Aktualitet
Ish-punëtorët e “Rilindjes” me protestë kërkojnë realizimin e 20 përqindëshit
Published
4 years agoon
By
Betim GashiIsh-punëtorët e gazetës “Rilindja”, sot kanë protestuar para objektit të tyre të dikurshëm për të kërkuar realizimin e 20 përqindëshit për punëtorët dhe njohjen e stazhit të punës.
Drejtori i gazetës “Rilindja”, Zeqir Bekolli duke kërkuar realizmin e kërkesave të tyre për 20 përqind dhe stazhin e punës, theksoi në vazhdimësi janë duke u injoruar nga institucionet përkatëse.
Bekolli tha se e drejta e tyre për kompensim vetëm për pallatin “Rilindja”, janë mbi 3 milionë euro për punëtorët, ndërsa për 20 përqindëahin nuk ka ndonjë shumë të caktuar.
“Kërkesa jonë e dytë përveç 20 përqindëshit është edhe kërkesa për njohjen e stazhit të punës. Punonjësit të cilët kanë punuar edhe gjatë kohës okupimit dalin në pension me 100 euro. Prandaj, kësaj radhe dëshirojmë që të tërheqim vëmendjen e opinionit publik dhe të institucioneve nëse mund t’i quajmë tonat, për faktin se këto në vazhdimësi i kanë diskriminuar dhe vazhdojnë edhe sot ta na injorojnë”, theksoi Bekolli.
Më 5 shtator 1990 u mbyll gazeta nga administrata e pushtuesit serb. Gazeta rifilloi të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por për shkak të keqmenaxhimit, ajo pas një kohe u mbyll.
Bota
Koreja e Jugut: Veriu po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi
Published
3 hours agoon
December 23, 2024By
UBTnewsShtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha të hënën se ka shenja se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.
Armët shtesë që po përgatiten përfshijnë dronë kamikaz dhe Koreja e Veriut ka dërguar tashmë raketahedhës dhe artileri në Rusi, thuhet në një deklaratë të këtij shtabi.
Koreja e Jugut tha se Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, Koreja e Veriut ka dërguar tashmë rreth 12,000 trupa në Rusi. Sipas Shtabit të Koresë së Veriut, të paktën 1,100 nga koreano-veriorë janë vrarë ose plagosur.
Ushtria e Ukrainës tha të hënën se rrëzoi 47 dronë që forcat ruse i hodhën në sulmet gjatë natës duke synuar zona të shumta të vendit ndërsa Rusia hodhi gjithsej 72 dronë në raundin e saj të fundit të sulmeve të përditshme ajrore.
Mbrojtja ajrore ukrainase tha se rrëzoi dronët mbi rajonet Cherkasy, Chernihiv, Kharkiv, Khmelnytskyi, Kyiv, Odesa, Poltava, Sumy dhe Zhytomyr.
Guvernatori i qytetit Khmelnytskyi Serhii Tiurin tha në rrjetin Telegram se sulmet me dronë dëmtuan një biznes, disa shtëpi dhe një person të plagosur.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha këtë të hënë se shkatërroi një dron ukrainas mbi rajonin Bryansk, i cili ndodhet përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë.
Bota
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor
Published
3 hours agoon
December 23, 2024By
UBTnewsPresidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili i ka bërë thirrje partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, mike e Moskës, që të caktojë një datë për zgjedhjet e reja parlamentare deri më 29 dhjetor, mes trazirave mbi votimin e fundit dhe vendimit të njëanshëm të partisë për të shtyrë negociatat me Bashkimin Evropian.
Zurabishvili ka qenë e bllokuar në një përplasje me partinë që kur fitoi zgjedhjet parlamentare të tetorit, të mbizotëruara nga akuzat për mashtrime zgjedhore.
Opozita ka refuzuar të njohë votimin, duke akuzuar Ëndrrën Gjeorgjiane për manipulim të votave për të marrë pushtetin.
