Lajmet

​Hiqet nga rendi i ditës pika për shkarkimin e Bordit të KPMM-së

Deputetja Kusari-Lila tha se këtë kërkesë e kanë për arsye procedurale.

Published

on

Me kërkesë Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është hequr nga rendi i ditës pika për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila propozoi që të hiqet nga rendi i ditës shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Deputetja Kusari-Lila tha se këtë kërkesë e kanë për arsye procedurale derisa ka kërkuar që ajo do të mbesë të caktohet për një seancë tjetër.

“Po ky bord është emëruar gjatë këtij mandati, gjatë kësaj legjislature, ndërsa sa i përket vendimit për shkarkimin e tyre, ka qenë një vendim unanim i votuar nga të gjithë anëtarët e Komisionit. Arsyet kanë qenë shkeljet e natyrave të ndryshme, përfshirë edhe ato që përbëjnë shkelje të interesit publik, në këtë rast humbje të mjeteve apo pretendim për falje të borxhit. Si do qoftë kjo tërheqje e pikës nuk po bëhet për të ndryshuar vendimi, por për të vazhduar me një procedurë sic parashihet me nenin 111 të Rregullores së Punës së Kuvendit”, theksoi ajo.

Ndërsa, shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi kërkoi të hetohet ky bord për shkak se sic tha ai bëhet fjalë për një dëm të madh të interesit publik, rreth 10 milionë euro.

“Me sa po e kuptoj tema është shqetësuese, bëhet fjalë për dëme të interesit publik për diku rreth 10 milionë euro, pra një aferë korruptive rreth 10 milionë euro. Dhe pajtohemi që procedurat për shkarkimin e këtij bordi të gjitha procedurat në mënyrë që mos të kemi probleme ligjore”, theksoi ai. 

Kuvendi i Kosovës sot po mban seancë të rregullt plenare.

Lajmet

Gol emocionues i Dembele, dedikim për Jota pas humbjes tragjike

Published

on

By

Ousmane Dembele shënoi një gol të rëndësishëm në fitoren 2:0 të Paris Saint-Germainit ndaj Bayern Munchenit, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Pas golit, Dembele bëri një festim të veçantë, duke nderuar kujtimin e ish-futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili së fundmi humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Spanjë, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

Kjo fitore përforcon pozicionin e PSG-së në turneun ndërkombëtar, duke u afruar drejt finaleve.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi edhe tentimi i 42-të, Kuvendi ende pa kryeparlamentar

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën të zgjedhin kryetarin e parlamentit edhe në tentimin e 42-të. Në këtë votim, vetëm 39 deputetë votuan pro krijimit të një komisioni që do të shqyrtojë mundësinë e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Seanca u mbyll dhe pritet të vazhdojë pas dy ditësh.

Ndryshe nga herët e kaluara, votimi u zhvillua në një seancë që u mbajt në mbrëmje, pasi ajo e planifikuar për paraditen e së shtunës u shty për shkak të një alarmi të rremë për bombë në ndërtesën e Kuvendit.

Gjatë seancës, kryesuesi Avni Dehari ndërpreu fjalimet e deputeteve Ganimete Musliu nga PDK-ja dhe Jehona Lushaku nga LDK-ja, të cilat kërkonin rikthim të votimit në formë të hapur.

Që nga 15 prilli, deputetët janë mbledhur çdo dy ditë për të konstituar Kuvendin, por pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun për kryetare, por ajo nuk mori shumicën e votave. Më pas, VV-ja kërkoi ndryshim të mënyrës së votimit duke kaluar në votim të fshehtë.

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese urdhëroi që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve. Megjithatë, interpretimi i këtij vendimi ka qenë i ndryshëm mes LVV-së dhe partive tjera. VV-ja argumenton se Kushtetuesja lejon ndryshimin e mënyrës së votimit, ndërsa partitë tjera kundërshtojnë këtë qëndrim.

Pas këtyre zhvillimeve, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike i kanë drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ripotencoi qëndrimin se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur dhe se çdo ndryshim në procedurat kuvendare duhet të kalojë përmes mocionit procedural.

“Ndryshimi i çdo procedure kuvendare bëhet me mocion procedural. Mocioni procedural duhet të propozohet në seancë dhe të votohet së pari shmangia e rregullores me dy të tretat e deputetëve dhe pastaj ndryshimi i procedurës. Është e paarsyeshme të ndodhë diçka e tillë. Duhet të vazhdohet sipas vendimit që është marrë dhe mënyrës se si është votuar gjithmonë. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votën e hapur,” tha Gashi.

Ai u shpreh gjithashtu i qetë lidhur me situatën e sigurisë në Kuvend, pas paralajmërimit për një mjet shpërthyes.

“Policia dhe institucionet e sigurisë po e kryejnë punën e vetë. Ne të tjerët duhet t’i kryejmë punët tona,” deklaroi deputeti i LDK-së.

Seanca konstituive, e cila ishte paraparë të mbahej në orën 11:00, u shty për në orën 20:00 për shkak të paralajmërimit për një bombë brenda ndërtesës së Kuvendit. Pas kësaj, Policia e Kosovës kërkoi nga deputetët që ta lirojnë ndërtesën.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

Published

on

By

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, komentoi kërcënimin e sotëm me bombë në Kuvendin e Kosovës, i cili fatmirësisht doli të jetë i rrejshëm. Megjithatë, ajo theksoi se prirjet totalitare të Lëvizjes Vetëvendosje përbëjnë rrezik më të madh për vendin.

“Po aq sa janë të rrezikshme dhe të trishtueshme sulmet që po i bëhen Kuvendit nga jashtë, qoftë me kërcënime të rrejshme, në aq e mos më shumë janë të rrezikshme prirjet totalitare që i kemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme, tashmë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për të përmbysur rendin kushtetues,” tha Çitaku teksa hynte në sallën e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.

Continue Reading

Të kërkuara