Lajmet

​Hoti: Serbia nuk po jep informacione për vendndodhjen e personave të zhdukur

Ai ka folur në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

Published

on

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se Serbia nuk po jep informacione për vendndodhjen e personave te zhdukur. Ai ka folur në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut ku ka thënë se nuk duhet të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë pa qenë primare aty çështja e personave të zhdukur.

“Nuk mendoj që duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë në asnjë formë pa qenë primare pa qenë e trajtuar shumë seriozisht çështja e personave të zhdukur në këtë marrëveshje. Nuk do të duhej të arrihej një marrëveshje e tillë finale pa çështjen e personave të zhdukur”, ka thënë Hoti.

“Serbia ka hezituar me dhënë informacione dhe ne gati nuk kemi asnjë informacion prej Serbisë sidomos gjatë këtyre dy viteve te fundit, për vendndodhjen e personave të zhdukur”, ka thënë ai.

Ai ka bërë te ditur se gjatë vitit 2022 delegacioni i Kosovës ka zhvilluar 11 takime rajonale dhe 7 me palën serbe.

Ai ka thënë se kërkojnë të qasen ne regjionin e Rashkës dhe Novi Pazarit, gjithashtu ka bërë te ditur se kanë kërkuar mundësinë e rikthimit në Batajnicë dhe Peruqas.

Ndërsa lidhur me Projektligjin për persona të zhdukur, Hoti ka thënë se familjarët kërkojnë të drejtën e pensionit.

“Ne kemi themeluar grupin punues dhe jemi në fazën ku preket me një pikë një ligj tjetër që është ligji për pensione. Njëra prej kërkesave të familjarëve është e drejta e pensionit. Ligji për persona të zhdukur nuk i parasheh pensionet, benifitet në fakt, sepse ligji rregullon punën e komisionit dhe nuk parasheh anën financiare”.

Për këtë ai ka thënë se për këtë kanë themeluar një grup punues i cili deri tani ta mbajtur dy takime.

Ndërsa Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues të familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë ka kritikuar të gjitha qeveritë deri tani sipas tij për mos angazhim për të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur.

“Është shkelur cdo e drejte e familjarit, qofte te zhdukurve, qofte të vrarëve, qoftë e veteranëve, sepse me 170’euro nuk bëhët jetë, nuk shkollohen femijë. Familjarët janë në ankth, në pritje për më te dashurit e tyre, edhe po tu japësh miliona nuk do te jenë të kënaqur”, ka thënë ai.

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.

Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kuptojeni përmes këtij linku njoftimin e plotë të “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, lidhur me Kosovën./EO

Continue Reading

Të kërkuara