Lajmet
Greva e hekurudhave franceze mund të lë 200 mijë udhëtarë pa tren për Krishtlindje
Trenat për rreth 200 mijë njerëz pritet të anulohen, sipas kanalit televiziv TF1.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiNjë grevë e inspektorëve në operatorin hekurudhor francez SNCF po kërcënon të prishë fundjavën e Krishtlindjeve për francezët, me vetëm dy nga tre trena që pritet të jenë në shërbim.
Njoftimi në faqen e internetit të SNCF mund të rezultojë që një në katër pasagjerë të mos jetë në gjendje të udhëtojë. Trenat për rreth 200 mijë njerëz pritet të anulohen, sipas kanalit televiziv TF1.
Pas grevës, e cila kërcënon këtë fundjavë të ardhshme të Krishtlindjeve, qëndron një kolektiv prej 3.500 punonjësish të hekurudhave, të cilët janë mbledhur në rrjetet sociale për të denoncuar kushtet e tyre të punës.
“Na jepen gjithnjë e më shumë detyra, me shumicën e kohës që jemi vetëm në bord për t’u kujdesur për 500-600 udhëtarë”, tha një inspektor i SNCF.
Zemërimi për kushtet e tyre të punës bëri që kontrollorët të krijojnë kolektivin këtë shtator. Lëvizja, aktive në Facebook, e sheh veten si apolitike dhe jo sindikale.
“Kolektivi ka bërë të mundur nxjerrjen në pah të gjithë kompleksitetin e profesionit tonë dhe bashkimin e tij në nivel kombëtar, sepse sindikatat nuk kanë mundur ta bëjnë më këtë”, tha një anëtar i kolektivit për faqen e lajmeve France Info.
Sipas kolektivit të kontrollorëve, negociatat me drejtuesit e SNCF ngecën mbrëmjen e së martës, duke çuar në grevë./AA
Lajmet
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për Ukrainën, i rëndësishëm
Published
52 mins agoon
November 18, 2024By
UBTnewsShtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të hënën ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Administrata e presidenti Joe Biden e ka lejuar Ukrainën t’i përdorë armët e prodhuara amerikane për të kryer sulme thellë brenda Rusisë, thanë mediat amerikane të dielën.
Baerbock, megjithatë, tha se kjo nuk përbën ndryshim të strategjisë nga Perëndimi.
“Vendimi nga pala amerikane – dhe dua ta theksoj se ky nuk është rimendim, por thjesht intensifikim i asaj që kanë dhënë deri tani partnerët e tjerë – është tejet i rëndësishëm në këtë kohë”, tha Baerbock në Bruksel para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së.
The New York Times, Associated Press dhe Reuters raportuan më 17 nëntor se Biden ka hequr këto kufizime, duke u thirrur në burime që kanë njohuri për këtë çështje.
Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar për këto raportime dhe nuk i është përgjigjur ende kërkesës për koment dërguar nga Radio Evropa e Lirë. Këshilli për Siguri Kombëtare po ashtu nuk ka komentuar për këtë raportime.
Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë do të përbënte një ndryshim të madh në politikën amerikane, pasi Kievi që një kohë të gjatë i ka kërkuar Uashingtonit që ta lejojë që të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar Rusinë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk i konfirmoi drejtpërdrejt raportimet, por tha se një nga pikat kryesore të “planit të tij të fitores” që ia ka paraqitur aleatëve përfshinte përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga ushtria e tij.
“Sot, shumë njerëz në media po thonë se kemi marrë leje për veprime të përshtatshme. Por, [ushtritë] nuk godasin me fjalë. Gjëra të tilla nuk bëhen publike. Raketat do të flasin vetë“, tha ai përmes një postimi në Telegram.
Reuters, duke cituar burime, raportoi se Kievi planifikon të kryejë sulmet e para me armë me rreze të gjatë veprimi pas disa ditësh, por nuk dha më shumë detaje.
Ukraina me gjasë do të përdorë raketat e sistemit ATACMS – që kanë rreze veprimi deri në 300 kilometra – tha Reuters, duke cituar tri burime që kanë informacione për këtë çështje.
ATACMS apo Sistemi Raketor Taktik Ushtarak është raketë e fuqishme hipersonike, balistike që mund të udhëtojë deri në 300 kilometra.
Aktualitet
Beteja e Luginës: Kush po e shkruan fatin e shqiptarëve të rajonit?
Published
59 mins agoon
November 18, 2024By
UBT NEWSNë jug të Serbisë, mes maleve të larta dhe fushave pjellore, shtrihet një rajon që mbart në vetvete historinë e një populli që nuk ka hequr kurrë dorë nga shpresa: Lugina e Preshevës. Ky territory që përfshin qytetin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, është shtëpia e mijëra shqiptarëve që jetojnë me një dashuri të thellë për tokën e tyre, por gjithashtu me plagë që nuk mund të shërohen lehtë. E njohur për bukuritë e saj natyrore, fushat e gjelbra dhe malet që e rrethojnë, Lugina e Preshevës ka një histori të ngarkuar me sakrifica dhe sfida të mëdha, që flasin për qëndresën dhe dashurinë e banorëve të saj për atdhenë.
Megjithatë, përtej bukurisë së natyrës dhe traditave të lashta, jeta në këtë trevë është larg asaj që mund të quhet e lehtë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë në këtë rajon, përballen çdo ditë me diskriminimin dhe sfidat e shumta që i sjell politika e shtetit serb. Ata luftojnë për të ruajtur identitetin e tyre, ndërsa përballen me kufizime të rënda në fushën e arsimit, punësimit dhe mundësisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.
Në këtë rajon, ku krenaria dhe dhimbja ecin dorë për dore, të rinjtë janë ata që mbajnë barrën më të rëndë. Ata e ndjejnë më shumë se kushdo peshën e kufizimeve që u vendosen, por edhe shpresën për një jetë më të barabartë dhe të dinjitetshme.
Për të kuptuar më mirë realitetin e Luginës së Preshevës, biseduam me Nevzad Lutfiun, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, një figurë udhëheqëse që përfaqëson shqetësimet dhe aspiratat e shqiptarëve të kësaj treve. Ai ndau me ne historitë e përditshme të banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët, pavarësisht sfidave të vazhdueshme, nuk dorëzohen dhe luftojnë për të ruajtur identitetin dhe dinjitetin e tyre.
Si e përjetoni ndjenjën e përkatësisë në një tokë ku autoritetet synojnë pasivizimin e adresave të qytetarëve për t’i larguar ata nga identiteti dhe historia e tyre? A është e mundur të ketë paqe dhe barazi në një vend ku qenësia juaj kombëtare sfidohet?
Lutfiu: Përjetimi i përkatësisë në një vend ku autoritetet ndërmarrin veprime për të fshirë adresat e qytetarëve dhe për t’i larguar ata nga identiteti dhe historia e tyre është një dhimbje e thellë, një lloj dhune që ka pasoja të rënda. Kur përpjekjet për të hequr një komb nga rrënjët e tij bëhen pjesë e një politike të qëllimshme, kjo ndjenjë e përkatësisë bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe më e pasigurt. Ajo përfaqëson një sfidë të vazhdueshme për të ruajtur identitetin kombëtar dhe kulturor, për të mbrojtur lidhjen me historinë dhe për të pasur mundësinë për të jetuar dhe zhvilluar një jetë të denjë për ata që identifikohen si pjesë e një kombi të caktuar. Paqja dhe barazia janë të vështira për t’u arritur në një vend ku nënshtrimi i një grupi etnik është një pjesë e politikës shtetërore. Pa mbështetje dhe angazhim për të drejtat e njeriut, do të ishte e vështirë të pritej një mundësi e vërtetë për paqe dhe barazi.
Qasja e Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka kaluar kufijtë e racizmit, dhe kjo vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Ka 24 komunitete në Serbi, por askush tjetër nuk ka pasur sfida të ngjashme me shqiptarët. Mungesa e perspektivës ka bërë që një numër i madh njerëzish të largohen, dhe ata janë pasivizuar. Ekzistojnë marrëveshje të miratuara nga ana e Serbisë, të monitoruara nga faktori ndërkombëtar, që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së shqiptarëve, por këto marrëveshje nuk janë zbatuar kurrë. Tani kemi filluar protestat si formën e fundit për të avancuar të drejtat tona dhe për të ruajtur substancën kombëtare.
Serbia ka përdorur një qasje të ashpër ndaj komunitetit shqiptar, duke shkuar përtej diskriminimit të zakonshëm, duke kaluar kufijtë e racizmit dhe duke e bërë përkatësinë etnike një faktor të dalluar për trajtimin e shqiptarëve. Kjo është një politikë që ka shkaktuar vuajtje të mëdha dhe ka privuar shumë individë nga e drejta për të jetuar dhe kontribuar në shoqërinë ku ata lindën. Përkundër ekzistencës së marrëveshjeve ndërkombëtare që synonin avancimin e pozitës së shqiptarëve, ato nuk janë zbatuar asnjëherë. Mungesa e perspektivës ka bërë që shumë shqiptarë të largohen nga atdheu i tyre, dhe shumë prej tyre janë pasivizuar, duke humbur lidhjen me tokën e tyre. Protestat janë shprehja e fundit e mbrojtjes së të drejtave tona dhe një përpjekje për të ruajtur identitetin dhe substancën kombëtare në një situatë të vështirë dhe të pasigurt.
Kur shteti serb përpiqet të asgjësojë identitetin e një komuniteti përmes diskriminimit, cilat janë detyrimet e qeverisë së Kosovës dhe ato ndërkombëtare?
Lutfiu: Kosova ka ngritur vazhdimisht çështjen e diskriminimit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës në nivele ndërkombëtare. Megjithatë, faktori ndërkombëtar, për fat të keq, ka vazhduar ta mbronte Serbinë dhe ka lënë pas dore angazhimin për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. Kosova është e angazhuar për të përdorur çdo mundësi që ka për të denoncuar dhe trajtuar diskriminimin, por përballë indiferencës së faktorëve ndërkombëtarë dhe përkrahjes që Serbia gëzon në disa aspekte, situata mbetet e vështirë. Kosova duhet të vazhdojë të luftojë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe të kërkojë mbështetje më të fortë nga komuniteti ndërkombëtar. Pa një angazhim të plotë të komunitetit ndërkombëtar dhe veprime konkrete, situata për shqiptarët e Luginës mund të përkeqësohet edhe më shumë.
Nëse të rinjtë shqiptarë do të detyroheshin të përfshiheshin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi, si do të ndikonte kjo në identitetin e tyre kombëtar dhe marrëdhëniet ndëretnike?
Lutfiu: Një kërkesë e tillë, që kërkon nga shqiptarët të shërbejnë në ushtrinë e një shteti që i ka shtypur ata për dekada të tëra, do të kishte një ndikim të thellë dhe shkatërrues në identitetin e tyre kombëtar. Në një shtet ku shqiptarët janë konsideruar etnia më e urryer, asnjë familje nuk do të kishte vullnetin të lejonte djemtë e saj të kryenin shërbimin ushtarak në ushtrinë serbe. Ky veprim do të ishte një përpjekje tjetër për të asimiluar shqiptarët dhe për t’i detyruar ata të pranojnë një identitet që nuk i përket dhe që është në kundërshtim me kulturën dhe vlerat e tyre kombëtare. Të rinjtë shqiptarë do të përballeshin me një luftë të brendshme dhe me një presion të jashtëzakonshëm për të mbrojtur identitetin e tyre dhe për të ruajtur lidhjen me kulturën e tyre.
A mendoni se kjo kërkesë përbën një përpjekje për të kontrolluar dhe “asimiluar” shqiptarët në një mënyrë të dhunshme?
Lutfiu: Po, kjo kërkesë është një përpjekje e qartë për të kontrolluar dhe asimiluar shqiptarët në një mënyrë të dhunshme dhe të padrejtë. Ky proces nuk është vetëm një mënyrë për të imponuar një strukturë politike dhe shtetërore, por është gjithashtu një përpjekje për të fshirë identitetin dhe traditat e një populli. Ne kemi ngritur këtë çështje në nivelet ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për të penguar realizimin e këtij procesi, i cili do të kishte pasoja të mëdha për shqiptarët dhe për marrëdhëniet ndëretnike në rajon. Nuk mund të lejojmë që ky proces të bëhet një masë e obligueshme për komunitetet shqiptare, sepse do të kishte pasoja shumë negative për identitetin tonë kombëtar dhe për marrëdhëniet ndëretnike.
Çfarë roli ka luajtur Këshilli Kombëtar Shqiptar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe sa efektiv është bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës për mbrojtjen e tyre?
