Aktualitet

​Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar takohet me delegacionin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar

Takimi është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Publikuar

Grupi i Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar i Kuvendit të Kosovës sot është takuar me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.

Takimi është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ndërsa mediat u lejuan të marrim vetëm pamje në fillim të takimit.

Në orën 10:30 , delegacioni nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar do të takohet edhe me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Aktualitet

Hetimi parlamentar, “zjarri i PD” detyron PS të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore

Publikuar

nga

Tymi dhe flakët në parlament sipas deputetëve të “Rithemelimit” të Sali Berishës janë shprehje e revoltës për mohimin e ngritjes të 8 komisioneve hetimore parlamentare.

Grupi parlamentar socialist, kësaj kërkese i është përgjigjur me propozime të cilat ndryshojnë ligjin aktual për komisionet hetimore.

Ermonela Felaj, nënkryetare e Kuvendit, deklaroi se ka kërkuar që për këto ndryshime të jenë edhe anëtarët e opozitës, por askush nuk ka dashur që të ulet në tryezë.

“Nga të dy përfaqësuesit qoftë të mazhorancës qoftë të pakicës në përfundimet e raporteve për komisionin hetimor të inceneratorëve përfaqësuesit kanë kërkuar rishikmim të ligjit. I bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por thirrja jonë ra në vesh të shurdhet sepse opozita ka mbetur të ai produkti i një anshëm pune. Kemi reflektuar vendimet e gjykatës kushtetuese”, tha Felaj.

Ftesa e grupit parlamentar socialist për këto ndryshime mbetet e hapur, por jo për grupimin e Sali Berishës.

“Me ‘non gratën’ nuk do të takohemi. Kushdo nga opozita që dëshiron të vij në mbledhjet e komisioneve ne do të ulemi dhe do të diskutojmë. Jemi të detyruar që ta trajtojmë së bashku me dy nismat e tjera e Tabakut dhe e Spahos”, tha Felaj. /tch

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Sirenat e sulmit lëshohen në dy komunitete izraelite jugore

Publikuar

nga

Sirenat e sulmit ajror tingëllojnë në vendbanimet Yad Mordechai dhe Netiv Hatara në jug të Izraelit mbyllin Rripin e Gazës, sipas një deklarate në Telegram nga Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit përgjegjëse për mbrojtjen civile.

Siç u raportua më herët, luftëtarët palestinezë thanë se kishin lëshuar një breshëri raketash drejt Izraelit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Kurti viziton Komunën e Gjilanit, pritet nga kryetari Hyseni

Publikuar

nga

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po viziton sot Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni.

Pas takimit, pritet të ketë një konferencë për media.

Kurti do t’i vizitojë punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”, si dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e parkut “Banja”.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Katari thotë se përpjekjet për t’u kthyer në armëpushim janë ndërlikuar nga bombardimet

Publikuar

nga

Katari ka konfirmuar raportet e mëhershme se negociatat ishin duke vazhduar pavarësisht përfundimit të pauzës.

Qëllimi i bisedimeve është kthimi në një armëpushim, tha ministria e jashtme.

Përpjekjet e ndërmjetësimit janë “ndërlikuar” nga bombardimi i Gazës këtë mëngjes pasi kaloi afati i armëpushimit, tha ai.

Ministria i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të lëvizë shpejt për të ndaluar dhunën” dhe “katastrofën humanitare”.

“Katari shpreh keqardhjen e tij të thellë për rifillimin e agresionit izraelit kundër Rripit të Gazës pas përfundimit të pauzës humanitare, pa arritur një marrëveshje për ta zgjatur atë”, thuhet në deklaratë.

“Katari është i përkushtuar, së bashku me partnerët e tij ndërmjetësues, për të vazhduar përpjekjet që çuan në pauzë humanitare dhe nuk do të hezitojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u rikthyer në qetësi”.

Ai tha se dënon “të gjitha format e shënjestrimin e civilëve, praktikën e ndëshkimit kolektiv dhe përpjekjet për të zhvendosur me forcë qytetarët e Rripit të Gazës të rrethuar”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara