. 

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 30.11.2025 – 21:25. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Aksident në dalje të Lushnjës, një i plagosur

Published

on

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Lushnjës.

Një automjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit Aleksandro B. ka marrë plagë të shumta, duke u dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan rtsh.al./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

FIFA teston rregullin dy-minutësh

Published

on

FIFA ka prezantuar një rregull të ri që synon të ndalë humbjen e kohës gjatë ndeshjeve të futbollit. Sipas presidentit të Komisionit të Gjyqtarëve, Pierluigi Collina, çdo lojtar që kërkon trajtim mjekësor gjatë lojës do të detyrohet të largohet nga fusha për dy minuta.

Collina sqaroi se ky rregull vlen në të gjitha rastet, përveç kur lojtari që shkakton faullin ndëshkohet me karton të verdhë ose karton të kuq.

Portierët, ndërkohë, mbeten të përjashtuar nga ky rregull për shkak të rolit të tyre specifik në lojë.

Qëllimi i FIFA-s është të dekurajojë simulimet dhe lëndimet e kota, duke detyruar skuadrat të luajnë për dy minuta me një lojtar më pak nëse lojtari i dëmtuar kërkon trajtim. Në këtë mënyrë pritet të rritet koha reale e lojës dhe të ulen vonesat artificiale.

Rregulli i ri do të testohet për herë të parë në Kupën Arabe 2025, që zhvillohet nga 1 deri më 18 dhjetor në Katar.

Nëse vlerësohet i suksesshëm, mund të zbatohet edhe në garat më të mëdha, përfshirë Kupën e Botës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

By

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./EO

Continue Reading

Të kërkuara