Lutfiu: Këshilli Kombëtar Shqiptar ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Ne kemi informuar rregullisht faktorin ndërkombëtar për sfidat dhe diskriminimin që shqiptarët përballen në Serbi, kemi realizuar takime dhe kemi angazhuar resurse për të ndihmuar në përmirësimin e pozitës sonë. Bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës ka qenë i dobishëm, por sfidat mbeten të mëdha. Kemi realizuar protestat popullore në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, dhe vazhdojmë të angazhohemi në çdo mundësi që kemi për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Këto protestat janë një shprehje e angazhimit të popullit shqiptar për të mos lejuar asimilimin dhe për të ruajtur identitetin e tij kombëtar në çdo kushte.
Në një kohë kur të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdojnë të cënohen dhe kur shumë herë zërat e tyre mbeten të papërfillur, kjo trevë mbetet një simbol i qëndresës dhe shpresës. Megjithë sfidat e mëdha që përballen, shqiptarët e Luginës janë të vendosur të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore, gjuhën dhe identitetin. Ata i shohin sfidat si mundësi për të bashkuar më shumë popullin dhe për të kërkuar mundësi më të drejta për zhvillim dhe përparim. Ky rajon, i mbushur me histori, krenari dhe dhimbje, është ende një vend ku të rinjtë vazhdojnë të ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë dhe më të barabartë, dhe për një ditë kur do të mund të jetojnë pa frikë dhe pa diskriminim, në paqe me veten dhe me të tjerët!
Gazetare, Fjolla Gashi
Lajmet
Mbledhja Kosovë-Maqedoni e Veriut, ish-ministri i Jashtëm me kërkesa për qeverinë
Published
1 hour agoon
November 18, 2024By
UBTNewsDerisa në Prishtinë po zhvillohet mbledhja ndërqeveritare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka ngritur shqetësime për qasjen e ekzekutivit maqedonas ndaj “Marrëveshjes së Ohrit dhe cenimit të gjuhës shqipe”.
Ai, gjithashtu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reagojë për arrestimet e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një reagimi në Facebook, Hoxhaj ka ngritur shqetësime për “cenimin e gjuhës shqipe” në MV.
“Gjuha shqipe është e gjithë shqiptarëve, jo e një partie politike, por e gjithë popullit shqiptar kudo që jeton në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai kritikoi gjithashtu edhe Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar për “përpjekje për ta rikonfiguruar Planin e Ahtisarit”, që, siç a shkruar ai, është konsideruar si themeli i pavarësisë së Kosovës.
Hoxhaj e ka vlerësuar këtë qasje si të dëmshme për interesat kombëtare dhe partneritetin perëndimor në rajon.
Lajmet
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut pritet me nderime të larta në Kosovë
Published
1 hour agoon
November 18, 2024By
UBTNewsMe nderimet më të larta shtetërore, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Dy kryeministritat parakaluan para pjesëtarëve të Gardës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët intonuan himnet shtetërore të dy vendeve.
Para mbledhjes zyrtare të qeverive, dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre.
Pas mbledhjes do të nënshkruhen marrëveshjet ndërmjet dy shteteve, për lidhjen e protokollit për zbatimin e marrëveshjes për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë dhe nismën për memorandum të mirëkuptimit në mes të dikastereve të ekonomisë së dy shteteve lidhur me sektorin e Energjisë.
Pas kësaj, Kurti dhe Mickoski do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për Ukrainën, i rëndësishëm
Ja këshillat se si ta menaxhosh karrierën e suksesshme dhe jetën si nënë e përkushtuar
Beteja e Luginës: Kush po e shkruan fatin e shqiptarëve të rajonit?
Mbledhja Kosovë-Maqedoni e Veriut, ish-ministri i Jashtëm me kërkesa për qeverinë
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut pritet me nderime të larta në Kosovë
Kujdes nga djersitja gjatë natës, trupi po përpiqet të ju paralajmëroj diçka!
Kosova përballë dy sfidave jetike për Botërorin e Basketbollit
Seanca plenare në Shqipëri nis me tensione, opozita pengon fjalimin e Ramës
“Më falni që nuk e nokautova!” – Jake Paul i drejtohet Mike Tyson pas fitores!
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman