Lajmet

​Haradinaj flet pas takimit me Escobarin dhe Lajçakun

Haradinaj ripërsëriti përkushtimin për një marrëveshje gjithpërfshirëse ligjërisht të obliguar.

Published

on

Përfaqësuesi i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë pritur në takim liderët opozitarë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas takimit me Escobarin dhe Lajçakun thotë ta ketë ripërsëritur përkushtimin për një marrëveshje gjithpërfshirëse ligjërisht të obliguar e që epilog ka njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

“Kam zhvilluar një takim sot, me emisarin amerikan Shkëlqesinë e tij Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shkëlqesinë e tij Miroslav Lajčak. Gjithashtu ishte kënaqësi ta takoja Ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Jeffrey M. Hovenier. Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu i falënderova për angazhimin e tyre, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajmet

Kompania “Pastrimi” rifillon largimin e mbeturinave në Prishtinë pas ndërprerjes së grevës

Published

on

By

Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka rifilluar punën në terren për largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime, pas një ndërprerjeje të përkohshme që zgjati rreth një muaj.

Sipas njoftimit të kompanisë, puna ka rinisur të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë, duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe të ngarkuara me mbeturina. Ekipet janë angazhuar me kapacitete të plota për të rikthyer pastërtinë dhe higjienën në hapësirat publike sa më shpejt të jetë e mundur.

“Pastrimi” thekson se mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të ofruar shërbime të rregullta dhe cilësore, duke u udhëhequr nga përgjegjësia publike dhe respekti ndaj qytetarëve. Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë periudhës së vështirë dhe kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm në ruajtjen e pastërtisë.

Kujtojmë se ndërprerja e shërbimit erdhi si pasojë e një greve të punëtorëve, që protestuan për shkak të borxheve prej 2.7 milionë eurosh që Komuna e Prishtinës i kishte ndaj kompanisë. Më 22 maj, rreth 300 punëtorë bllokuan hyrjen e komunës me rreth 20 kamionë në shenjë proteste.

Marrëveshja për ndërprerjen e grevës u arrit së fundmi mes Komunës së Prishtinës dhe Këshillit Grevist të “Pastrimit”, por kjo nuk u formalizua me dokument të nënshkruar.

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari për sulm seksual në Mitrovicë të Veriut dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në Mitrovicë Veri është arrestuar një mashkull i dyshuar për kryerjen e sulmit seksual ndaj një viktime femër kosovare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste dhune në familje për 24 orë – dy të dyshuar në arrati

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje në qytetet Podujevë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku në dy prej tyre të dyshuarit ndodhen ende në kërkim.

Në Podujevë, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një konflikti verbal. Ngjarja ka ndodhur më 22 qershor në orët e mbrëmjes, ndërsa arrestimi është kryer më 24 qershor. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Prishtinë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Rasti është raportuar në mesnatën e 24 qershorit dhe për momentin, i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar edhe në Fushë Kosovë në mëngjesin e 23 qershorit. Edhe këtu, një burrë dyshohet për dhunë ndaj një gruaje, ndërsa policia është në kërkim të tij.

Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga njësitë relevante hetimore, ndërkohë që prokuroria është përfshirë në procedurat ligjore për secilin rast veç e veç.

Continue Reading

Lajmet

Dy aksidente me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa në total janë regjistruar 60 aksidente në të gjithë territorin.

Prej të cilëve, 23 aksidente me të lënduar dhe 35 me dëme materiale. Në kuadër të masave për siguri në trafik, autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 1,937 tiketa për kundërvajtje.

Ndërkohë, janë arrestuar 15 persona, 12 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje. Gjatë këtij 24-orëshi nuk është raportuar asnjë rast ndalimi policor.

Policia apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut për të shmangur tragjeditë në rrugë.

Continue Reading

Të kërkuara