Sport

​Hidhet shorti i Superligës së Kosovës në basketboll

Published

on

Është hedhur shorti për edicionin e ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Edicioni i ri do të fillojë në mesin e muajit shtator.

Ky edicion pritet të jetë shumë interesant, kurse nuk mungojnë ndeshjet interesante që nga java e parë, ku përballen Prizreni 16 dhe Rahoveci, ndërsa kampioni Golden Eagle Ylli në xhiron e parë përballet me Trepçën. Skuadra e inkuadruar në elitë, Drita ndeshet me Sigal Prishtinën, kurse çifti i fundit është Peja-Bashkimi.

Rivalët e vjetër, Peja dhe Sigal Prishtina do të përballen në javën e dytë.

Edicioni i ri do të nisë me Final 8 Superkupa, ku marrin pjesë tetë skuadrat e elitës nga 1 deri më 5 Shtator.

PRINCE CAFFE SUPERLIGA

XHIROJA I

Trepça – Golden Eagle Ylli

Prizreni 16 vs Rahoveci

Drita vs Sigal Prishtina

Peja vs KB Bashkimi

XHIROJA II

Golden Eagle vs Bashkimi

Sigal Prishtina vs Peja

Rahoveci vs Drita

Trepça vs Prizreni 16

XHIROJA III

Prizreni 16 vs Golen Eagle Ylli

Drita vs Trepça

Peja vs Rahoveci

Bashkimi vs Sigal Prishtina

XHIROJA IV

Golden Eagle vs Sigal Prishtina

Rahoveci vs Bashkimi

Trepça vs Peja

Prizreni 16 vs KB DRITA

XHIROJA V

Drita vs Golden Eagle Ylli

Peja vs Prizreni 16

Bashkimi vs Trepça

Sigal Prishtina vs Rahoveci

XHIROJA VI

Golden Eagle Ylli vs Rahoveci

Trepça vs Sigal prishtina

Prizreni 16 vs Bashkimi

Drita vs Peja

XHIROJA VII

Peja vs Golden Eagle Ylli

Bashkimi vs Drita

Sigal Prishtina vs Prizreni 16

Rahoveci vs Trepça

Sport

Donjeta Sadiku siguron finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

Published

on

By

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sadiku zhvilloi një paraqitje bindëse në gjysmëfinale, ku mposhti me rezultat të pastër 5:0 boksieren greke Sofia Legaki.

Me këtë fitore, Sadiku ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë, ndërsa tash synon medaljen e artë.

Në finale, Donjeta Sadiku do të përballet me boksieren serbe Kristina Kuluhova.

Federata e Boksit të Kosovës ka uruar Sadikun dhe trajneren e saj, duke u dëshiruar suksese në duelin final.

D.L

Continue Reading

Sport

Italia i kthen shpinën Infantinos, tërheq mbështetjen për zgjedhjet në FIFA

Published

on

By

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për Gianni Infantinon në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, të cilat do të mbahen në mars të vitit 2027.

Vendimi i federatës italiane lidhet me disa prej nismave të fundit të presidentit të FIFA-s, veçanërisht me planin për shitjen e të ardhurave të ardhshme nga Kupat e Botës te investitorët privatë.

Kjo ide është kundërshtuar më herët edhe nga UEFA, AFC dhe CONCACAF. Përveç Italisë, mbështetjen për Infantinon e kanë tërhequr edhe gjashtë federata nordike – Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Ishujt Faroe – si dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një deklaratë zyrtare, FIGC ka bërë të ditur se vendimi për tërheqjen e mbështetjes është në përputhje me qëndrimin e UEFA-s dhe presidentit të saj, Aleksander Çeferin.

“FIGC ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në mars 2027”, thuhet në deklaratën e federatës italiane.

FIGC theksoi se përmes këtij vendimi dëshiron të shprehë qartë qëndrimin e saj mbi mënyrën se si FIFA po planifikon menaxhimin dhe zhvillimin e garave ndërkombëtare.

Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, deklaroi se Italia do të vazhdojë bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat e tjera evropiane për të mbrojtur një model futbolli të bazuar në meritën sportive, solidaritetin, qëndrueshmërinë dhe rolin e tifozëve.

