Shëndeti

​Hulumtimi: Nënat obeze kanë një rrezik më të lartë për të pasur fëmijë me astmë

Astma është gjendja më e zakonshme afatgjatë midis fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Published

on

Një studim i kryer me 67 mijë gra tregoi një rrezik më të lartë të zhvillimit të astmës te fëmijët e nënave obeze.

Astma është gjendja më e zakonshme afatgjatë midis fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke prekur një në 11 të rinj. Studimi, i kryer në më shumë se 67,000 gra, u botua në Journal of Alergy and Clinical Immunology.

Pesha e grave para shtatzënisë është marrë nga të dhënat e tyre mjekësore ose pyetësorët. Tri të katërtat e grave kishin një indeks normal të masës trupore (BMI), rreth 7 për qind ishin mbipeshë para konceptimit dhe gati dy për qind ishin obeze. Në mesin e fëmijëve, 11 për qind kishin astmë para moshës tre vjeç, raporton Daily Mail.

Lidhja midis obezitetit dhe astmës

Një rrezik më i lartë i astmës te fëmijët e nënave obeze, krahasuar me ata të nënave me peshë të shëndetshme, u përcaktua edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë të rëndësishëm. Këto përfshijnë nëse nënat kishin astmë, të cilën ata kanë më shumë gjasa t’ua kalojnë fëmijëve të tyre, si dhe nëse kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë, duke e bërë astmën më të mundshme te fëmijët dhe gjininë e fëmijëve, pasi astma është më e zakonshme te djemtë gjatë fëmijërisë.

Disa ekspertë besojnë se kjo mund të jetë për shkak se gratë mbipeshë prodhojnë më shumë një hormon të quajtur leptin, i cili mund t’i bëjë më të ndjeshme rrugët e frymëmarrjes së foshnjës së tyre të pa lindur.

“Këto gjetje janë të rëndësishme sepse astma është shpesh një gjendje e përjetshme që mund të prishë jetën e përditshme”, tha një nga autorët e studimit, Emiko Noguchi, nga Universiteti Tsukuba.

Në lidhje me gjetjet e reja të hulumtimit, Dr. Noguchi tha: “Gratë duhet të monitorojnë peshën e tyre përpara shtatzënisë për të reduktuar rrezikun e tyre për shumë kushte të rrezikshme shëndetësore, dhe ato gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e astmës tek fëmija i tyre.”

Astma është më e zakonshme te fëmijët obezë

Studiuesit amerikanë nga Universiteti Duke kanë llogaritur se fëmijët obezë kanë mesatarisht 37 ditë në vit më shumë simptoma të astmës sesa bashkëmoshatarët e tyre me peshën e rekomanduar trupore.

Këto janë mesatarisht 70% më shumë ditë me simptoma të astmës. Në mënyrë të konsiderueshme më shumë sulme të astmës janë raportuar te fëmijët obezë. Pesha e tepërt është treguar gjithashtu se nuk zvogëlon efektivitetin e kortikosteroideve të marra, sipas revistës Journal of Clinical Immunology.

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara