Lajmet

​Johnson zotohet të mbështesë Suedinë nëse aplikon për anëtarësim në NATO

Kryeministrja suedeze tha se po shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme dhe NATO është një prej tyre.

Published

on

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se Britania e Madhe do të mbështesë Suedinë nëse vendos të aplikojë për anëtarësim në NATO.

“Jam i sigurt se Britania e Madhe do të mbështesë çfarëdo veprimi që Suedia vendos të nisë. Ne do të jemi aq të dobishëm dhe të mbështesim sa të mundemi”, tha ai.

Ndërsa kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson tha se po shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme dhe NATO është një prej tyre që është në tryezë.

“Ne kemi pasur diskutime me disa vende se si e shohin ata këtë ‘periudhë gri’ (nga paraqitja e një aplikimi për t’u bashkuar) derisa të jemi anëtarë të plotë. Ne kemi marrë siguri nga disa vende. Unë jam këtu me Boris Johnson sot, kam pasur një konferencë shtypi me (kancelarin gjerman) Olaf Scholz javën e kaluar, kam pasur gjithashtu ministrin tonë të jashtëm në Uashington javën e kaluar”, tha ajo.

Ndërkohë, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka thënë se mundësia e anëtarësimit të vendit të saj në NATO ishte për sigurinë e qytetarëve të saj.

Të dy vendet pritet të shpallin qëndrimet e tyre për anëtarësimin në NATO këtë javë në atë që mund të jetë një goditje serioze për Rusinë, ndërsa ushtria e saj lufton për të arritur përfitime vendimtare në Ukrainë.

“Nëse Finlanda e bën këtë hap historik, është për sigurinë e qytetarëve tanë. Anëtarësimi në NATO do të forcojë të gjithë komunitetin ndërkombëtar që qëndron për vlerat e përbashkëta”, tha Marin, raporton Sky News.

Lajmet

​Zgjedhjet e 9 shkurtit, do të jenë rreth 940 qendra të votimit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për listën e Qendrave të Votimit, të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025, për procesin e votimit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në të cilat do të mbahet procesi i votimit është rreth 940, prej të cilave 38, nga një QV për çdo komunë, do të shërbejnë për votimin me kusht.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për regjistrimin e partisë politike Bashkimi Demokratik me akronim BD. Më 18 tetor 2024, iniciativa politike e quajtur Bashkimi Demokratik (BD), udhëheqës i së cilës është Ajvaz Berisha, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim.

Bashkimi Demokratik (BD) do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë me numrin rendor 54.

Continue Reading

Lajmet

Pesë të hospitalizuar, 62 të arrestuar pas sulmeve ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam

Published

on

By

Tifozët izraelitë dhe protestuesit u përleshën gjatë natës së mbrëmshme pas ndeshjes mes Ajaxit dhe Maccabi Tel Aviv, tha policia holandeze të premten.

Autoritetet holandeze thanë se sulmuesit i sulmuan tifozët izraelitë në mënyrë sistematike.

Nuk është e qartë se si filloi dhuna. Liderët e Izraelit dhe Holandës e dënuan dhunën duke e cilësuar si antisemitike. Videot nga Amsterdami gjithashtu shfaqin tifozët izraelitë duke brohoritur thirrje antiarabe në rrugët e qytetit.

Kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema, tha për gazetarë të premten se vëzhguesi kundër terrorizmit i Holandës theksoi se nuk kishte kërcënime konkrete ndaj tifozëve izraelitë të futbollit para ndeshjes.

Peter Holla, shefi në detyrë i policisë së qytetit, tha në një konferencë për media se tifozët “u sulmuan qëllimshëm”.

Policia e Amsterdamit tha në rrjetet sociale se ka filluar një hetim të madh ndaj incidenteve të shumta të dhunës. Ajo nuk dha më shumë hollësi për të lënduarit apo të arrestuarit gjatë dhunës të enjten mbrëma, pas ndeshjes mes Ajaxit dhe Maccabi Tel Avivit në Ligën e Evropës.

Ende nuk është e qartë se kur dhe ku shpërtheu dhuna pas luftës.

Në disa pjesë të qytetit u sulmuan tifozët. Policia u detyrua të ndërhyjë disa herë, për t’i mbrojtur tifozët izraelitë dhe për t’i shoqëruar ata në hotele”, tha policia.

Dhuna shpërtheu megjithëse ishte ndaluar një protestë propalestineze në afërsi të stadiumit. Halsema nuk kishte dhënë leje për protestë nga frika se do të shpërthenin përleshje mes protestuesve dhe tifozëve të klubit izraelit.

Para ndeshjes nuk kishte incidenteve ku përfshiheshin tifozët.

Transmetuesi holandez NOS raportoi se një flamur palestinez u bë copa-copa në një ndërtesë në qendër të qytetit dhe se policia nuk i lejoi mbështetësit propalestinezë të marshonin drejt stadiumit ku po zhvillohej ndeshja.

Izraeli fillimisht urdhëroi dërgimin e dy avionëve në kryeqytetin holandez për t’i kthyer izraelitët në shtëpi, por më vonë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se do të punojë “për të gjetur një zgjidhje për kthimin e qytetarëve tanë përmes aviacionit civil”.

Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, tha në X se ishte i “tmerruar” nga raportimet për dhunë në Amsterdam.

Sulme plotësisht të papranueshme antisemitike ndaj izraelitëve. Jam në kontakt me të gjithë të përfshirët”, tha ai, duke shtuar se bisedoi me Netanyahun dhe “theksova se përgjegjësit do të ndiqen dhe do të përballen me drejtësi”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se i dënon sulmet ndaj tifozëve të ekipit izraelit të futbollit në Amsterdam.

I dënoj fuqishëm këto akte të papranueshme. Antisemitizmi nuk ka vend në Evropë. Ne jemi të vendosur t’i luftojmë të gjitha format e urrejtjes”, tha ajo.

Politikani antimysliman, Geert Wilders, i cili është lider i partisë më të madhe në Qeverinë holandeze, i dënoi sulmet e raportuara në Amsterdam.

Ndihem i turpëruar se kjo mund të ndodhë në Holandë. E papranueshme”, shkroi ai në X./REL/

Continue Reading

Lajmet

Kremlini paraqet kushtet: Putin i gatshëm të diskutojë me Trump për Ukrainën

Published

on

By

Kremlini ka deklaruar se Vladimir Putin është i gatshëm të diskutojë çështjen e Ukrainës me Donald Trump, por thekson kjo nuk nënkupton se ai është i gatshëm të ndryshojë kërkesat e tij për luftën.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se ende nuk ka asnjë telefonatë të planifikuar mes dy liderëve, por theksoi se Putin e ka bërë të qartë se mbetet i hapur për dialog me Uashingtonin.

Peskov theksoi se kërkesat e Putinit për Ukrainën nuk kanë ndryshuar dhe se ato janë të lidhura me sigurinë kombëtare të Rusisë dhe mbrojtjen e popullsisë ruse që jeton në rajonet e kontestuara. Ai e hodhi poshtë idenë që kjo mund të nënkuptonte një ndryshim në qëllimet e “operacionit special ushtarak” rus.

Kujtojmë se Putin kishte vendosur më herët kushte e një mundësie për paqe, duke kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe të tërheqë trupat e saj nga katër rajone të okupuara nga Rusia.

Por ky propozim u hodh menjëherë poshtë nga Kievi dhe aleatët në momentin që u propozua.

Continue Reading

Lajmet

Osmani dhe Starmer diskutojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrinë e Britanisë së Madh, Keir Starmer me të cilin kanë diskutuar marrëveshjen e fundit për emigracionin mes dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen.

Ata janë diskutuar gjatë vizitës që po bën Osmani në Budapest.

Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Mbretërës së Bashkuar për Kosovën”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Continue Reading

Të kërkuara