Aktualitet

​Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë: Qeveria Kurti ka qasjen e duhur në dialog me Serbinë

Mustafaj, ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitet 2005-2007.

Published

on

Qeveria e Kosovës po përdorë qasjen e duhur në dialog me Serbinë, ndërkohë që kjo e fundit qëllimshëm po e zvarritë procesin. Kështu thotë ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj.

Mustafaj kërkon nga autoritetet kosovare fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar.

Ai e quan të dështuar “Ballkanin e Hapur”, derisa kritikon kryeministrin Edi Rama, se po përdorë qasje të gabuar karshi Kosovës.

Ka qenë një nevojë e ndjeshme për Kosovën që të forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar, sidomos përballë Serbisë në negociatat të pafundme që janë bërë tashmë. Por që duhet të ishte si e barabartë. Besoj se Qeveria Kurti ka gjetur qasjen e duhur për t’i dhënë Kosovës rëndësinë që ka në dialog. Kjo reflektohet edhe të tjerat, pasi nga ana formale, përveç Serbisë askush nuk është munduar që ta vë në pozicion inferioriteti, po flas për vende që e kanë njohur, jo Rusinë. Tash ky ridimensionim i Kosovës si subjektivitet ndërkombëtar i bënë mirë prestigjit të Kosovës dhe autoritetit të saj”, thotë ai.

Megjithatë, ai shton se fokusimi vetëm për të zgjidhur problemet me Serbinë ka qenë pengesë për Kosovën për të ndërtuar marrëdhënie serioze, me programe të mëdha bilaterale me aleatët ndërkombëtar.

Qasja opsesionale për të zgjidhur problemet me Serbinë ka qenë pengesë për të ndërtuar marrëdhënie serioze, me programe të mëdha bilaterale me vendet që e njohin qysh 2-3 ditët e para. Këto nuk ishin vende dosido, vende anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe tri më të rëndësishmet: ShBA, Franca dhe Britania e Madhe. Po ashtu, ishin shumica e vendeve të BE-së, Japonia dhe kështu me radhë. Ka pasur një mbivlerësim që është bërë pengesë psikologjike të rëndësisë për përmbylljen e negociatave me Serbinë. Këtë e ka kuptuar shumë mirë Serbia dhe ka zvarrit dialogun duke mbajtur Kosovën në një gjendje të pakëndshme. Për sa kohë Serbia nuk është e gatshme për njohjen reciproke, unë nuk besoj se zgjidhja e këtyre problemeve është prioritet”, deklaron Mustafaj.

Ndërkohë, kritik shfaqet për “Ballkanin e Hapur”, për të cilin thotë se është një teatër pa asnjë substancë.

Ai është në këtë lojën e Ballkanit të Hapur, i cili është një teatër pa asnjë rezultat konkret. U bënë kaq vjet dhe s’ka asnjë rezultat konkret, ‘Ballkani i Hapur’. Pse ? Sepse nuk është një projekt me substancë. Dobishmëria e Ramës në ‘Ballkan të Hapur’ do të ishte po t’ia sillte Kosovën në tryezë Vuçiqit. Meqenëse, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenca nuk po e ndjekin Ramën, atëherë kjo e nervozon”, pohon ai.

Lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, Mustafaj thotë se Rama po bënë shumë gafa kur flet për Kosovën.

Rama nuk kupton nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe këtë e them si një njeri që ka kaluar 20 vjet në marrëdhënie ndërkombëtare. Rama, si njeri i paditur bënë protagonistin dhe bënë shumë gafa, jo vetëm kur flet për Kosovën, por edhe për rolin e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rama ka një qasje të gabuar, lidhur me rolin e Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës për zgjidhjen e problemeve të saj ndërkombëtare”, përfundon ai.

Mustafaj, ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitet 2005-2007.

Continue Reading

Aktualitet

Qelaj: Partneriteti me aleatët i nevojshëm për fuqizimin e të drejtave të njeriut

Published

on

Për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit u organizua një takim me partnerët ndërkombëtarë nga vetë avokati i popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehu nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai përmendi edhe sfidat që kohëve të fundit janë përballur, ndër të tjera edhe me mungesën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili tha se institucioni i Avokati të Popullit shënon arritje të mëdha në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut dhe barazinë në Kosovë.

“Ruajtja e pavarësisë së këtij institucioni do të thotë rritje e besimit publik”, tha Orav./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të armës dhe deklarim të rremë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se dje në Pejë ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe ka arrestuar derisa ishte nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’.

Ata njoftuan se gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armёs, katёr fishekё

Sipas Policisë, gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.

“Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara