Art

​“Halili dhe Hajria”, 58 vjet nga vënia në skenë e baletit të parë shqiptar

Publikuar

“Halili dhe Hajria” është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar.

Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një grup i madh artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.

Interpretuesit e parë në rolin e Halilit kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.

Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj.

Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të 150-tën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë.

Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë, ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë.

Art

Vdiq piktori Mustafa Arapi

Publikuar

nga

Piktori i njohur, Mustafa Arapi ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Arapi ishte i infektuar me koronavirus.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta! Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht”, ka konfirmuar vajza e tij, Dorina Arapi.

Ai u lind më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Vazhdo të lexosh

Art

Alkent Pozhegu krijoi portretin e Joe Biden me fara e drithëra

Publikuar

nga

Artisti kosovar, Alkent Pozhegu ka krijuar portretin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Joe Biden, me dridhëra dhe fara.

Krijimtaria e tij artistike bëri bujë edhe në mediat botërore, teksa artisti këtë formë e përzgjodhi për t’i uruar mirëseardhje dhe njëkohësisht për ta falënderuar presidentin Biden, i cili shquhet si mik i madh i Kosovës.

“Shpresoj që me kohë, do të bëjë diçka edhe më të madhe sepse Biden e meriton. Ka qenë një kontribues i madh në shtet-ndërtimin e Kosovës”, deklaroi ai.

Pozhegu është fitues i tri çmimeve Guinness me portretet e veçanta që ai realizon me grurë, misër, fasule, fara luledielli./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Gjurmët në tempullin sirian, ende mister

Publikuar

nga

Tempulli sirian, Ain Dara është i famshëm, përveç tjerash, për disa gjurmë të mëdha të gdhendura në të gjithë hyrjen e saj.

Madhësia e gjurmëve të këmbëve është tri herë më e madhe sesa e këmbëve të njeriut, por është e diskutueshme nëse janë nga një gjigant, një njeri apo një kafshë.

Është ende e paqartë se çfarë prezantojnë ato, megjithatë thuhet se janë gjurmë të një krijese hyjnore që ishte duke hyrë në tempull./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Vdiq ylli i cirkut, Gerry Cottle

Publikuar

nga

Pronari i cirkut, Gerry Cottle ka vdekur në moshën 75-vjeçare si pasojë e koronavirusit. Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij.

Cottle fitoi famë në vitin 1970 me turneun e tij “Gerry Cottle Circus”, dhe gjithashtu prezantoi cirkun shtetëror të Moskës dhe cirkun shtetëror në Britani.

Agjenti i tij, Mark Borkowski tha se ai ishte “i fundit nga spektatorët e mëdhenj të cirkut”./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara