Sport

​Kërkohet të ri-luhet finalja e Botërorit, Argjentinë-Francë

Në Francë kanë nisur një peticion për të riluajtur finalen.

Published

on

Populli francez nuk po bie dakord me finalen e Kupës së Botës në Katar 2022, aty ku kombëtarja e tyre u mposht në finale nga Argjentina teksa vendimtare rezultuan goditjet e 11-metërshave, me lojtarët albiceleste që u treguan shumë të saktë.

Megjithatë, para se sfida të shkonte tek 11-metërshat, Franca pretendoi në disa raste për gjykimin, teksa “Gjelat” protestuan gjatë për penalltinë e akorduar në favor të Di Marias. Ousmane Dembele ishte ai që pati kontatin me sulmuesin anësor, mirëpo nga pamjet u duk se bëhej fjalë për një kontakt tejet të lehtë. Gjithsesi, arbitri Marciniak akordoi menjëherë penallti dhe nuk pati nevojën as për t’u këshilluar me sistemin VAR.

Ndërkohë, një tjetër rast që pretendojnë francezët është edhe një kontakt në zonë i Thuram me Romeron. Gjyqtari polak akordoi faull në dëm të Francës duke ndëshkuar me karton të verdhë Thuram për simulim në zonë, megjithatë sërish pamjet treguan se kontakt pati ndërsa edhe në këtë rast, Marciniak nuk priti sistemin VAR.

Në këtë formë, në Francë kanë nisur një peticion për të riluajtur finalen, teksa deri më tani janë mbledhur plot 200.000 firma. Megjithatë, diçka e tillë duket e pamundur për t’u realizuar pavarësisht dëshirës së francezëve, me Argjentinën që prej disa ditësh po i gëzohet suksesit të tretë në një kampionat Botëror.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara