Lajmet

​Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër sesionin e rregullt për Kosovën

Raporti do të prezantohet nga shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin.

Published

on

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate për Kosovën në seancën e nesërme.

Raporti do të prezantohet nga shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, i cili tha se raporti i ri fokusohet në reformën qeveritare, sundimin e ligjit, çështjet e sigurisë dhe situatën me pandeminë e koronavirusit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje udhëtoi për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e nesërme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sesioni i mëparshëm u mbajt më 13 prill në formatin online.

Lajmet

​Krasniqi-Gashit: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së cenon raportet ndërshtetërore

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi.

Krasniqi gjatë takimit ka shprehur shqetësim lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Krasniqi, ky veprim i “papranueshëm”, cenon raportet ndërshtetërore.

“Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut – veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve”, tha Krasniqi.

PDK sipas Krasniqit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon.

“Kryetarit Gashi i urova punë të mbarë, që si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të ndihmojë në realizimin e ambicieve dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë atje”, tha Krasniqi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka qëndruar sot në Kosovë ku ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Continue Reading

Aktualitet

Parlamentit të Serbisë “i vihet flaka”, Ana Brnabiç fajëson Albin Kurtin për situatën!

Published

on

Ndërkohë që Parlamenti i Serbisë është përfshirë ne kaos dhe përplasje, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka reaguar me një fjalim të ashpër ku ka fajësuar qeverinë e Kosovës, konkretisht Albin Kurtin, për përkeqësimin e situatës. Ajo ka deklaruar se gjithë përgjegjësia për tensionet e sotme në Serbi është e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Brnabiç ka theksuar se veprimet e Kurtit kanë sjellë përshkallëzimin e krizës, duke përmendur ndikimin e këtyre zhvillimeve në stabilitetin e rajonit. Ajo ka akuzuar Kurtin për nxitjen e tensioneve dhe ka thënë se situata aktuale është pasojë direkte e veprimeve të tij në Kosovë, duke iu referuar veprimeve që sipas saj kanë shpërthyer tensionet me serbët në veri të Kosovës dhe kanë kontribuar në destabilizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ana Brnabiç tha: “Për këtë situatë sot këtu, i gjithë faji është te Albin Kurti. Ky nuk është fundi, ne do të gjejmë zgjidhje për vendin tonë dhe popullin. Ky nuk është fundi për ne, le ta dijë Kurti. Le të jetojë Serbia, dhe kurrë Kurti nuk do të arrijë të ndalë zhvillimin e këtij shteti.”

Në Kuvendin e Serbisë ka shpërthyer një kaos i madh, ku janë regjistruar rrahje brutale ndërmjet deputetëve. Situata është përshkallëzuar, duke shkaktuar një atmosferë kaotike dhe tensione të larta. Sirenat kanë shpërthyer në çdo kënd të sallës, duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancave dhe duke penguar qeveritarët të flasin. Ky incident ka tronditur rëndë mjedisin politik dhe ka shkaktuar një valë shqetësimi në radhët e deputetëve dhe opinionit publik./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Gashi para takimit me Kurtin, ka zhvilluar një takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Continue Reading

Bota

Netanyahu miraton armëpushim në Liban

Published

on

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka miratuar armëpushimin me Hezbollahun në Liban, pas një periudhe bisedimesh ndërmjetësuese. Sipas raportimeve të mediave izraelite, qeveria e Tel Avivit ka dhënë dritën jeshile për arritjen e armëpushimit, duke lejuar Amos Hochstein, këshilltarin e lartë të presidentit amerikan Joe Biden, të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Në një takim të zhvilluar mbrëmë për sigurinë, ku morën pjesë Netanyahu dhe disa ministra, është diskutuar mbi propozimin për armëpushim dhe është dhënë miratimi për të avancuar me këtë marrëveshje. Raportohet se diskutimet janë përqendruar në sigurinë e vijës kufitare mes Sirisë dhe Libanit, si dhe në rolin e ushtrisë izraelite në këtë zonë. Izraeli ka kërkuar dhe marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara për të siguruar lirinë e veprimit të ushtrisë izraelite në kufi në rast të shkeljeve të armëpushimit.

Burime të paidentifikuara izraelite kanë njoftuar se “armëpushimi pritet të shpallet brenda dy ditëve”. Gjithashtu, ato kanë shtuar se “marrëveshja me Libanin është tashmë nënshkruar”, dhe Netanyahu po punon për të shpallur zyrtarisht këtë lajm për opinionin publik. Kjo marrëveshje vjen pas javësh tensionesh dhe përplasjeve ushtarake në kufirin libanez, duke ofruar një mundësi për uljen e tensioneve në rajon./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara