Lajmet

​Kissinger: Ky mund të jetë qëllimi i vërtetë i Hamasit, Gjermania bëri një gabim të madh

“Akti i hapur i agresionit të Hamasit duhet të përballet me njëfarë ndëshkimi”, tha Kissinger.

Published

on

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, i cili po festohet në rrugët e Berlinit, tregon se Gjermania ka lejuar shumë të huaj të hyjnë në vend, sipas ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger.

“Ishte një gabim i madh të liroheshin kaq shumë njerëz me kultura, fe dhe koncepte krejtësisht të ndryshme, sepse krijon një grup presioni brenda çdo vendi që e bën këtë”, tha ish-diplomati amerikan 100-vjeçar në një intervistë me kryeshefin ekzekutiv të kompanisë më të madhe mediatike gjermane Axel Springer, Mathias Döpfner. Axel Springer është kompania mëmë e Politica.

Kissinger me origjinë gjermane, i cili iku nga nazizmi me familjen e tij në vitin 1938 dhe u bë arkitekti i politikës së jashtme të SHBA gjatë Luftës së Vietnamit, tha se është “e dhimbshme” kur u pyet se si i shikonte arabët në Berlin që festonin sulmin e fundjavës së kaluar në Izrael.

Në një sulm të befasishëm që filloi të shtunën në mëngjes, militantët e Hamasit dolën nga Rripi i Gazës, duke vrarë më shumë se 1 mijë e 200 izraelitë dhe duke rrëmbyer dhjetëra, ndërsa qëlluan me raketa qytete duke përfshirë Tel Avivin dhe Jerusalemin. Izraeli që atëherë është kundërpërgjigjur duke nisur një rrethim të Gazës dhe duke gjuajtur raketa hakmarrëse, duke vrarë mbi 1 mijë e 300 palestinezë.

Paralajmëron për përshkallëzim

“Akti i hapur i agresionit të Hamasit duhet të përballet me njëfarë ndëshkimi”, tha Kissinger, ndërsa paralajmëroi për potencialin për një përshkallëzim të rrezikshëm në rajon.

“Konflikti në Lindjen e Mesme është në rrezik të përshkallëzimit dhe përfshirjes së vendeve të tjera arabe nën presionin e opinionit të tyre publik”, paralajmëroi Kissinger, duke treguar mësimet e nxjerra nga Lufta e Yom Kipurit e vitit 1973, gjatë së cilës një koalicion arab i udhëhequr nga Egjipti dhe Siria sulmoi Izraelin.

“Qëllimi i vërtetë i Hamasit dhe mbështetësve të tij mund të jetë vetëm mobilizimi i botës arabe kundër Izraelit dhe prishja e negociatave paqësore”, tha Kissinger. “Është gjithashtu e mundur që Izraeli të mund të ndërmarrë veprime kundër Iranit nëse beson se Teherani kishte një dorë në sulm”, shtoi ai.

Më gjerësisht, tha Kissinger, agresioni i vazhdueshëm rus në Ukrainë së bashku me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit përfaqësojnë një “sulm themelor ndaj sistemit ndërkombëtar”.

Lajmet

Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Pesë kadetë nga Kosova kanë diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ata do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Pirro Vengu.

Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci në Facebook

Continue Reading

Lajmet

​IPK-ja identifikon dobësi në pasqyrimin e gjobave dhe shkeljeve

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës thotë se ka të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Kjo është theksuar me një inspektim që IPK-ja e ka bërë rreth përdorimit të teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik.

Përmes një njoftimi për media, IPK-ja tha se inspektimi është realizuar me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv, ndër të tjera, bazuar në informacionet që IPK kishte pranuar se zyrtarët policorë për arsye të ndryshme nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.

Inspektimi ka vënë në pah se ka dobësi/të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Sipas IPK-së. gjatë krahasimit të të dhënave në gjoba dhe atyre të regjistruara në radar gjatë inspektimit janë hasur katër natyra të mospërputhjeve: Shpejtësia e lëvizjes së mjetit e përshkruar në gjobë është më e ulët se ajo e regjistruar në radar (në 55 nga 84 mostra/gjoba); Shpejtësia e kufizuar në radar ndryshon nga ajo e regjistruar në gjobë (në 23 nga 84 mostra); Lloji i shkeljes në gjobë ndryshon nga ajo e matur me radar (në 3 nga 84 mostra); Shqiptohet gjobë për tejkalim të shpejtësisë në bazë të një neni (paragrafi) jo adekuat të ligjit (në 3 nga 84 mostra).

IPK-ja në kuadër të Raportit ka dhënë shtatë rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e nxjerrjes së një udhëzuesi lidhur me përdorimin e pajisjeve për matjen e shpejtësisë së lëvizjes, mbajtjen e një trajnimi shtesë për të pajisur personelin me njohuri të mjaftueshme, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të dobësive sa i përket vendosjes së të dhënave në pajisjet e matjes, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje, përdorimit efektiv të automjeteve me pajisje inteligjente, monitorimit të procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara nga pajisjet, aplikimit të praktikës së printimit të kundërvajtjeve.

Continue Reading

Lajmet

Një aksident me fatalitet, Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2289 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 70 aksidente trafiku me dëme materiale, 35 aksidente trafiku me të lënduar kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 10 janë dërguar në mbajtje kurse një person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohen nëntë armë në formë stilolapsi, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi të njëjtit i janë gjetur nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishek.

Policia në Pejë njoftoi se pas informacionit për një përleshje fizike në fshatin Carrabreg-Deçan njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i janë gjetur dhe i janë konfiskuar armë të dyshuarit.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё“, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara