Lajmet

​Inspektori i AKI-së pyetet për ftesën nga Specialja

Raportimi i Ramadanit është duke vazhduar.

Published

on

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka thënë para mediave se inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani është pyetur rreth ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale. Por ajo nuk ka dhënë detaje veçse ka theksuar se Ramadani i është përgjigjur ligjërisht ftesës dhe e ka përfunduar procesin intervistues.

Raportimi i Ramadanit është duke vazhduar për çka është thënë se ai po raporton për punën që përfshin periudhën nga korriku i vitit 2021.

Javë më parë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dërguar fletëthirrje për dëshmitarë për Ramadanin.

Nga Ramadani është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna të tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor të vitit 2000”. 

Lajmet

MPJD – bashkatdhetarëve: Udhëtoni vetëm me dokumente valide

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë në Kosovë që gjatë udhëtimit të kenë dokumente të vlefshme, përmes transportit rrugor.

Përmes një njoftimi zyrtar, MPJD thekson se udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e disa shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi.

Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre.

Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Policia po heton vdekjen e një gruaje në Drenas

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Drenas. Policia ka iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Është raportuar se viktima femër kosovare  është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Aktualitet

Sot mbahet seanca për rastin “Banjska”, pas shtyrjes për mungesë të dëshmitarit

Published

on

Të hënën pritet të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, pasi ajo ishte shtyrë të premten për shkak të mungesës së një dëshmitari kyç të Prokurorisë.

Dëshmitari i identifikuar si A2, i cili ishte paraparë të dëshmonte gjatë ditës së premte, nuk ishte i pranishëm, çka bëri që gjyqtari Arben Hoti ta shtyjë shqyrtimin gjyqësor për të hënën.

“Konstatoj se për shkak të mungesës së dëshmitarit nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor”, deklaroi Hoti.

Të akuzuarit përballen me akuza për terrorizëm dhe vepra të rënda penale, që lidhen me sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Procesi gjyqësor ka nisur më 17 prill, dhe deri tani disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar në këtë rast.

Continue Reading

Kulturë

​Trembëdhjetë vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Published

on

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik të vitit 2012, u gjet pa shenja jete në qytetin Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë, kurse u raportua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të që prej datës 18 korrik.

Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.

Ali Podrimja u lind më 28 gusht 1942 në Gjakovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë.

Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005.

Continue Reading

Të kërkuara