“Ne përfaqësojmë një model dialogu, respekti për mendimet e të tjerëve dhe përgjegjësie të përbashkët”, deklaroi Malagò.

Tërheqja e mbështetjes nga Italia përbën një goditje të rëndësishme për Infantinon, i cili synon të sigurojë një tjetër mandat në krye të FIFA-s në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

D.L

Continue Reading

Sport

Dardanet luftuan deri në fund, Taranton e mbyllin me kokën lart

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për femra e ka përmbyllur pjesëmarrjen historike në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me humbje ndaj Turqisë.

Turqia triumfoi 3:0 ndaj Kosovës, me sete 25:17, 25:17 dhe 25:18, duke i dhënë fund rrugëtimit të vajzave kosovare në këtë garë.

Megjithatë, rezultati i ndeshjes së fundit nuk e zbeh aspak paraqitjen e Kosovës në debutimin historik në Lojërat Mesdhetare. Përmes një postimi, Federata e Volejbollit të Kosovës ka vlerësuar lart paraqitjen e përfaqësueses, duke theksuar dy fitoret historike ndaj Algjerisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Dardanet e mbyllin kampanjën faqebardhë dhe me kokën lart!”, thuhet në reagimin e Federatës.

Në Taranto, volejbollistet kosovare treguan karakter, luftë dhe dinjitet, duke regjistruar dy fitore në paraqitjen e tyre të parë në këtë nivel të garave.

Federata ka falënderuar lojtaret për paraqitjen e tyre, ndërsa mirënjohje të veçantë ka shprehur edhe për shtabin teknik të udhëhequr nga përzgjedhësi Lorik Ilazi, ndihmësit Vlora Berisha dhe Ylli Kadriu, team liderin Agron Istogu, si dhe të gjithë personat që kontribuuan në këtë kampanjë.

Falënderime janë adresuar edhe për Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen dhe mundësinë që volejbolli kosovar të paraqitej për herë të parë në histori në Lojërat Mesdhetare.

“Volejbolli e arsyetoi prezencën e parë ndonjëherë në Lojërat Mesdhetare me dy fitore dhe një përfaqësim dinjitoz”, thuhet më tej në reagimin e Federatës.

Kosova kështu e mbyll aventurën në Taranto me dy fitore dhe me një paraqitje që lë shpresë për të ardhmen e volejbollit të femrave në vend.

D.L

Continue Reading

Sport

UEFA e dënon klubin serb pas thirrjeve kundër Kosovës në stadium

Published

on

By

UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj Crvena Zvezdës pas ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Viktoria Plzenit, të zhvilluar më 20 gusht, të cilën skuadra serbe e fitoi me rezultat 3-0.

Në total, Crvena Zvezda është dënuar me 99,500 euro gjobë, ndërsa pjesa më e madhe e ndëshkimit lidhet me sjelljen dhe mesazhet e tifozëve në tribuna.

Gjoba më e lartë, prej 50 mijë eurosh, është vendosur për shfaqjen dhe transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Në mesin e parullave të shfaqura nga tifozët ishte edhe mesazhi Kosova është Serbi”, i cili u përfshi në masat disiplinore të UEFA-s.

Klubi serb është dënuar gjithashtu me 20 mijë euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit, ndërsa për përdorimin e mjeteve piroteknike është vendosur një gjobë prej 9,500 eurosh.

Një tjetër ndëshkim prej 20 mijë eurosh lidhet me sjellje raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve. Për këtë shkelje, UEFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit, konkretisht sektorin 3 të tribunës veriore, në ndeshjen e ardhshme evropiane si vendas.

Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vitesh. Në rast se Crvena Zvezda kryen një shkelje tjetër gjatë kësaj periudhe, mbyllja e sektorit mund të aktivizohet.

Me këtë vendim, UEFA ka vendosur një ndëshkim të konsiderueshëm ndaj klubit serb, duke theksuar masat ndaj mesazheve të papërshtatshme, sjelljeve diskriminuese, bllokimit të shkallëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në stadium.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara