Sport

​Këto janë ballafaqimet interesante në Ligën Unike

Takimi i parë zhvillohet mes Teutës dhe Kamza Basket.

Published

on

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Ligën Unike, që sjell përballje interesante. Takimi i parë zhvillohet mes Teutës dhe Kamza Basket. Durrësakët kanë pesë fitore e katër humbje, kurse skuadra nga Kamza ka dy fitore e tetë humbje.

Sfidë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet rivalëve Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Therandasit kanë tetë fitore dhe një humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e gjashtë humbje. Ylli është në top formë, duke kryesuar në Ligën Unike dhe Art Motion Superligë, kurse rahovecasit janë përballur me ulje-ngritje gjatë gjithë edicionit. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma.

Takim interesant pritet mes Pejës dhe Tirana Neptun. Pejanët kanë shtatë fitore dhe tri humbje në këtë edicion të Ligës Unike, ndërsa tiranasit kanë pesë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një përballje interesante, ku të dy skuadrat synojnë “Play-off” in dhe të renditen sa më të lartë në garat e rregullta.

Takimi i fundit i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Vllaznisë së Shkodrës. Prizrenasit kanë gjashtë fitore e katër humbje, kurse shkodranët dy fitore e tetë humbje.

Liga Unike – Java 11

E mërkurë

16:00 Teuta – Kamza

17:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci

E enjte

17:00 Peja – Tirana

19:00 Prizreni 16 – Vllaznia

Sport

Në konferencën e parë te Milani, Jashari: Rrënjët shqiptare më japin forcë, Xhaka mbetet shembull i madh për mua

Published

on

Ardon Jashari ka dhënë konferencën e parë për media si futbollist i Milanit, ku ka folur për emocionet e transferimit te gjiganti italian, por edhe për lidhjen e tij me Granit Xhakën dhe rrënjët shqiptare.

Mesfushori i ri kuqezi nuk e fshehu respektin për kapitenin e Zvicrës, me të cilin ndan jo vetëm fushën e lojës, por edhe prejardhjen, shkruan Gazeta Express.

“Granit Xhaka ka një karrierë të madhe prapa vetes, por është ende një lojtar i mrekullueshëm. Gjithashtu, kam mësuar shumë nga ai. Ajo çfarë kemi të përbashkët është prejardhja jonë, rrënjët tona shqiptare. Ne jemi rritur me atë grintën, atë fuqinë dhe zjarrin brenda nesh që duam të fitojmë gjithçka. Nuk ka rëndësi nëse është ndeshje futbolli apo diçka tjetër”, tha Jashari para gazetarëve italianë.

21-vjeçari theksoi se kjo energji e vendosmëri do ta udhëheqin edhe në aventurën e re me Milanin, ku synon të lërë gjurmë të bëhet pjesë e historisë së klubit.

Me këtë deklaratë, Jashari jo vetëm që vuri në pah lidhjen e tij me Xhakën si model frymëzimi, por edhe krenarinë për origjinën shqiptare, që sipas tij i ka dhënë karakterin dhe forcën për të luftuar në çdo sfidë.

 

 

Continue Reading

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Të kërkuara