Në një fjalim vonë më 22 dhjetor, ajo ftoi miliarderin miqësor me Rusinë, Bidzina Ivanishvili, një ish-kryeministër dhe themelues i Ëndrrës Gjeorgjiane, në pallatin presidencial për bisedime mbi caktimin e datës së zgjedhjeve.
Ëndrra Gjeorgjiane ka mohuar çdo keqbërje në zgjedhje dhe ka refuzuar të marrë në konsideratë zgjedhje të reja pavarësisht protestave pothuajse të përditshme për fitoren e saj dhe vendimit të saj pasues për të ndërprerë bisedimet me BE-në deri në vitin 2028.
“Ivanishvili duhet të vijë në pallat dhe unë jam gati të ulem dhe të mendoj se si duhet të caktohen zgjedhjet. Data e zgjedhjeve duhet të bihet dakord deri më 29 dhjetor,” tha Zurabishvili në një tubim në Tbilis, vendi i protestave të panumërta gjeorgjiane.
Për shkak të problemeve teknike gjatë fjalimit, Zurabishvili tha se do të publikonte një mesazh të ri me video më 23 dhjetor.
Gjeorgjia mori statusin e kandidatit në BE në dhjetor të vitit të kaluar, por lidhjet me Brukselin kanë qenë të tensionuara muajt e fundit pas miratimit në maj të një ligji të diskutueshëm për “agjentët e huaj” të shtyrë në parlament nga Ëndrra Gjeorgjiane, e cila ka qeverisur që nga viti 2012.
Kritikët thonë se legjislacioni kërcënon mediat dhe grupet e shoqërisë civile dhe pasqyron një ligj të ngjashëm rus të përdorur nga Kremlini për të mbytur kundërshtarët politikë dhe shoqërinë civile.
Ndërsa fillimisht e miratuar nga Ëndrra Gjeorgjiane për kandidimin e saj të suksesshëm presidencial në vitin 2018, Zurabishvili ka qenë një gjemb për partinë në pushtet.
Edhe pse zyrtarisht një presidente jopartiake e kufizuar në një rol ceremonial, Zurabishvili ka kritikuar ëndrrën Gjeorgjiane për qëndrimin e saj gjithnjë e më autoritar.
Në fillim të këtij muaji, një kolegj zgjedhor i dominuar nga Ëndrra Gjeorgjiane zgjodhi Mikheil Kavelashvili, një ish-futbollist 53-vjeçar dhe populist i krahut të djathtë, si presidentin e ardhshëm të Gjeorgjisë.
Inaugurimi i tij supozohet të bëhet më 29 dhjetor, megjithëse 72-vjeçarja Zurabishvili, mandati i së cilës përfundon këtë vit, ka thënë se nuk do të shkojë askund.
Pasi partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane shpalli fitoren në zgjedhjet e 26 tetorit, protestat rifilluan dhe u intensifikuan pasi qeveria tha se po pezullonte bisedimet me Brukselin mbi ofertën e Tbilisit për t’u bashkuar me BE-në, donatori më i madh i Gjeorgjisë, tregu më i madh ekonomik dhe shtëpi për shumicën e diasporës së saj.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha në raportin e saj përfundimtar mbi zgjedhjet të cilin e publikoi më 20 dhjetor tha se shumë çështje “ndikuan negativisht” në zgjedhje dhe gërryen besimin e publikut.
Raporti i referohet miratimit të ligjit për “agjentët e huaj”, të modeluar sipas një ligji të ngjashëm rus, duke thënë se zgjedhjet u zhvilluan mes “shqetësimeve serioze për ndikimin e legjislacionit të miratuar së fundmi mbi liritë themelore dhe shoqërinë civile”.
Ligji, i cili urdhëron që organizatat që marrin fonde të konsiderueshme të huaja të regjistrohen si agjentë të huaj, hyri në fuqi më 1 gusht, duke shkaktuar reagime të konsiderueshme nga aktorët ndërkombëtarë dhe vendas.
Qeveria javën e kaluar u zotua të amendojë ligjin, megjithëse nuk dha detaje për ndryshimet që do të miratonte./REL/
Lajmet
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Published
6 hours agoon
December 23, 2024By
UBT NEWSMinistri i Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se serbët që mbështesin partinë e tij janë përballur me kërcënime dhe përjashtime nga puna. Sipas tij, këta individë janë duke u kërcënuar me letra dhe dëmtime të automjeteve, madje përjashtimet nga puna janë një praktikë e zakonshme për ata që bashkëpunojnë me të.
Një rast i tillë, sipas Rashiqit, është përjashtimi nga puna i gruas së zëvendësit të tij, Nenad Vukmiroviq, e cila punonte në sektorin publik në veriun e Kosovës. Po ashtu, ai përmendi edhe një tjetër rast ku një familje nga Novobërda është ndëshkuar për ndihmën që ka marrë nga institucionet e Kosovës për ndërtimin e një shtëpie.
Një tjetër incident që Rashiqi raportoi ishte një kërcënim ndaj një zyrtareje të Ranillugut, e cila u gjet me automjetin të cilin e kishte parkuar në një vend të gabuar, ku dikush kishte lënë një mesazh kërcënues, duke i thënë se herën tjetër mund të ndodhte diçka më serioze.
Ministri Rashiq shpjegoi gjithashtu se djali i tij, që studion në Serbi, përballohet me kontrolla të rrepta dhe ndalime gjatë udhëtimeve në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës.
Ai e krahasoi situatën politike të serbëve të Kosovës me regjimin e Koresë së Veriut, duke theksuar se ata po përdoren si mjet manipulimi nga autoritetet e Beogradit për të mbështetur retorikën e brendshme të Serbisë. Rashiq gjithashtu paralajmëroi se, nëse procesi i votimit nuk mbikëqyret rreptësisht, historia mund të përsëritet me një ndikim të madh për serbët e Kosovës./UBTNews/
Bota
Trump: Kontrolli i Kanalit të Panamasë dhe Groenlandës një domosdoshmëri absolute
Published
6 hours agoon
December 23, 2024By
UBT NEWSPresidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka kërcënuar se do të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë, duke shkaktuar reagime të ashpra nga presidenti i Panamasë. Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump kritikoi ish-presidentin Jimmy Carter për dhënien e kanalit në vitin 1999 dhe e quajti atë një veprim të papërgjegjshëm, duke pretenduar se SHBA-të paguanin tarifa të tepruara. Ai theksoi se nëse Panamaja nuk do të bashkëpunonte, SHBA-ja do të kërkonte rimarrjen e kanalit.
Përveç kësaj, Trump mbrojti idenë e kontrollit të Groenlandës, duke e quajtur atë një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare dhe lirinë globale. Kjo përshkruan qëndrimin e tij për Grenlandën, e cila, ndonëse është autonome, ende është nën kontrollin e Danimarkës për çështjet e jashtme dhe të sigurisë. Trump kishte shprehur më herët dëshirën për të blerë Grenlandën, duke kujtuar ofrimin e një shume të madhe nga SHBA për ta blerë atë në vitin 1946, një ofertë që kishte shkaktuar tensione diplomatike mes SHBA-së dhe Danimarkës./UBTNews/
Diego Simeone, trajneri më i mirë i muajit në La Liga
UBT i pari institucion nga Kosova dhe rajoni në GreenMetric për qëndrueshmëri dhe ndryshime klimatike
Përditësohet Manuali i Restaurimit, dokument thelbësor për pasuritë kulturore
Parashqevi Simaku do të kthehet në Tiranë
Haxhiu: Serbia detyrohet që të arrestoj Radojçiqin sipas Konventës për Ekstradim
KQZ nuk akrediton Listën Serbe
Nënshkruhet lista finale për çmimin e barnave
Fakte interesante nga “Meshari” i Gjon Buzukut
Haxhiu: Kurti të intervistohet në zyrën e tij, nuk është e paligjshme
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman