Lajmet

​Izedin Bytyqi lirohet nga detyra e sekretarit në Ministrinë e Infrastrukturës

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është liruar nga kjo detyrë dhe ndaj tij është iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore. Kështu kanë njoftuar nga MI nëpërmjet një komunikate për media.

“Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin publik se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm, Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se “Bytyqi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës. Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Moszbatimi i vendimit gjyqësor është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe institucioneve përkatëse, duke i cenuar kështu edhe dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ministri Abrashi shpreh vendosmërinë për hapje rrugë të funksionimit të drejtësisë në MI dhe ndalim të tentimit për të manipuluar me dokumentet e lëshuara nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Mbi këtë bazë, Bytyqi është liruar nga detyra të hënën (01.03.2021).

Vendi

Studentët e programit Real Estate në UBT përfitojnë nga ekspertiza ndërkombëtare në arkitekturën e qëndrueshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Arkitektura e Qëndrueshme”, të udhëhequr nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, u mbajt një ligjëratë nga Prof. Ass. Dr. David Collins, Innovation Manager në NTNU Norwegian University of Science and Technology dhe pjesë e FME ZEN Research Centre on Zero Emission Neighbourhoods in Smart Cities.

Gjatë ligjëratës, ai ndau përvojën e tij në aplikimin e Life Cycle Costing (LCC) në ndërtesat e qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë e analizës afatgjatë të kostos në vendimmarrjen për projekte më efikase dhe më të qëndrueshme. Duke u mbështetur në përvojën e tij kërkimore dhe profesionale, përfshirë vlerësimin si “European Researcher of the Year” nga European Facilities Management Network EuroFM, ai solli një perspektivë që lidh kërkimin shkencor me praktikën dhe inovacionin në fushën e ndërtimit dhe qyteteve inteligjente.

Ligjërata ofroi një kontribut të vlefshëm për studentët, duke i ekspozuar ata ndaj praktikave bashkëkohore dhe zhvillimeve më të fundit në arkitekturën e qëndrueshme dhe menaxhimin e ndërtesave.

Continue Reading

Vendi

Burgim i përjetshëm për dy të akuzuarit për sulmin në Banjskë, një tjetër dënohet me 30 vjet burgim

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023.

Sipas vendimit, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim. Spasojeviq dhe Toliq nuk kanë qenë të pranishëm në shpalljen e aktgjykimit, ndërsa Maksimoviq ka qenë prezent.

Të tre janë në mesin e 42 personave të akuzuar për këtë rast.

Ngjarja kishte ndodhur më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur serbësh me armatim të rëndë fillimisht bllokoi një urë dhe më pas sulmoi zyrtarët policorë që kishin dalë në vendngjarje.

Gjatë sulmit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa dy policë të tjerë u plagosën.

Sipas aktakuzës së Prokuroria Speciale e Kosovës, qëllimi i sulmuesve ishte ndarja e veriut të Kosovës.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi shqyrton Bordin e Paqes, opozita kundërshton Projektligjin për Byronë

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtoje edhe Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Kjo pasi propozimi i partisë në pushtet për futjen në rend dite u përkrah edhe nga opozita.

Ndërkohë që opozita nuk është pajtuar që në rend dite të futen disa projektligjeve të tjera, përfshirë atë për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se nuk kanë kaluar në Komisione në lexim të dytë.

“Ne jemi që marrëveshja e Bordit të paqes të futet si pikë e rendit të ditës. Ndërsa për të tjerat jemi kundër. Nuk mund ta trajtojmë byronë këtu pa kaluar në lexim të dytë në Komisionin për Legjislacion”, ka theksuar deputeti i PDK-së Përparim Gruda.

Njëjt është deklaruar edhe deputetja e LDK-së Jehona Lushaku.

“Në përkrahim pikën për Bordin e Paqes ndërkohë që nuk përkrahim futjen e projektligjeve të tjera sidomos, atyre që nuk kanë kaluar në lexim të dytë në komisione”, ka theksuar ajo.

Partia në pushtet e ka arsyetuar urgjencën më situatën në të cilën gjendet Kuvendi, i cili do të shpërndahet automatikisht, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 28 prill.

“Sa i përket Projektligjit për Byronë ne jemi njoftuar që dëgjimi publik është finalizuar, ndërkohë urgjenca për këtë është pasur parasysh rrethanat që ndodhemi si Kuvend. Ndërkaq dy projektligjet për energjinë, tashmë si Kuvend kemi pranuar edhe një shkresë nga Sekretariati i Komitetit të Energjisë, janë pjesë e planit të rritjes”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

 

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave nëntokësore në Kosovë

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Hazir S. Çadraku, Pajtim Bytyqi dhe Osman Fetoshi, në bashkëpunim me studiues nga universitete vendore dhe ndërkombëtare, kanë publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare Limnological Review scientific journal.

Studimi, i titulluar “Assessment of Groundwater Quality in Some Regions of Kosovo Based on Physico-Chemical and Microbiological Parameters”, analizon cilësinë e ujërave nëntokësore në disa rajone të Kosovës përmes parametrave fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.

Rezultatet tregojnë se, megjithëse shumica e parametrave fiziko-kimikë janë brenda kufijve të lejuar, në shumë zona është evidentuar ndotje mikrobiologjike, përfshirë praninë e bakterit Escherichia coli, duke e bërë ujin të papërshtatshëm për konsum pa trajtim.

Studimi thekson ndikimin e faktorëve si aktivitetet bujqësore dhe mungesa e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe nënvizon nevojën për masa urgjente në menaxhimin dhe trajtimin e burimeve ujore.

Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në kërkime me ndikim në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara