Lajmet

​Haxhiu kërkon nga Këshilli Gjyqësor ta publikojë emrin e gjyqtarit që neglizhoi rastin e Dardan Krivaqës

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor që të publikojë emrin e gjyqtarit i cili neglizhoi rastin e Dardan Krivaqës, emër i njohur për institucionet ligjzbatuese. I njëjti dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij këtë vikend, ku më pas është arratisur. Policia e Kosovës ka arritur sot ta arrestojë Krivaqën dhe aktualisht është duke u intervistuar në Stacionin Policor.

Të shumtë kanë qenë protestuesit të cilët kanë kërkuar drejtësi pranë policisë, prokurorisë dhe gjykatës në Ferizaj.

Marshit të protestuesve i është bashkuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila e ka quajtur skandal neglizhencën e trajtimit të rastit nga gjyqësori, ndërkohë që për Dardan Krivaqën kishte aktakuzë që nga viti 2013.

“Për mua ishte skandal që i dyshuari kryesor të ketë aktakuzë të ngritur që nga viti 2013, por seanca për shqyrtim gjyqësor të mos mbahej në lidhje me këtë rast. Për këtë duhet të flas Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që të na i bëjnë të qartë se kush ka qenë gjyqtari që e ka neglizhuar një rast të tillë dhe të ndërmerren veprimet për një neglizhencë të tillë. Sot e kemi një grua që ka humbur jetën, ata të cilët nuk kanë vepruar karshi rasteve të tilla pa dyshim që duhet të marrin ndëshkimin e merituar”, ka deklaruar Haxhiu.

Derisa i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor për publikimin e emrit të gjyqtarit i cili ka neglizhuar këtë rast, megjithatë ka shtuar se nuk duhet të shihet si ndikim.

“Unë i bëjë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të bëjë të ditur emrin e gjyqtarit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që shoqëria të kuptoj se kush nga personat zyrtar që paguhet nga taksat e qytetarëve nuk e ka bërë punën si duhet dhe pse ka ndodhur një rast ti tillë. Krahas dhimbjes së madhe që kemi pasur për humbjen e Marigonës, kemi një skandal të radhës nga sistemi i drejtësisë ku ka mos veprim karshi rasteve kriminale. Është e çuditshme se si një person që është dyshuar apo ka pasur aktakuzën ndjehet i lirë krahas veprave të tjera që ka qenë i dyshuar dhe nuk është mbajtur shqyrtime gjyqësore”, ka shtuar ajo.

Haxhiu ka shtuar se është përgjegjësi institucionale për ndëshkim të kriminelëve dhe rasteve të dhunës në familje.

M.O, e cila ishte 18 vjeçare është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt nga bashkëshorti Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Ky i fundit ishte arrestuar, ndërsa për Krivaqën kishin vazhduar kërkimet deri në mesditën e sotme. 18-vjeçarja do të varroset sot në varrezat e qytetit. 

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Lajmet

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot, më 29 korrik 2025, rastet e para të sëmundjes virale “Gjuha e Kaltër” në dy ferma: në fshatin Marec (Prishtinë) dhe në fshatin Brus (Lipjan).

Sëmundja, e cila transmetohet nga mushkonjat e llojit Culicoides, prek ruminantët si delet, dhitë dhe gjedhët, por nuk transmetohet te njerëzit.

Për të parandaluar përhapjen e saj, AUV ka ndaluar lëvizjen e kafshëve në të gjithë territorin e Kosovës dhe ka vendosur masa të rrepta biosigurie.

Fermat e prekura janë vendosur në karantinë të plotë, ndërsa fermerët janë urdhëruar të përdorin masa të dezinfektimit dhe të shmangin kontaktin ndërmjet tufave. Po ashtu, është pezulluar puna në të gjitha tregjet e kafshëve, dhe Policia e Kosovës, bashkë me autoritetet komunale, do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit.

Continue Reading

Lajmet

FSK konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit të zhdukur në liqenin e Ujmanit

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit që ishte zhdukur ditë më parë në liqenin e Ujmanit.

Në një njoftim zyrtar, FSK bëri të ditur se pas kërkimeve intensive, është lokalizuar trupi i viktimës, i cili më pas i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme ligjore.

Njoftimi:

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

Continue Reading

Lajmet

​Presidenti i Milanit thyen heshtjen për Ardon Jasharit

Published

on

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve ‘me çdo kusht’, por gjigantët e Serie A nuk duan të ofrojnë shumë. Milani mbetet në kërkim të talentit zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuset u refuzua nga Club Brugge.

“Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”, tha presidenti i Milanit, Scaroni, të martën, nëpërmjet “Calciomercato”

Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentët e tjerë të Serie A.

Gjatë të njëjtit takim, drejtuesit e Interit dhe Atalantës pritet të vazhdojnë negociatat për Ademola Lookman .

Drejtori i Milanit, Igli Tare, tha të dielën se Milani nuk do të bënte një ofertë tjetër për Jasharin, pavarësisht se e dinte se çmimi i kërkuar nga Club Brugge për 22-vjeçarin është vendosur në 40 milionë euro.

Jashari nuk ishte pjesë e skuadrës së Club Brugge për dy ndeshjet e para garuese këtë sezon.

Milani ka bërë ndryshime të mëdha në mesfushë këtë verë, duke shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe duke nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modric.

Continue Reading

Të kërkuara