Lajmet
Iniciohet shkarkimi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKomisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, me 6 vota për, një kundër dhe një abstenim ka iniciuar shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
Kërkesën për shkarkim e ka bërë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Salih Zyba.
“Në vlerësimin që i kemi bërë në raportimin që ka qenë punë e këtij bordi mendoj se sot është vetëm çështja e votimit. I qëndroj kërkesës sime”, tha ai.
Por, kundër shkarkimit është shprehur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura.
“Është e paarsyeshme, ne e kemi analizuar mirë e kemi pa edhe raportin e auditimit ka qenë ndër më të mirët. Unë jam kundër”, tha ai.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka abstenuar në votim, me arsyetimin se duhet të bëhet një analizë e secilit anëtarë veç e veç dhe jo të ketë votim kolektiv.
“Sikur kur kanë qenë vlerësimet individuale kur janë emëruar e njëjta procedurë duhet të jetë edhe tash. E kam problem në parim votimin kolektiv”, tha ai.
Kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli, tha se kur bordi ka raportuar nuk ka arritur të bëjë dallime se kush ka punuar mirë dhe kush jo.
You may like
Lajmet
PDK i kundërpërgjigjet Kurtit: Ai po mallkon të kaluarën në mungesë të platformës për qytetarët
Published
3 minutes agoon
January 13, 2025By
UBTnewsZëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me gjuhën e ashpër të tij ndaj opozitës. Një ditë pasi Kurti në një tubim në Mitrovicë i quajti “zuzar” opozitarët, Stavileci tha se Kurti në mungesë të platformës konkrete për qytetarët po mallkon të kaluarën.
Ai në një konferencë për media të hënën, tha se gjuha e ashpër e Kurtit ndaj partive të tjera është si rezultat edhe dështimeve të shumta gjatë mandatit katërvjeçar.
“Në mungesë të platformave konkrete për qytetarët, pastaj me dështimet e shumta që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Në një kohë kur qytetarët vuajnë nga mungesa e energjisë nga një arsimim i dobët dhe shumë sfera të tjera që kemi ngecur, kryeministri merret me të kaluarën. Mirëpo kjo nuk është për t’u çuditur sepse ju po e shihni se të njëjtën gjë po e bënë me mediat dhe debatet. Nëse s’ke çfarë për t’iu thënë qytetarëve tuaj që i keni premtuar shumë atëherë ke vetëm një zgjidhje për të ikur apo siç e ka stilin për të mallkuar të kaluarën”, tha ai.
Krahas kësaj, pas nisjes së fushatës zgjedhore, Stavileci tha se dy tubimet e PDK-së në Prishtinë dhe Ferizaj treguan se Kosova është gati për një të ardhme më të mirë.
“Kosova është gati për një të ardhme më të mirë. Kjo nuk është thjesht një fushatë ky është një mision dhe mbi të gjitha një rrugëtim i pandalshëm i atyre qytetarëve që besojnë se Kosova mundet më mirë. Qytetarëve të Prishtinës dhe Ferizajt i falënderojmë nga zemra. Përkrahja juaj e madhe, energjia dhe besimi juaj te Bedri Hamza kryeministër janë forca që na shtyjnë përpara. Kosova po flet dhe porosia është e qartë. Është koha për më mirë. Është koha për të rikthyer dinjitetin dhe çliruar potencialin e Kosovës sonë për më mirë”, theksoi zëdhënësi i PDK-së.
Fushata zgjedhore ka nisur me 11 janar, ku partitë politike kanë filluar mbajtjen e tubimeve elektorale me qytetarët.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 9 shkurt.
Lajmet
KQZ funksionalizon platformën online për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Published
46 minutes agoon
January 13, 2025By
UBTnewsKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.
“Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, më 9 shkurt 2025. Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025”, thuhet në njoftim.
Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/
Sipas KQZ-së votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:
Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia, personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore dhe personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.
Lajmet
Viti 2024 solli 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri
Published
49 minutes agoon
January 13, 2025By
UBTnews11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri publike shifrat duke theksuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse, si dhe ka konsoliduar një ofertë turistike dhe të diversifikuar.
Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta e ka afruar më shumë vizitorë prej tyre.
“Konsolidimi i tregjeve të Evropës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vetëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjioz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Më herët, ministrja Kumbaro e kishte quajtur vitin 2024 si “prova e zjarrit”, për ruajtjen e suksesve të arritura në vitin 2023 në turizëm dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për shifrat dhe Bankës së Shqipërisë për rritjen ekonomike, ky vit që shkoi shfaqi një rritje të qëndrueshme në të dy aspektet.
Lajmet
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Published
3 hours agoon
January 13, 2025By
UBTNewsEksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Goodwin, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Goodwin po pyetet lidhur me raportet që i ka përpiluar ai.
Dëshmitari pohoi se ka përgatitur një raport më 22 shtator 2021 dhe sipas tij, ky raport përfshinë opinionin e tij të pavarur në pyetjet që ia parashtroi ZPS-ja në letrën udhëzuese së bashku me dokumentet përkatëse që e kishte marrë më 30 korrik 2021.
Sipas prokurorit James Pace, ky është një raport i ADN-së për një person të cilit nuk iu tha emri në seancë të hapur. Si rrjedhojë, prokurori lexoi një pjesë të raportit të këtij dëshmitari.
“Në raportin tuaj thuhet se profili i ADN-së është i kriptuar që kufizon mundësinë për rishikim të plotë. Megjithatë, bazuar në pjesëtarët e familjes që janë të disponueshem dhe leukocitet që përputhen, gjasat e përputhjes dhe probaliteti i identitetit duken të arsyeshme”, tha prokurori.
Për këtë gjë, dëshmitari tha se nuk ka asgjë për të ndryshuar në këtë pjesë.
Ai pohoi se pas udhëzimeve të ZPS-së, ka përgatitur një raport tjetër më 6 mars 2023.
Më pas dëshmitarit iu prezantua një pjesë e raportit ku sipas prokurorit mund të shihen tipat e personave të testuar.
“Shohim nënë, baba, bashkëshorte, vajzë, djalë. A mund të na thoni që informacionet shtesë që po shihni tani; nëna, babai, bashkëshortja, vajza, djali kanë ndonjë ndikim në vlerësimin tuaj në raportin tuaj?”, tha prokurori.
“Në këtë rast kanë. Kemi të dhëna të plota. Kemi nënën, babain, të cilët me personin e zhdukur mund të rrisin jashtëzakonisht gjasat. Kem vajzën, djalin dhe bashkëshorten. Pra, bashkërisht mund të nxjerrim shkallë të gjasave të larta për secilin prej tyre”, u përgjigj dëshmitari.
Me kaq mbaroi pyetjet prokuroria për të vazhduar ekipet e mbrojtjes pas pushimit dhjetë minutash.
Vlen të theksohet se mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokatja Ann Rowan tha se sa i takon konfidencialitetit, të gjithë personat që kanë të bëjnë dhe janë të lidhur me mostrat e ADN-së janë publik në aktakuzë.
“Në rrethana të tilla ne kemi vazhduar me supozimin se këto raporte të ADN-së do të emërohen dhe referencat e kampioneve do të përmenden. Pra, këto janë viktima publike në këtë rast dhe nuk është e qartë nëse ndonjëri prej tyre raporteve që kanë të bëjnë me viktimat publike në këto rrethana do të jenë konfidenciale apo jo”, tha Rowan, duke kërkuar që këto raporte të mos jenë konfidenciale.
Sipas kryetari të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij eksperti pritet të zgjasë një ditë. Nga kjo kohë, prokuroria ka parashtruar se i duhen një orë ndërsa mbrojtja rreth katër orë e gjysmë.
Vlen të theksohet se gjatë fillimit të seancës kishte probleme teknike në qasjen e transmetimit. Pas kësaj, një pjese të seancës i mungoi përkthimi në gjuhën shqipe sidomos kur u lexua një pjesë e raportit./Betimipërdrejtësi/
PDK i kundërpërgjigjet Kurtit: Ai po mallkon të kaluarën në mungesë të platformës për qytetarët
Lituania këtë javë do të dërgojë 4500 dronë në Ukrainë
Gjermania heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat e saj ushtarake
KQZ funksionalizon platformën online për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Viti 2024 solli 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri
Zyrtare: Dajaku largohet nga Hajduk Spliti
Mbi 300 ushtarë të Koresë së Jugut të vrarë dhe 2700 të plagosur në Ukrainë
Katari i jep Izraelit dhe Hamasit draftin për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza
Klinika e Kirurgjisë Abdominale ka referuar tre pacientë për shërim jashtë vendit
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!