Sport

​Ish-klubi ia hap dyert Ronaldos për rikthim

Ronaldo do të jetë në kërkim të një klubi të ri në janar pas përplasjejes publike me Manchester United dhe trajnerin Erik ten Hag.

Published

on

Trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim ka thënë se klubi portugez do ta mbajë derën hapur për Cristiano Ronaldon nëse ai dëshiron të rikthehet aty.

Ronaldo do të jetë në kërkim të një klubi të ri në janar pas përplasjejes publike me Manchester United dhe trajnerin Erik ten Hag. Ai tha se ndihej i tradhtuar nga klubi qëkur mbërriti në verën e vitit 2021 dhe nuk kishte asnjë respekt për trajnerin Ten Hag.

Ronaldo e filloi karrierën e tij në Sporting dhe prej kohësh është spekuluar se ai do të donte ta përfundonte karrierën e tij në këtë klub.

Nuk dihet nëse është koha që kjo të ndodh tani, por Amorim duket i lumtur që të paktën ka mundësinë për ta ofruar këtë opsion.

“Më është bërë kjo pyetje një mijë herë”, tha Amorim për mediat në Portugali kur u pyet nëse dera ishte e hapur që Ronaldo të kthehet në klubin e tij të parë.

“Ronaldo është një lojtar i Manchester United. Të gjithë në Sporting e pëlqejnë atë, nuk kam më shumë për të thënë. Ai vetë thotë se dëshiron të lihet në paqe për të vendosur të ardhmen e tij”, shtoi ai.

Ronaldo bëri historinë e Sportingut gjatë periudhës së tij në klub, pasi ai u bë lojtari i parë që luajti për ekipin U-16, U-17, U-18, ekipin B dhe ekipin e parë të klubit në të njëjtin sezon.

Ai përfundoi duke luajtur 31 ndeshje për skuadrën e Primeira Liga përpara se të shitej te Man Utd për rreth 12 milionë funte në vitin 2003.

Sport

Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane

Published

on

By

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka siguruar medalje evropiane.

Sadiku ka triumfuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, duke e mposhtur bindshëm boksieren holandeze Maud van der Toorn me rezultat 5:0.

Boksierja kosovare, e cila garon në kategorinë deri në 60 kilogramë, tashmë ka siguruar medaljen, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me serben me origjinë ruse, Kristina Kuluhova.

Sadiku e kishte mposhtur Kuluhovën edhe në finalen e Lojërave Mesdhetare

D.L

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane në boks

Published

on

By

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka arritur një tjetër sukses të madh ndërkombëtar duke siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Boksit.

Në ndeshjen çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku dominoi tërësisht përballjen ndaj boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 5:0 me vendim të njëpërfshishëm të gjyqtarëve.

Me këtë fitore, boksierja kosovare ka siguruar të paktën medaljen e bronztë evropiane, ndërsa synon ngjitjen në majën e podiumit.Në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku do të përballet me garuesen që përfaqëson Serbinë, rusen Kristina Kuluhova. Kjo do të jetë një përballje e njohur për kosovaren, e cila e kishte mposhtur Kuluhovën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

 

Continue Reading

Sport

Hallgrímsson beson përballjen me Kosovën barazimi do të ishte rezultat i mirë

Published

on

By

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrímsson, ka thënë se skuadra e tij do të ishte e kënaqur edhe me një barazim ndaj Kosovës.

“Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Të gjithë e dimë këtë. E kemi analizuar mirë Kosovën dhe kemi shqyrtuar pikat e saj të forta, të cilat janë të shumta.

Do të ishim të kënaqur edhe me një barazim këtu. Është ndeshja e parë e turneut dhe, sigurisht, gjithçka do të varet nga mënyra se si do të luajmë. Mendoj se lojtarët tanë janë gati për këtë sfidë.

Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht në ndeshjen ndaj Kosovës. Kjo është një detyrë e vështirë për ne, por kur të vijë momenti i ndeshjes, do të jemi plotësisht të gatshëm për atë që na pret”, ka thënë Hallgrímsson në konferencën për media.

D.L

Continue Reading

Sport

O’Shea: Kemi një ndeshje të madhe ndaj Kosovës

Published

on

By

Futbollisti i Përfaqësueses së Irlandës, Dara O’Shea, ka thënë se skuadra e tij është e fokusuar plotësisht te ndeshja ndaj Kosovës, ndërsa çështjen e përballjes me Izraelin do ta diskutojnë pas sfidës në Prishtinë.

O’Shea ka theksuar se Irlanda e pret një ndeshje e rëndësishme ndaj Kosovës dhe se lojtarët janë përpjekur të qëndrojnë të përqendruar, duke shmangur sa më shumë zhurmën jashtë fushës.

“Padyshim që ka pasur shumë zhurmë këtë javë. Gjëja e mirë që kemi si lojtarë është se jemi menjëherë në një flluskë. Jemi përpjekur të qëndrojmë larg rrjeteve sociale sa më shumë që të jetë e mundur dhe të qëndrojmë të bashkuar. Kemi një ndeshje të madhe nesër dhe ky ka qenë fokusi ynë. Kosova ka qenë një skuadër e shkëlqyer dhe jemi të përgatitur për këtë”, ka deklaruar O’Shea.

Sa i përket ndeshjes ndaj Izraelit, ai ka bërë të ditur se futbollistët irlandezë do ta diskutojnë atë si grup pas përfundimit të duelit me Kosovën.

“Ne folëm që në fillim të javës se do të mblidhemi të premten dhe do ta diskutojmë këtë si grup. Nesër kemi një ndeshje për të cilën duhet të përqendrohemi. Sapo të mbarojë ndeshja dhe të vijë e premtja, të gjithë do të mblidhemi si një i vetëm dhe do ta diskutojmë”, u shpreh mbrojtësi irlandez.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara