Lajmet

​Haradinaj do të jetë bartës i listës së AAK-së, nuk e ndryshon qëndrimin për president

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se do të jetë bartës i listës së kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk do të ndryshojë qëndrimin se i njëjti do të jetë vetëm kandidat për president dhe jo për kryeministër.

“AAK do të kontribuojë në Parlament dhe Qeveri, dhe me mua si president ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilën krenohemi të gjithë dhe të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së”, tha Haradinaj.

Ai tha se po garojnë me program qeverisës që i përgjigjet sfidave dhe me kandidatë me integritet.

Haradinaj ka prezantuar persona që i janë bashkuar Aleancës dhe të cilët do të jenë për herë të parë kandidatë për deputetë.

“Nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve ku dy të tretat janë të rinj”, tha Haradinaj.

Lajmet

​Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Asociacioni s’është në rend dite

Publikuar

nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin e së mërkurës midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq tha se nuk pret diçka të rëndësishme dhe esenciale nga ky takim.

Konjufca tha se nuk në rend të ditës për Republikën e Kosovës nuk është çështja e Asociacionit, por zbatimi i marrëveshjes bazë nga Serbia.

“Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë marrëveshjen bazike. Kurrfarë Asociacioni nuk është në rend dite për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë”, tha Konjufca.

Vazhdo të lexosh

Bota

20 të vdekur nga zjarri në një fabrikë baterish në Kore të Jugut

Publikuar

nga

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një fabrikë të baterive litium pranë Seulit, sipas raportimit të transmetuesit publik KBS të hënën, i cili citon punonjësit e shpëtimit. Trupat e viktimave u gjetën të shpërndarë në ndërtesën shumëkatëshe në qytetin Hwaseong, që ndodhet në jug të Seulit.

Ekziston shqetësimi se numri i viktimave mund të rritet më tej, pasi fillimisht numri i të zhdukurve u vlerësua në 23, shumica e të cilëve janë raportuar të jenë punëtorë të huaj. Përveç viktimave, disa persona kanë mbetur të plagosur, sipas mediave të Koresë së Jugut, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Televizioni i Koresë së Jugut ka transmetuar pamje që tregojnë flakë dhe re të dendura tymi që dilnin nga ndërtesa pas shpërthimit të zjarrit në mëngjes.

Autoritetet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për të kontrolluar situatën dhe për të gjetur të mbijetuarit e mundshëm. Kjo ngjarje tragjike nënvizon rrezikun që lidhet me prodhimin dhe menaxhimin e baterive litium, të cilat janë të njohura për rrezikun e tyre të lartë të zjarrit dhe shpërthimit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të paktën 37 mijë e 626 të vrarë në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite

Publikuar

nga

Të paktën 37 mijë e 626 palestinezë janë vrarë në Gaza qëkur Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake më 7 tetor, pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit brenda Izraelit, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

Ministria shtoi se 86 mijë e 98 persona të tjerë janë plagosur në më shumë se tetë muaj nga ana e Izraelit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shqiponjat kuq e zi: UEFA publikon fotografitë më të zjarrta të tifozëve shqiptarë

Publikuar

nga

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Spanjës, UEFA ka publikuar në faqen zyrtare një seri prej 10 fotografish që tregojnë entuziazmin dhe përkushtimin e tifozëve shqiptarë. Këto fotografi paraqesin tifozët e ngjyrosur me ngjyrat kuq e zi të kombëtares shqiptare dhe simbole të shqiponjës, duke reflektuar shpirtin patriotik dhe mbështetjen e madhe për ekipin e tyre.

Fotografitë e publikuara nga UEFA kanë ngjallur emocion dhe krenari mes tifozëve shqiptarë, të cilët janë të njohur për pasionin dhe mbështetjen e tyre të zjarrtë në çdo ndeshje. Këto imazhe ilustrojnë qartë përkushtimin e tyre, ndërsa ata përgatiten të mbështesin skuadrën kombëtare në këtë sfidë të rëndësishme.

Shqipëria luan sonte kundër Spanjës me shpresën se do të fitojë dhe të sigurojë kualifikimin për fazat e ardhshme të kampionatit. Ndeshja pritet të jetë e fortë, por tifozët shqiptarë janë të përgatitur të japin mbështetje të pakushtëzuar nga tribunat.

Në këtë kontekst, UEFA ka vlerësuar jo vetëm performancën në fushë të lojtarëve shqiptarë, por edhe energjinë dhe kreativitetin e tifozëve të tyre, duke përfshirë këtë moment të veçantë në platformën e tyre zyrtare.

Fotografitë kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke marrë komente pozitive nga tifozët anekënd botës. Ky gjest nga UEFA ka forcuar edhe më shumë lidhjen mes tifozëve dhe skuadrës kombëtare, duke rritur emocionet dhe pritshmëritë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Me një mbështetje të tillë të zjarrtë dhe të përkushtuar, Shqipëria shpreson të përballë Spanjën me guxim dhe të arrijë një rezultat pozitiv që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara