Lajmet

​Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor

Haxhiu u është drejtuar prokurorëve duke u thënë se duhet të ushtrojnë detyrën në mënyrë objektive dhe të pavarur.

Published

on

Në konferencën vjetore të prokurorëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit duhet të jetë transparent dhe meritor.

“Zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit është përtej Këshillit Prokurorial sepse ka jehonë e ndikim si brenda ashtu edhe jaht vendit. Sigurohuni që ky proces te jetë transparent, i drejtë, profesional dhe meritor. Faleminderit për punën e mirë që keni bërë. Ministria e Drejtësisë është e gatshme të kontribuojë dhe avokojë për ju. Fati i qytetarëve është në duart tona”, ka thënë Haxhiu.

Në këtë konferencë ajo u është drejtuar prokurorëve duke u thënë se duhet të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë objektive dhe të pavarur.

“Duhet të keni parasysh parimet qe do te ju udhëheqin gjatë punës suaj. Ushtrojeni detyrën tuaj në mënyrë objektive dhe të pavarur. Nuk ka më mirë se qytetarët të ju njohin për punën e ndershme dhe profesionale, dhe për guximin. Ne duhet të dëshmojmë që askush nuk është i pa prekshëm dhe se të gjithë janë te barabartë para ligjit. Ju duhet të dëshmoni që nuk ju interesojnë emrat e përvetshëm por veprat që kanë bërë”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje që të mos ketë tolerime as për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

“Të mos keni asnjë tolerancë për veprat që kanë të bëjnë me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore”, ka shtuar Haxhiu.

Vendi

Dy të arrestuar pas një therjeje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, është raportuar një rast i veprës penale – Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë.

Dy persona dyshohet se janë therur me thikë nga një person i panjohur.

Viktimat më pas janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa lidhur me rastin në polici janë shoqëruar dy persona të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

“Viktimat janë trajtuar në QKUK. Lidhur me rastin me datë 21.04.2026, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Hidhet një granatë dore në një lokal në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Një granatë dore dyshohet se është hedhur në një lokal në Fushë-Kosovë nga një person i cili ndodhej në makinë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, nuk raportohet për të lënduar, përveç shkaktimit të dëmeve materiale.

Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit.

“Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali. Përveç dëmeve, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit”, sipas raportit policor.

Continue Reading

Rajoni

Tragjedi në Podgoricë: Tre të vrarë, dyshohet për shqiptarë nga Rozhaja

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podgoricën, ku tre persona janë gjetur të vrarë në një apartament të marrë me qira. Sipas Policisë së Malit të Zi dhe raportimeve nga mediumi “Vijesti”, viktimat dyshohet se janë shqiptarë nga Rozhaja, përfshirë dy vëllezër me mbiemrin Hoti.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim personin e dyshuar, Vehid Muriq, po ashtu nga Rozhaja, i cili besohet se ka kryer vrasjen e trefishtë me armë të ftohtë. Dyshohet se motivi i krimit ishte një mosmarrëveshje e çastit mes të dyshuarit dhe viktimave, të cilët ishin miq dhe punonin së bashku në ndërtim.

Krimi u zbulua në mënyrë të tërthortë pasi i dyshuari, pasi kreu vrasjet në Podgoricë, u kthye në qytetin e tij të lindjes ku ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij. Ishte pikërisht denoncimi i familjes në polici për dhunë që çoi hetuesit drejt zbulimit të tmerrshëm në kryeqytetin malazez. Policia po vazhdon operacionin për kapjen e autorit të dyshuar.

Continue Reading

Lajmet

Programi Art dhe Media Digjitale në UBT sjell ekspertë të industrisë për përvojë praktike të studentëve

Published

on

By

Në kuadër të qasjes së tij inovative dhe të orientuar drejt praktikës, programi Art dhe Media Digjitale në UBT po vazhdon të krijojë ura të forta lidhëse ndërmjet akademisë dhe industrisë kreative. Në këtë frymë, në lëndën “Praktika në Studio 3”, studentët patën mundësinë të marrin pjesë në një ligjëratë të veçantë nga ekspertja e dizajnit grafik, Jetë Dobranja.

Ky aktivitet solli një perspektivë të drejtpërdrejtë nga industria, duke i njohur studentët me procesin e plotë të dizajnimit të librave dhe katalogëve të ekspozitave – nga hulumtimi fillestar dhe zhvillimi i konceptit vizual, deri te bashkëpunimi profesional me kuratorë, artistë dhe shtypshkronja, si dhe përgatitja e publikimeve për shtyp sipas standardeve bashkëkohore.

Përmes shembujve konkretë dhe përvojës së saj profesionale, Dobranja ndau praktika reale të punës në dizajnin grafik, duke u mundësuar studentëve të kuptojnë më qartë sfidat, kërkesat dhe dinamikën e industrisë kreative. Ky bashkëbisedim interaktiv shërbeu si një platformë frymëzuese për studentët, duke i inkurajuar ata të zhvillojnë qasje kreative dhe profesionale në projektet e tyre.

Ligjërata vuri në pah rëndësinë e komunikimit vizual dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor në art dhe dizajn – elemente kyçe që programi Art dhe Media Digjitale në UBT i integron në mënyrë të vazhdueshme në kurrikulë, për të përgatitur studentët për tregun e punës dhe industrinë globale kreative.

Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e UBT-së për të ofruar një edukim bashkëkohor, ku teoria dhe praktika ndërthuren në mënyrë të natyrshme, duke u mundësuar studentëve të ndërtojnë kompetenca të qëndrueshme dhe të aplikueshme në karrierën e tyre.

UBT mbetet një nga institucionet lider në zhvillimin e talenteve të rinj në fushën e artit dhe medias digjitale, duke sjellë vazhdimisht profesionistë të industrisë për të ndarë njohuri, përvoja dhe inspirim me gjeneratat e reja.

Në përfundim, studentët dhe stafi akademik shprehën mirënjohje për Jetë Dobranjën për kontributin, përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën e saj me studentët e UBT-së.

Continue Reading

Të kërkuara