Lajmet

​Hapet panairi i grave

Ministrja Hajdari ka thënë se gratë do të kenë përkrahjen e madhe të qeverisjes së tanishme.

Published

on

Në hapje të panairit tradicional “Gratë në biznes”, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari theksoi se gratë në Kosovë janë të zonjat të bëjnë biznes ku dhe shtoi se shpirti i ndërmarrësisë është te gratë.

Ministrja Hajdari ka thënë se gratë do të kenë përkrahjen e madhe të qeverisjes së tanishme, sepse siç u shpreh ajo programi socialdemokrat i qeverisjes aktuale do t’i përkrah edhe më shumë.

“Shpirti i ndërmarrësisë është te gratë, fillon me gratë dhe programi socialdemokrat i qeverisjes sonë do t’i përkrah edhe më shumë gratë tona. Dua të filloj me një përvojë të mirë gjatë këtij mandati tetë muajsh, kur shkova në vizitë në Suharekë, në Dukagjin, edhe në rrafshin e Kosovës këndej, pash shumë gra me shumë pak vite shkollë, por shumë të afta në punë me vijat e prodhimit dhe me teknologjinë moderne në përdorim”, theksoi ajo.

Ministrja e MINT me këtë rast tha po ashtu se panairi iu mundëson grave në biznes për të gjetur edhe më shumë tregje.

“Panairi është një nga instrumentet që iu ofron dhe ju vendos në bashkëpunim, por ju mundëson për të gjetur edhe më shumë tregun, mbi të gjitha edhe solidarizimi që na duhet për njëra tjetrën. Sepse së bashku edhe qeverisim më mirë, edhe jemi më të forta. Edhe unë ndihem më e fort si ministre ku iu shoh të suksesshme”, theksoi ai.

Në këtë panair dhjetëra gra kanë prezantuar prodhimet e tyre në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lajmet

Prokuroria jep detaje se si u arrestuan tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës nën dyshimin për ryshfet

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me komunikatë rreth arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një aksioni nën dyshimin e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në bazë të nenit 421 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës.

Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qëllim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizojë një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën.

Prokuroria Themelore në Prishtinë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për të gjitha veprat penale të natyrës së korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit, i zhdukur gjatë luftës

Published

on

By

Pas rreth 27 vjetëve pas luftës, është gjetur trupi i pajetë i Rasim Mehmet Kocit, i cili ishte zhdukur më 1 prill të vitit 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë.

Siç ka njoftuar familja, ai ishte arrestuar nga forcat serbe dhe më pas ishte vrarë e trupi tij ishte zhdukur. Eshtrat e tij janë identifikuar dhe do i dorëzohen familjes të premten, më 30 janar.

Familja Koci është një nga familjet që ka pësuar humbje të rënda gjatë luftës në Kosovë. Përveç Rasim Mehmet Kocit, kjo familje ka dhënë edhe dy martirë të tjerë: Afrim Idriz Koci dhe Besim Idriz Koci, të cilët u vranë brutalisht më 25 mars 1999 nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe. Homazhet për Martirin e luftës Rasim Mehmet Koci do të mbahen më 31 janar 2026, nga ora 12:00 deri në 13:00, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 13:30, në Varrezat e Dëshmorëve në Qabrat”, shkruan në njoftimin e familjes së Rasim Kocit.

Continue Reading

Lajmet

​Detaje nga takimi i kryeministrit Kurti me ambasadorët, suedez dhe britanik

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi të hënën një takim të përbashkët me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në komunikatën për media thuhet se në këtë takim u diskutua për çështjet aktuale, përmbylljen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimin e institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme, si dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Bëhet e ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën, pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, rritjen e vazhdueshme ekonomike, progresin shoqëror dhe avancimin demokratik, si dhe angazhimin për paqe e siguri, rend publik e kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE-ja shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë vendoset në mars

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka shtyrë afatin për dorëzimin e aplikimeve të operatorëve të sektorit energjetik në procesin vjetor të shqyrtimit të tarifave.

Afati i ri është caktuar për datën 28 janar, pasi kompanitë ende nuk i kanë kompletuar dokumentet.

Vendimi për tarifat e reja pritet të merret para fundit të marsit, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi, më 1 prill.

Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se shtyrja është bërë pasi kompanitë ende nuk e kanë kompletuar dokumentacionin e tyre për aplikim.

Sipas tij, pas pranimit të aplikimeve, ZRRE-ja do të ndërmarrë një shqyrtim të hollësishëm ligjor, rregullativ dhe financiar.

Pepaj, ka theksuar se në këtë fazë nuk mund të paragjykohet nëse do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Ai tha se vetëm pas analizës së plotë dhe procesit të konsultimit publik do të vlerësohet ndikimi i mundshëm tarifor për konsumatorët.

Continue Reading

Të kërkuara