Kulturë, Lifestyle

​Kafja turke në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Përveç aromës më të fortë, kafja turke ka një mënyrë të vecantë përgatitjeje dhe shërbimi.

Publikuar

Sot është Dita Botërore e Kafes Turke, e cila është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore jomateriale të UNESCO-s që prej vitit 2013.

Ishte një nismë e shtetit turk, për të nderuar metodën më të vjetër të të bërit të kafes, pija më e famshme në të gjithë botën. Kafja turke nisi të bëhej në shekullin e 16-të dhe sot mban histori, rituale, por dhe është kthyer në një mënyrë të jetuari.

Përveç aromës më të fortë, kafja turke ka një mënyrë të vecantë përgatitjeje dhe shërbimi. Pasi piqet, bluhet shumë imët dhe zihet në xhezve (enë në formë konike me një bisht të gjatë).

Ndryshe nga shumë versione të tjera ajo nuk filtrohet dhe shërbehet në filxhanë të vegjël. Sa më shumë shkumë të ketë, aq më shumë vlerësohet kafja turke. Krahasuar me mënyra të tjera të përgatitjes së kafesë, ajo turke është më e shëndetshme dhe nëse konsumohet pa sheqer është një antioksidues i fuqishëm.

Pija e vlerësuar nga UNESCO, për të gjithë ata që e konsumojnë është më tepër se vetëm një pije. Ajo është një mjet i fuqishëm për të bërë bashkë njerëzit dhe për të përmirësuar lidhjet mes tyre. Siç thotë dhe një shprehje e vjetër në Turqi “Një kafe e mirë turke, do të kujtohet edhe pas 40 vitesh”.

Film & TV

Regjisori iranian hyn në grevë urie në burg

Atij iu vazhdua masa e paraburgimit.

Publikuar

nga

Një regjisor iranian, i cili u arrestua gjatë verës së kaluar, disa javë para se filmi i tij i fundit të publikohej, ka hyrë në grevë urie në shenjë proteste pas vazhdimit të paraburgimit ndaj tij.

Jafar Panahi, filmat e të cilit kanë emocionuar kritikët dhe me të cilët fitoi çmime të shumta ndërkombëtare, përmes një deklarate njoftoi se do të refuzojë ushqimin dhe ilaçet duke filluar nga e mërkura “në shenjë proteste kundër sjelljes jashtëligjore dhe çnjerëzore të aparatit gjyqësor dhe të sigurisë”.

Ai është në mesin e një numri artistësh iranianë, figura sportive dhe personazhe të tjera të famshme që janë arrestuar pasi janë shprehur kundër teokracisë së Iranit. Arrestime të kësaj natyre janë gjithnjë e më të shpeshta qëkur shpërthyen protestat mbarëkombëtare gjatë muajit shtator pas vdekjes së një gruaje në paraburgim.

Panahi u dënua me gjashtë vjet burgim në vitin 2011 nën akuzat për propagandë kundër Qeverisë, megjithëse dënimi nuk u zbatua kurrë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Ne-Yo do t’i paguajë ish-bashkëshortes Crystal Renay gati 2 milionë dollarë pas divorcit

Renay gjithashtu do të mbajë një nga katër shtëpitë e tyre në Gjeorgji.

Publikuar

nga

Ne-Yo dhe Crystal Renay kanë finalizuar divorcin e tyre në vetëm pesë muaj, konfirmojnë dokumentet gjyqësore të siguruara nga Page Six.

Këngëtari do t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij një shumë prej 1.6 milionë dollarësh për të balancuar pronat e tyre të pasurive të paluajtshme dhe 20,000 dollarë për shpenzimet e lëvizjes, sipas TMZ.

Renay gjithashtu do të mbajë një nga katër shtëpitë e tyre në Gjeorgji.

Për më tepër, Ne-Yo ra dakord t’i jap një çek prej 150,000 dollarësh ish-bashkëshortës, në mënyrë që ajo të mund të blejë një makinë të re, pasi ai do të mbajë Bentley Bentayga-n e tyre të vitit 2022.

Këngëtari do t’i paguajë gjithashtu Renay-t,12,000 dollarë në muaj si mbështetje për tre fëmijët që ata ndajnë dhe ai do të paguajë gjithashtu çdo shpenzim që lidhet me arsimin. Ata ranë dakord për kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve.

Kujtojmë se Renay paraqiti kërkesë për divorc nga Ne-Yo në gusht të vitit 2022 pasi ajo e akuzoi publikisht për tradhtinë e tij./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Alyssa Milano i kërkon falje Britney Spears pasi vuri në dyshim mirëqenien e saj

Burimet i thanë TMZ se ylli i “Melrose Place”, 50 vjeç, “shprehte mbështetje” për Spears.

Publikuar

nga

Pasi Alyssa Milano kritikoi Britney Spears për një postim të vjetër në Twitter në të cilin ajo vuri në dyshim mirëqenien e saj, Milano privatisht kërkoi falje, sipas TMZ.

Sipas medias, Milano i dërgoi një “mesazh privat” këngëtares. Megjithatë, është e paqartë se çfarë u tha dhe nëse këngëtarja u përgjigj.

Burimet i thanë TMZ se ylli i “Melrose Place”, 50 vjeç, “shprehte mbështetje” për Spears, 41, në mesazhin e saj.

Të martën, Spears akuzoi Milanon për “ngacmim” ndaj saj pasi aktorja postoi në Twitter dhjetorin e kaluar, “Dikush ju lutem shkoni kontrolloni Britney Spears”.

“Më trishton kur shoh gjëra për mua nga njerëz që nuk më njohin !!! Kjo padyshim ndihet si një formë bullizmi !!!” u shpreh Spears./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Në botën e pikturave të Frida Kahlo

Disa nga veprat më të njohura të saj janë “Two Fridas”, “Me and My Parrots” dhe “Dego on my mind”.

Publikuar

nga

Argjentinasit hynë në botën e artistes, Frida Kahlo për një përvojë gjithëpërfshirëse arti që lejon artëdashësit të hedhin një vështrim më të afërt në jetën dhe veprat më ikonike të piktorëve.

Plot projeksione të ndritshme dhe shumëngjyrëshe që sjellin në jetë artin e veprës së Kahlo-s, të pranishmit në Buenos Aires janë të rrethuar nga pikturat e famshme të Kahlo-s si ‘Two Fridas’, ‘Me and My Parrots’ dhe ‘Diego on my mind’.

Instalacioni i artit dixhital që përshkruan jetën e Kahlo-s do të qëndrojë në kryeqytetin e Argjentinas deri në mars. Frida Kahlo filloi të pikturonte si adoleshente ndërsa po shërohej nga një përplasje e tmerrshme me tramvaj në vitin 1925.

Aksidenti dhe një trashëgimi e poliomielitit në fëmijëri e lanë atë në dhimbje të vazhdueshme fizike dhe të paaftë për të pasur fëmijë. Duke e konsideruar pikturën si një mjet të vetë-shprehjes, vuajtja e Kahlo-s përshkruhet në veprat e saj shumë të papërpunuara.Edhe pse arti i saj nuk mori shumë njohje gjatë jetës, ajo ka thyer rekorde ankandesh. Në vitin 2016, piktura e saj “Two Nudes In A Forest” u shit për mbi 8 milionë dollarë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara