Lajmet

Hoti: Po kërkojmë me ngulm që të rikthehemi brenda vitit në Batajnicë

Published

on

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti pret që këtë vit të rikthehen për gërmime në Batajnicë. Ani pse pala serbe nuk ka dhënë datë se kur mund të fillojnë punimet, ai konsideron që në atë lokacion ka numër i madh i mbetjeve mortore. Kosova i ka dërguar në Serbi rreth 20 kërkesa, siç shton Hoti, për gërmime në territorin e këtij vendi.

Sipas tij, aktualisht janë në vlerësim të terrenit në afërsi të Novi Pazarit. Hoti përsërit kërkesën për qasje të plotë në arkiva të brigadës 37 të ushtrisë jugosllave, teksa shton se i ka dërguar shkresë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Brenda këtij viti në territorin e Kosovës janë bërë gërmime në 14 lokacione.

“Ekipet tona janë në Matiqan, në lokacionin që e quajmë Matiqan apo në varrezat e Matiqanit në Komunë të Prishtinës. Ky është lokacioni i 14-të që brenda këtij viti ne po gërmojmë, por kur flasim për gërmime nuk flasim gjithmonë për rezultate. Ne e kemi thënë gjithmonë këtë sepse jo shpesh herë neve na krijojnë rezultate gërmimet që i bëjmë në territorin e Kosovës, kjo për shkak të mungesës së informacioneve që i kemi në kuadër të informatave për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Puna jonë është që të hulumtojmë, të trajtojmë çdo lloj informacioni apo të gërmojmë aty ku ne e shohim të arsyeshme. Ju e dini që pikërisht në këto varreza në Matiqan, vitin e kaluar kemi arritur të identifikojmë dy persona që kanë qenë në listën e personave të zhdukur. Por, në bazë të informatave tona ne kemi qenë në kërkim të një personi tjetër krahas këtyre dyve që i kemi identifikuar, ky personi tjetër ende mungon. Është një person që është marrë nga Spitali i Prishtinës në kohë të luftës dhe janë zhdukur gjurmët e tij”, thotë Hoti.

Hoti shpreson se me presion do të mund të arrijnë gjatë këtij viti të rikthehen për gërmime në Batajnicë.

“Diku rreth 20 kërkesa apo 20 raste të ndryshme i ka bërë Kosova Serbisë të përgjithshme për rikthim apo trajtim të lokacioneve të reja në territor të Serbisë. Deri më sot kemi arritur që të marrim një lokacion, pra aktualisht sepse një pjesë e ekipeve janë të ndara, një pjesë e ekipeve janë në vlerësim të terrenit në afërsi të Novi Pazarit. Po insistojmë në vazhdimësi që përveç këtij lokacioni, sepse këtë lokacion Serbia e ka hudh në tavolinë por pa dhënë informacione konkrete të sakta se çka mund të gjejmë apo saktësisht në cilat koordinata mund të jetë kjo varrezë masive. Përveç kësaj ne po kërkojmë me ngulm që të rikthehemi në Batajnicë brenda këtij viti. Janë edhe një grup apo një numër goxha i madh që ne mendojmë mund të ketë mbetur në atë kohë, në vitin 2000 kur janë bërë zhvarrimet atëherë. Nuk e kanë refuzuar palë serbe këtë lokacion për rikthim, por nuk kemi pranuar ende as datë, nuk kemi pranuar as dokument, nuk është caktuar asgjë për rikthim në këtë lokacion”, shprehet ai.

Përkundër insistimit dhe kërkesave të shumta dërguar palës serbe, Hoti thekson se Serbia nuk po ofron informacione për personat e zhdukur.

“Prapë kemi lokacione të tjera në territorin e Prishtinës dhe pas kësaj do të dalim në bazë të agjendës që e kemi në Drenas. Nuk mund të them saktë numrin e gërmimeve që do të bëjmë këtë vit, sepse varet për shkak të rrethanave të ndryshme por unë besoj që do të kalojë numrin 20, lokacione që ne i trajtojmë dhe gërmojmë brenda këtij viti në territor të Kosovës. Sa i përket territorit të Serbisë besoj që e keni parë disa herë që është diskutuar edhe në media, ne i kemi pasur dy takime me palën serbe brenda këtij viti, me 31 janar dhe me 2 korrik të këtij viti, gjithmonë në kërkim, jo të gjithave sepse nuk i kemi të gjitha informatat por në kërkim të atyre që i dimë. Ato që i dimë janë arkivat që po i kërkojmë në vazhdimësi, ato që ne i dimë janë shkresat që i kam dërguar zotëri Vuçiq vitin e kaluar më 1 qershor, ato që i dimë janë rikthimi në lokacionet që potencialisht na kanë mbetur persona të pa tërhequr prej vendeve si Batajnica, Petrovosello, Peruqas, pastaj edhe te Novi Pazari”, shton ai.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti thotë se dhjetë vjet i janë dashur Kosovës për gërmime në dy lokacione të Serbisë.

“Dy rastet e kaluara që kanë ndodhur gërmimet, në të dyja ekipet tona kanë mbetur nga pesë vjet. Dhjetë vjet kemi bërë në dy lokacione dhe është dashur pas pesë vitesh me mezi, njëra ka ndodhur përmes imazheve satelitore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe tjetra në formë të ngjashme në mënyrë që të arrihet në lokacionin konkret. Kështu që nuk kemi kohë më për të humbur as pesë vjet, as dhjetë vjet. Ne në të njëjtën kohë po shkojmë për të bërë vlerësimin në terren sepse e kemi obligim por në të njëjtën kohë po bëjmë një lloj presioni edhe të bashkësia ndërkombëtare edhe tek pala serbe, që mos të shkojmë diku dhe të mos kemi asnjë lloj informate konkrete dhe të humbim kohë me vite të tëra por që Serbia të na jep arkivat që i kanë”, përfundon ai.

Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, ku mbi 1600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

 

Vendi

Protestat kundër vrasjes së grave vazhdojnë për të dytën ditë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Published

on

Protestat kundër vrasjes së grave në Kosovë kanë vazhduar edhe sot, për të dytën ditë radhazi, me pankarta që kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, duke reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ndjekjen penale të personave që, sipas protestuesve, kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, gjatë fjalimit para ndërtesës së Qeverisë, ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të organizatorëve.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt, Arlinda Nallbani Gacaferrin. Ndaj tyre është hapur procedurë disiplinore dhe është themeluar një panel hetimor për trajtimin e rastit.

Edhe Policia e Kosovës ka pezulluar nga puna 11 zyrtarë policorë për mënyrën e trajtimit të rastit të Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj.

Protestë kundër vrasjes së grave dhe për kërkimin e përgjegjësisë institucionale ishte mbajtur edhe një ditë më parë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 në Sapienza University of Rome – Itali

Published

on

By

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Bachelor nga programet Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Juridik, Psikologji, Inxhinieri e Mekatronikës, Studime të Sigurisë, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Arkitekturë, si dhe Media dhe Komunikim, për mobilitet studentor në Sapienza University of Rome, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

Sapienza University of Rome është një nga universitetet më të mëdha dhe më të njohura publike në Itali, me traditë të gjatë akademike dhe një gamë të gjerë programesh studimore dhe kërkimore.

Linku për aplikim

Afati i fundit për aplikim: 02.11.2026

Kujdes: Thirrja do të qëndrojë e hapur vetëm për 4 ditë!

Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përcaktuara. Kandidatët që kalojnë fazën e parë të vlerësimit do të ftohen për intervistë, ndërsa studentët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Sapienza University of Rome.

Ftojmë të gjithë studentët nga programet përkatëse që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të Italisë, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të zhvilluar më tej kompetencat e tyre akademike dhe profesionale.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: [email protected].

Continue Reading

lajme

Një dashuri e shkruar në letra dhe e ruajtur nga historia

Published

on

By

Në Reporting House, në Prishtinë, ekspozita “Një mur na ndan ” sjell para vizitorëve një histori të veçantë dashurie, përkushtimi dhe idealizmi përmes mbi 50 letrave të shkëmbyera ndërmjet çiftit të UÇK-së, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, si dhe eksponateve të tjera që dokumentojnë rrugëtimin e tyre. Letrat u shkruan kryesisht gjatë kohës kur Fehmiu vuante dënimin si i burgosur politik në burgun e Stara Gradishkës në Kroaci.

Përmes fjalëve të shkruara, Xheva dhe Fehmiu ndanin mallin, emocionet dhe ëndrrat për një jetë të përbashkët, pavarësisht largësisë që i ndante. Letrat, të zbukuruara me lule të vizatuara, shkronja të shkruara me ngjyra kuqezi, poezi dhe prozë, dëshmojnë jo vetëm dashurinë e tyre të thellë, por edhe formimin intelektual, bindjet dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

Ato pasqyrojnë dy njerëz që, krahas lidhjes personale, i bashkonte edhe ideali për lirinë e vendit. Një element i veçantë i ekspozitës është edhe kostumi i kuq i Xhevës, të cilin ajo e veshi kur u vendos në familjen Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit, pas vendimit për ta pritur Fehmiun gjatë viteve të burgimit.

Kjo veshje shënon një moment të rëndësishëm të jetës së tyre dhe e lidh historinë personale të çiftit me rrugëtimin e tyre atdhetar. Përveç letrave dhe veshjes, ekspozita përfshin edhe eksponate të tjera, ndër to intervistën e Fehmi Lladrovcit të vitit 1998 dhe pamje të burgut ku ai kaloi pesë vjet. Së bashku, këto materiale sjellin një dimension më njerëzor të historisë, duke zbuluar ndjenjat, mendimet dhe përvojat e dy figurave që shpesh kujtohen vetëm përmes rolit të tyre në luftën çlirimtare.

Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci u vranë më 22 shtator 1998, gjatë luftës në Kosovë. Sot, përmes letrave të tyre të ruajtura dhe të ekspozuara në Reporting House, historia e tyre vazhdon të rrëfehet, duke ndërthurur dashurinë personale me idealet dhe përkushtimin ndaj vendit.

Ekspozita “Një mur na ndan” na kujton se pas figurave historike qëndrojnë njerëz me ndjenja, shpresa dhe ëndrra.

Letërkëmbimi i Xhevës dhe Fehmiut mbetet një dëshmi e rrallë e një dashurie që i rezistoi ndarjes, kohës dhe rrethanave të vështira, si dhe e një lidhjeje të ndërtuar mbi barazinë, besimin dhe idealet e përbashkëta.

(Autore: Adile Muli, studente e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT)

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Vendimi është mbështetur në Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për procedurat disiplinore dhe rekomandimin e drejtpërdrejtë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Masa e suspendimit përfshin të gjithë zinxhirin komandues dhe hetimor në rajonin e Pejës, përfshirë ushtruesin e detyrës së Drejtorit Rajonal, Shefin e Hetimeve Rajonale, Komandantin dhe Zëvendëskomandantin e Stacionit Policor në Pejë, Shefin e Hetimeve, ushtruesin e detyrës së Shefit të Operativës, Komandantin e Nënstacionit në Vitomiricë, si dhe katër hetues policorë.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky hap është ndërmarrë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale lidhur me veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara