Lajmet

​Kërkohet që viktimat e dhunës seksuale të marrin trajtim të duhur shëndetësor

Ky diskutim u organizua nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci.

Published

on

“Krijimi i shërbimeve të specializuara për të mbijetuarit e dhunës seksuale”, ka qenë tema e diskutimit që është organizuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci. Aty u theksua nevoja që viktimat e dhunës seksuale të marrin trajtim të duhur shëndetësor, në mënyrë që të mos përballen edhe me probleme të tjera.

Në këtë diskutim u vlerësua përfshirja e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës, që sipas pjesëmarrësve në këtë diskutim kjo tregon që Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë dhe të përmirësojë çështjet sociale kur bëhet fjalë për dhunën seksuale.

Pjesë e këtij diskutimi ishte edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, e cila tha se kanë dhënë një kontribut në këtë drejtim duke përfshirë Konventën e Stambollit në Kushtetutën e Kosovës.

“Unë mendoj se deri më tani kemi dhënë kontributin tonë në Parlament duke e aprovuar Konventën e Stambollit, ku për politikë kemi që të kemi barazi gjinore dhe që këtë ta implementojmë si institucione dhe kjo nuk varet vetëm nga ne, mirëpo kjo bazohet edhe tek spektri i përgjithshëm udhëheqës shtetëror në shtetin tonë. Kështu që, është shumë e rëndësishme që në këtë proces të jemi së bashku sektori publik, sektori social dhe sektori ndërkombëtarë i cili më të vërtetë gjithmonë i ka përkrahur këto iniciativa dhe mendoj se është me prioritet të rëndësishëm që të jemi të barabartë edhe pavarësisht gjinisë, racës, kombësisë dhe gjuhës që e flasim”, tha ajo.

Përfshirjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës, shefi i EULEX-it Lars Gunnar Wigemark, e quan hap historik për gratë në Kosovë.

Pas kësaj, ai tha se puna duhet të fillojë me implementimin e specifikave të Konventës së Stambollit, derisa theksoi se viktimat e dhunës seksuale duhet të marrin kujdes të duhur shëndetësor, asistencë ligjore dhe përkrahje që të kenë të gjitha të drejtat që i caktohen me ligj.

“Viktimave të kësaj dhune ju duhet menjëherë një përkrahje shëndetësore, duke e kombinuar këtë me një ekzaminim dhe asistencë ligjore, pra duke u lidhur kjo me prokurorinë dhe gjithmonë duhet një konsutim psikologjik se përndryshe do të kemi shenja psikologjike gjatë gjithë jetës. Pra, ne duhet gjithsesi një ndihmë të bëjmë për viktimat dhe kjo ndihmë mund të bëhet vetëm nëse këto viktima të dhunës seksuale janë të gatshme për të kërkuar ndihmë dhe raportojnë dhunuesin. Pra, siç e dini fatkeqësisht një numër i madh i grave ose viktimave nuk e raportojnë një gjë të tillë dhe për rastet e raportuara në Polici janë vetëm një pjesë e vogël që janë përcjell në Prokurori”, tha ai.

Wigemark tha se mungesa e raportimit të rasteve të dhunës nuk është vetëm në Kosovë, por theksoi se është një fenomen universal.

Edhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Fran Power, deklaroi se përfshirja e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, madje ai tha se me këtë veprim Kosova ka treguar se është e gatshme të marrë përgjegjësitë dhe të përmirësojë çështjet sociale kur bëhet fjalë për dhunën.

“Të kemi një shërbim special për viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj dhune dhe duhet të merren gjithmonë masa legjislative të duhura që të kemi një qasje sa më të mirë institucionale që të kemi gjithmonë një përkrahje psikologjike dhe ligjore për viktimat… Kosova ka marrë një hap përpara që të ngërthejë dhe të implementoj Konventën e Stambollit, kjo është shumë e rëndësishme për gratë dhe burrat, jo vetëm këtu, mirëpo edhe për gjithë Evropën[…]Përqafimi i kësaj konvente nga shteti i Kosovës tregon se Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj dhe të përmirësojë çështjet sociale, sidomos kur kemi të bëjmë me dhunën”, tha ai.

Ndërkaq, drejtoresha e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Njomza Emini, tha se një diskutim i tillë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të fuqizuar vajzat dhe gratë.

“Mbase zhvillohet gjatë 16 ditëve të aktivizimit për parandalimin e dhunës ndaj grave, konferenca është gjithashtu pjesë e një përpjekje më të gjatë për të fuqizuar vajzat dhe gratë nga komunitetet e ndryshme në Kosovë dhe për të siguruar përmbushjen e obligimeve të Kosovës sipas Konventës së Stambollit”, tha ajo.

Ky diskutim i organizuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci, është në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Lajmet

​Detaje nga takimi i kryeministrit Kurti me ambasadorët, suedez dhe britanik

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi të hënën një takim të përbashkët me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim u diskutua për çështjet aktuale, përmbylljen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimin e institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme, si dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Bëhet e ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën, pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, rritjen e vazhdueshme ekonomike, progresin shoqëror dhe avancimin demokratik, si dhe angazhimin për paqe e siguri, rend publik e kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE-ja shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë vendoset në mars

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka shtyrë afatin për dorëzimin e aplikimeve të operatorëve të sektorit energjetik në procesin vjetor të shqyrtimit të tarifave.

Afati i ri është caktuar për datën 28 janar, pasi kompanitë ende nuk i kanë kompletuar dokumentet.

Vendimi për tarifat e reja pritet të merret para fundit të marsit, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi, më 1 prill.

Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se shtyrja është bërë pasi kompanitë ende nuk e kanë kompletuar dokumentacionin e tyre për aplikim.

Sipas tij, pas pranimit të aplikimeve, ZRRE-ja do të ndërmarrë një shqyrtim të hollësishëm ligjor, rregullativ dhe financiar.

Pepaj, ka theksuar se në këtë fazë nuk mund të paragjykohet nëse do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Ai tha se vetëm pas analizës së plotë dhe procesit të konsultimit publik do të vlerësohet ndikimi i mundshëm tarifor për konsumatorët.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën, nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për ryshfet nga një pronar i një kompanie lidhur me një tender.

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri në ora 07:11 të së martës, janë rinumëruar 73.80% e të gjitha votave.

Ndërkohë të hënën, komisioni kishte bërë të ditur se ky proces ishte përmbyllur plotësisht në 25 komuna.

Continue Reading

Të kërkuara